• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Ishte i dhunshëm, i kishin përzënë nga lagjia …’/ Dalin të tjera dëshmi për 71-vjeçarin e ekzekutuar nga policia

16:43 : 27/09/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Shtëpia e bërë shoshë nga plumbat është vulosur me shiritë nga policia. Aty u kthye vetëm një moment Floresha, bashkëjetuese e viktimës e cila pasi mori pakogjë, sende personale, u largua sëbashku me të bijën.

Në banesën ku për pesë orë me radhë 71-vjeçari Lefter Zhidru kërcënoi i armatosur, nuk ka shkuar ende as pronari i banesës D.K që e dha hyrjen me qera 11 vjet më parë. Zërat e fëmijëve poshtë pallatit numër 576/1 dëgjohen teksa qeshin e bëjnë potere: ‘Po sikur të shpiket një lojë ‘Lefteri Home’ dhe të dalë ai me kallash?’. Njëri prej tyre imiton me një shkop fshese, sikur të kishte armë në dorë.

Por arma e Lefter Zhidrut nuk ishte lodër dhe as tritoli i paketuar. Për fqinjët e 71-vjeçarit sjellja e plakut nuk ishte aspak suprizë.

‘Erdhën me qera në 2009. Që nga ajo kohë, në atë shtëpi kishte vetëm grindje. Ai e rrihte, ishte xheloz. Ndonjëherë Floresha mbyllej me javë dhe nuk dilte. Kur dilte, shikonim shenjat e saj’, shprehet një nga fqinjet për Gazetën ‘Si’. Sipas saj, ‘çifti ishin të dy të çuditshëm’.

‘Ata shaheshin, bërtisnin. Përherë e më rrallë dilnin nga shtëpia. Gjatë pandemisë, Lefteri rralloi daljet, ndërsa e shoqja zbriste ose për të çuar vajzën në shkollë ose kur blinte ushqime. Nuk e di me çfarë jetonin, me çfarë të ardhurash, por ata ishin problem për ne. Policia ishte vënë në dijeni’, shton një tjetër fqinje.

Lexo edhe:

I akuzuar për vrasjen e grekut, flet i riu shqiptar: Do tregoj të vërtetën

Ky është shqiptari i ekzekutuar në Ekuador (Foto)

Gjendja sipas komshinjve ishte bërë e padurueshme dy vite më parë, kur i moshuari mbante gjysmë të hapur derën e shtëpisë dhe qëndronte në errësirë me një levë në dorë. Kështu e mbajnë mend fqinjët, të cilët kur kuptuan se çifti grindej pasi gruaja dilte shpesh, ata i përshëndesnin përherë e më rrallë nga frika e një konflikti të mundshëm. ‘Para pak muajsh ata shitën disa hekurishte që i mbanin në ballkon prej kohësh, ata jetonin në kushte të vështira’, tregon shitësja e lagjes sipas të cilës gjendja mendore e të dyve u rëndua nga problemet ekonomike që po hasnin dhe nga xhelozia e Lefterit që dyshonte se gruaja po e tradhëtonte.

Megjithatë njëri prej fqinjëve nuk iu shmang dot dhe një ditë u gjend përballë të moshuarit që nga ballkoni i bërtiti të largohej nga makina e tij. ‘U habita, i thashë që jam në rrugë, s’kam punë me makinën tënde dhe pastaj u zumë’, thotë fqinji për Gazetën ‘Si’. Ajo çka pasoi ishte ankesa në polici nga të dyja palët që akuzuan njëra-tjetrën për kanosje. Policia nuk shkoi ansjëherë për kontroll në shtëpinë e të moshuarit, që përpara tyre sillej mirë, ndonëse fqinjët ankoheshin për çiftin agresiv. Nga kërkimet e tyre, fqinjët kishin zbuluar se i moshuari dhe partnerja e tij 45-vjeçare kishin jetuar edhe në një lagje tjetër në Elbasan, në lagjen ‘5 Maji’ dhe pas konflikteve fqinjët e mëparshëm i kishin larguar prej andej.

Dita e fundit…

‘Ajo doli zbathur sëbashku me vajzën, një fëmijë i urtë’, thotë për Floreshën fqinja e parë. Gruaja thotë se dëgjoi të bërtiturat e Lefterit që e urdhëroi: ‘Përjashta!’. ‘U habita – rrëfen e moshuara – ishte hera e parë që e nxorri nga shtëpia’. Banorët brenda pak minutash, panë se si forcat Shqiponja trokitën për ta marrë në polici të moshuarin për sqarim dhe ai u përgjigj me breshëri automatiku që bënë shoshë derën e shtëpisë ku ai jetojte dhe derën e komshinjve ngjitur. ‘I shikon këto shenjat në murin e katit të tretë? Ai doli dhe iu vu policëve pas duke i qëlluar ndaj dhe ata u ngjitën nga kati i dytë në të katërtin ku dhe shpëtuan’, shpjegon për Gazetën ‘Si’ një tjetër banor i lagjes ‘11 nëntori’ të Elbasanit.

Dhe ndërsa Lefter Zhudri, i vrarë nga policia pas pesë orë negociatash, u varros në fshatin e tij në Xarrë, partnerja e tij është kthyer tek të afërmit. Policia i thotë Gazetës ‘Si’ se do ta rithërrasë për të dhënë shpjegime shtesë, se përse çifti u grind dhe përse ajo nuk tregoi që në banesën e tyre i moshuari mbante fshehur një arsenal armësh dhe lëndësh plasëse. /Gazeta Si

Etiketa: kronike boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I akuzuar për vrasjen e grekut, flet i riu shqiptar: Do tregoj të vërtetën

17:31 : 10/02/2022
AKTUALITET

Ky është shqiptari i ekzekutuar në Ekuador (Foto)

19:28 : 23/01/2022
AKTUALITET

Preu këmbën me frezë duke punuar tokën, dërgohet me urgjencë në spital 49-vjeçari! Emri

16:18 : 13/01/2022
AKTUALITET

Ja kush është i plagosuri në Vlorë! Emri

19:28 : 05/01/2022
AKTUALITET

E rëndë/ 72-vjeçarja pëson arrest kardiak në Tiranë

18:49 : 04/01/2022
AKTUALITET

Rritje e frikshme/ Dy humbje jete dhe 801 të infektuar në Shqipëri në 24 orët e fundit

17:41 : 04/01/2022
Para

Vala e dytë e koronavirusit ‘egërsohet’ në Europë, godet në ‘zemër’ edhe SHBA-të

TË GJITHA

SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

10:44 : 03/06/2025

Goditet grupi kriminal në Fier/ Trafiku i armëve dhe narkotikëve shtrihej në 5 qytete (EMRAT-PAMJET)

10:15 : 03/06/2025

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

10:01 : 03/06/2025

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025

Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur

09:40 : 03/06/2025

The Telegraph: Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit – EMRI

09:27 : 03/06/2025

Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, policia gjeti në banesën e tyre lëndë narkotike

09:22 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com