Denoncimi ‘bombë’/ Komisari i ‘Rilindjes’ detyron policët të gjobisin dhe zhvasin qytetarët durrsakë! Emri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një tjetër denoncim të rëndë, ku tregon se si ka degraduar policia në vendin tonë, e vënë totalisht në shërbim të krimit dhe abuzon me qytetarët shqiptarë.

Një punonjës i policisë së Durrësit ka denoncuar tek ish-kreu i qeverisë, shefin e Komisariatit të qytetit bregdetar, Geront Selillari, duke theksuar se ky i fundit i detyron policët që të gjobisin ose tu marrin para qytetarëve.

Sipas oficerit të policisë, komisari i Durrësit njihet edhe si mik i ngushtë i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi veliut.

Ja postimi i Berishës:

Denoncon sistemin e gjobave te narkokomisarit te Durresit.

Lexoni mesazhin e policit dixhital. sb

Doktor Berisha, deshiroj te ju uroj shendet, jet te gjat ju dhe familjes tuaj. Suksese ne punen tuaj te palodhur. Un qe po ju shkruaj jam nje punonjes policie ne komisariatin e policise te qytetit te Durrsit ku shefi i komisariatit quhet Geront Seitllari.

Une bashk me disa kolege te tjere duke mos pasur mundsi tjeter se ku te ankohemi ndaj tij pasi ky person ka lidhje shum te forta dhe mburret se esht shok dhe mik i ngushte me Ardi Veliun te vetmen shpres ku mund te ngrejm shqetsimin tone jeni ju. Kam 20 vite pune ne kete komisariat dhe nuk mbaj mend shef komisariati te ketij niveli. Ky i ashtequajtur shef komisariati per hir te se vertetes na ka shendrruar ne gjobvensa ndaj njerezve te thjesht dhe hallexhinjeve duke na kerkuar lek ose ne te kundert ti procedojm penalisht per cdo suvatim, lyerje, rikonstruskjon çatie, muresh, shtepiash te shembura nga termeti etj etj, na kerkon qe ti cojm dokumentacion e shtepive te ndertuara perpara 6-7 vitesh dhe ne rast se nuk i shkon zarfi me lek kerkon qe ti procedojme. Nje shef i cili nuk na ka kerkuar nje her informacion per ngjarje kriminale por qe meret vetem me ndertimet pa leje a thua se kjo esht detyra primare e policise nderkohe qe vjedhjet lulezojn ne qytet pasi ne me urdher te ketij shefi meremi vetem me kontrollin e territorit per ndertime. Kemi frik te shkojm ne pune pasi nje her ne jave na therret ne zyre vetem per vetem duke na bere presjon se do te na transferoj me motivin se nuk e kemi situaten nen kontroll me ndertimet dhe ne moment qe i cojm zarfin qetesohet dhe e harron transferimin. Kemi dhe shum e shume gjera te tjera per te thene per kete shef komisariati por do duhej nje roman qe te pershkruheshin gjithe bemat e tij. Te lutem anonim se keta te internojn bashk me familjen

LEXO EDHE  Qeveria “Rama” miliarda euro koncesione të reja më 2021