• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pasojat e mundshme të përplasjes politike për votimin me postë

20:57 : 25/09/2020
në BOTA

Presidenti Donald Trump nuk pranoi të mërkurën të thoshte nëse angazhohej për një transferim paqësor të pushtetit po qe se humbet zgjedhjet dhe përsëri vuri në dyshim legjitimitetin e votimit përmes postës që është zgjeruar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sondazhet e fundit tregojnë se numri i demokratëve që planifikojnë të votojnë me postë është shumë më i madh sesa ai i republikanëve. Komentet e Trump erdhën ndërsa të dyja palët përgatiten për një garë presidenciale të ashpër në nëntor.

Sipas ekspertëve, përplasja partiake mbi votimin përmes postës mund të çojë në një skenar sipas së cilit Presidenti Trump mund të shpallë fitoren pasi të sigurojë një avantazh të hershëm natën e zgjedhjeve, por përfundimisht të humbasë ndaj rivalit demokrat Joe Biden, pasi fletët e votimit me postë, numërohen në ditët në vijim.

Duke e quajtur votimin përmes postës mashtrim dhe farsë, Trump parashikon se mund të ketë sfida ligjore ndaj numërimit të votave dhe se çështja mund të përfundojë në Gjykatën e Lartë. Kjo është njëra nga arsyet që ai ka përmendur si nevojë për zëvendësimin e anëtares së kësaj gjykate, Ruth Bader Ginsburg para zgjedhjeve.

“Unë mendoj se çështja do të përfundojë në Gjykatën e Lartë dhe se është shumë e rëndësishme që të kemi nëntë gjyqtarë”, tha ai.

Lexo edhe:

Kosovë/ Prokuroria nis hetimet për votimin me postë

LVV kërkon rivotimin me postë

Analistët vënë në dukje se ndërsa nuk ka prova manipulimesh të përhapura tek votimi me postë, siç pretendon presidenti, kjo mënyrë votimi rezulton në më shumë fletëvotime të pavlefshme, kryesisht sepse votuesit mund të bëjnë gabime në plotësimin e tyre.

Gjithashtu, siç ndodhi gjatë zgjedhjeve paraprake të këtij viti mes pandemisë së koronavirusit, disa shteteve iu desh kohë të numëronin fluksin e votave me postë.

“Sa më shumë të nxitësh njerëzit të votojnë me postë, aq më i madh numri i atyre vota e të cilëve nuk numërohet dhe zhvlerësohet”, thotë Hans von Spakovsky, ish-anëtar i Komisionit Federal të Zgjedhjeve, eskpert në Fondacionin konservator, Heritage.

Mbetet për t’u parë nëse Gjykata e Lartë do të luajë ndonjë rol dhe se cili do të jetë ai.
Shpresojmë të mos gjendemi në një situatë që t’i kërkojmë Gjykatës, që të përcaktojë rezultatin e zgjedhjeve. Unë mendoj se kjo do të ishte shumë problematike për demokracinë”, thotë analisti politik, Sam Berger i Qendrës për Progresin Amerikan.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2000, Gjykata e Lartë vendosi mbi një mosmarrëveshje të rinumërimit të votave në Florida që në thelb i siguroi republikanit George W. Bush fitoren ndaj ish nënpresidentit Demokrat Al Gore me një epërsi prej vetëm një vote elektorale.

Gore e pranoi rezultatin, duke thënë se ishte për të mirën e vendit, pavarësisht se fitoi votën popullore.

Presidenti Trump, kur u pyet të mërkurën nëse angazhohej për një transferim paqësor të pushtetit nëse humb zgjedhjet, tha vetëm, “Do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Me tensione politike kaq të larta, të dyja palët kanë frikë se një rezultat i kontestuar ashpër mund të shkaktojë përplasje politike midis ekstremistëve të djathtë dhe radikalëve të majtë.

Etiketa: Pasojat e mundshmeperplasje politikeVotimi me poste

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosovë/ Prokuroria nis hetimet për votimin me postë

15:02 : 26/03/2025
RAJONI

LVV kërkon rivotimin me postë

17:11 : 17/03/2025
RAJONI

Përplasje politike/ Opozita në Mal të Zi bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese

08:46 : 22/12/2024
AKTUALITET

Studimi: Votimi me postë nuk sjell epërsi për asnjërën parti

22:49 : 28/08/2020
Para

Aksident në Ersekë, mbetën të plagosur katër persona

TË GJITHA

Melania Trump i dërgon letër Putinit për fëmijët e rrëmbyer nga Ukraina

15:09 : 16/08/2025

“Ti s’ke kënduar, s’do marrësh lekët”, Shpat Kasapi rrëfehet për herë të parë pas lajmit të sherrit në dasmë

15:08 : 16/08/2025

Vokshi: Aparati i brakiterapisë në QSUT, sërish jashtë funksionit! SPAK bashkëfajtor, nëse hesht

14:53 : 16/08/2025

Bie zjarr pranë varrezave të fshatit Lin në Pogradec

14:35 : 16/08/2025

Katër “ish-ë” të Superiores në fushë, Rashica shënon gol dhe mund Tedi Carën në Ukrainë

14:27 : 16/08/2025

Testi i madh për Trump: Si ta bindë Putinin të ulet me Zelenskyn

14:06 : 16/08/2025

E rëndë në Vlorë/ I moshuari godet të riun me çekan në kokë, 25-vjeçari përfundon në spital

13:57 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com