• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fshehu të ardhurat, Zvicra dëbon për 10 vjet shqiptarin/ Detajet

08:33 : 25/09/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Qarkut Zurzach ka dënuar një shqiptar, shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili, së bashku me gruan e tij, ka fshehur para shtetit faktin se ka marrë pa të drejtë përfitime parash në mëditje dhe paga.

Të dëmtuara me këtë rast janë një komunë në regjionin Zurzach dhe një tjetër në Freiamt, të Kantonit Aargau, shkruan “Aargauer Zeitung”.

Një zbulim me peshë ishte bërë në zyrën e mirëqenies sociale të një komune në regjionin e Zurzach-ut (Zurzibiet): një referencë për një llogari bankare është gjetur në një dokument të sigurimit shëndetësor të një përfituesi të mirëqenies sociale, transmeton albinfo.ch. Problemi këtu është se komuna nuk kishte njohuri për këtë gjë, megjithëse përfituesit e ndihmës sociale duhet të informojnë komunën e tyre për të gjitha të ardhurat e tyre.

Pak kohë më vonë u bë e qartë se Luani, 41 vjeç (emër fiktiv), kishte marrë rreth 117,000 franga më tepër, në emër të mëditjeve dhe pagave nga viti 2012 deri në vitin 2019.

Mbi këtë bazë, prokurori kishte filluar hetimet. Ato kishin të bënin me akuza për mashtrim masiv dhe marrje të paligjshme të përfitimeve të ndihmës sociale, përcjell albinfo.ch.

Lexo edhe:

Pulja/ Helikopter dhe qen antidrogë, ja si çmontohet organizata italo-shqiptare e kokainës, 11 të arrestuar

Shqipëria U-15 fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Zvicrës

Dje atij dhe gruas së tij Leonie (emër fiktiv) iu desh të përgjigjeshin para Gjykatës së Qarkut në Zurzach.

Luani ka jetuar në Zvicër për gati dhjetë vjet dhe ka tre fëmijë në moshë shkollore me gruan e tij 40 vjeçare, e cila është rritur këtu. Ai deri më tani ishte gjobitur dy herë për vepra të tjera në vitet e fundit.

Prokurori publik ka kërkuar për të një dënim me burg me kusht prej dy vjetësh, plus dhjetë vjet dëbim nga vendi.

Nga ana tjetër, për gruan e tij kishte është kërkuar vetëm një masë ambulatore, terapi në dhomë. Prokurori publik e konsideron atë si të papërgjegjshme penalisht, sepse, sipas raportit të psikiatrit, ajo kishte aftësi të kufizuar intelektuale, transmeton albinfo.ch. Në ekspertizë është thënë se zhvillimi i saj ka ngelur në nivelin e një nxënëseje të klasës së tretë.

Të dy janë akuzuar se kishin marrë 117.000 franga të ndihmave sociale më shumë se sa u kanë takuar. Nga viti 2011 deri në vitin në 2016, ata kanë marrë rreth 260.000 franga nga një zyrë e mirëqenies sociale. Ndërsa nga viti 2013 deri në vitin 2016 kishin marrë gjithashtu rreth 100.000 franga nga një punëdhënës, nga SUVA dhe nga një kompani e sigurimeve.

Për të gjitha këto, ata nuk e kishin informuar zyrën e mirëqenies sociale. Pasi qe transferuar në Zurzibiet, gruaja kishte aplikuar për ndihmë sociale në vendbanimin e saj të ri, në shtator të vitit 2016, përcjell albinfo.ch. Brenda gjashtë muajve ata kanë marrë gati 30.000 franga.

Në të njëjtën kohë, ata kanë përfituar 17.400 franga nga një kompani e sigurimeve. Ata gjithashtu kanë blerë një makinë në janar të vitit 2017, të cilën po ashtu është dashur ta kishin raportuar në zyrën e mirëqenies sociale sepse përfaqësonte një pasuri.

I pandehuri shpërtheu në lot kur i thonë se duhet të kthehet në Maqedoni

Luani para gjyqtarit tha se gruaja e tij nuk dinte për ekzistimin e llogarisë së tij bankare. “Unë nuk doja ta ngarkoja atë me faktin se jemi në borxhe”. Ajo është e sëmurë dhe ka nevojë për mjekim. Përndryshe, ajo bëhet agresive. Veç kësaj, Luani nuk ishte në dijeni se duhej të njoftonte për llogarinë e dytë, transmeton albinfo.ch. “Askush nuk më ka thënë,” tha ai.

Kur erdhi çështja e dëbimit nga vendi dhe pyetja pse ai nuk donte të kthehej në atdheun e tij, Luani u bë emocional dhe filluan t`i rridhnin lotët. Ai ka frikë për jetën e tij, deklaroi ai. Atje u kishte borxh njerëzve të cilët nuk ngurrojnë as të vrasin dhe, falë lidhjeve të mira me autoritetet, nuk kishin nga çfarë të kishin frikë.

Prokurori ka kundërshtuar duke thënë se punonjësit e zyrës së mirëqenies sociale në mënyrë të përsëritur e kanë pyetur atë dhe gruan e tij për të ardhurat. Çifti e ka mbajtur të fshehur këtë, përcjell albinfo.ch. Madje ai ka hapur llogarinë e dytë vetëm disa ditë pasi kishte gjetur një vend pune.

Luani është ngatërruar në deklarata kontradiktore dhe pretendime për mbrojtje, ka thënë prokurori. Në fakt, ai u shmangej vazhdimisht pyetjeve kritike. Presidentit të Gjykatës Kramer i duhej të bënte një pyetje katër herë para se të merrte një përgjigje.

Avokati mbrojtës pretendon se Luani ka hapur llogarinë e dytë vetëm sepse llogaria tjetër i qe bllokuar pasi që ka tërhequr shumë para me kartën e kreditit. Ai ishte vetëm disa herë në takimet e mbajtura në zyrën sociale në Freiamt.

Gruaja e tij ka përkthyer për të dhe kjo ishte në rregull për zyrën e mirëqenies sociale, me gjithë faktin se ajo kishte aftësi të kufizuar intelektuale, transmeton albinfo.ch. “Ajo nuk ka qenë në gjendje të informojë burrin e saj në lidhje me përmbajtjen e bisedimeve,” ka shtuar avokati mbrojtës.

Ai nuk i kuptonte dokumentet mbi detyrat e veta si një marrës i mirëqenies sociale për shkak të mungesës së njohurive të gjuhës gjermane dhe gruaja e tij nuk ishte në gjendje ta përkthente atë si duhej. Pra, duhet supozuar se ai nuk kishte bërë mashtrim me qëllim, përcjell albinfo.ch.

Për më tepër, zyrat e mirëqenies sociale nuk e kishin informuar atë si duhej për detyrat që kishte.

Avokati ka apeluar për një dënim të vogël mashtrimi pa keqdashje me një gjobë.

Por Gjykata e Qarkut ka dënuar Luanin ashtu siç është kërkuar nga prokurori publik, me një dënim me burg me kusht prej dy vjetësh. Përveç kësaj, ai duhet të ikë nga Zvicra për dhjetë vjet. Ndërsa gruaja është shpallur e pafajshme pasi që për shkak të paaftësisë, nuk është përgjegjëse penalisht, përcjell albinfo.ch. Por gjykata nuk i ka dhënë asaj ndonjë masë për terapi.

Etiketa: maqedonia e veriutshqiptarzvicra

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pulja/ Helikopter dhe qen antidrogë, ja si çmontohet organizata italo-shqiptare e kokainës, 11 të arrestuar

21:32 : 06/06/2025
SPORT

Shqipëria U-15 fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Zvicrës

16:40 : 05/06/2025
RAJONI

Doganierët kroatë zbulojnë 11 kallashnikovë në makinën e një shqiptari të Kosovës

08:44 : 04/06/2025
AKTUALITET

The Telegraph: Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit – EMRI

09:27 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Gruaja nga Korça s’më braktis”/ Palestinezi: Një djalë e humbëm, tjetri shëtit me flamurin shqiptar në Gaza

15:34 : 02/06/2025
AKTUALITET

Plagosi mbrëmë bashkëatdhetarin në Podgoricë, arrestohet i riu shqiptar

16:35 : 30/05/2025
Para
Foto: Instagram

Këngëtari shqiptar tregon se si u infektua me Covid-19

TË GJITHA

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

16:18 : 08/06/2025

FOTO/ Ky është Valmir Balliu, u kap me mbi 6 kg heroinë në Kapshticë

16:12 : 08/06/2025

SHBA: Hakmarrja ruse ende s’ka ndodhur, pritet sulm i pamëshirshëm

15:51 : 08/06/2025

VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

15:38 : 08/06/2025

Vëzhguesit raportojnë për parregullsi në zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë

15:28 : 08/06/2025

Italia mbetet pa trajner, Spalletti shkarkohet pas disfatës ndaj Norvegjisë

15:15 : 08/06/2025

Ersekë/ 40-vjeçari dhunon vjehrrën, procedohet

15:10 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com