• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lapsus apo abuzim? KLGJ i konsideron gjyqtarët nën hetim disiplinor si “të pandehur” për krime

15:43 : 23/09/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Një Rregullore, e hartuar së fundmi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) për mënyrën se si do të zhvillohet hetimi disiplinor për gjyqtarët, i cili është një proces tërësisht administrativ, u jep magjistratëve pozitën proceduriale të “të pandehurit” në një proces penal.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, në tentativë për të shmangur vonesa e qëllimshme gjatë hetimit disiplinor, ka parashikuar se do të aplikojë dispozitat e Kodit të Procedurës Penale për rastet e personave (magjistratëv) në mungesë.

Neni 37 i Rregullores për procedurat disiplinore të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në nenin 37 të saj, “Masat për shmangien e vonesave”, parashikon se: “Këshilli zbaton rregullat procedurale të parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale, për aq sa këto rregulla gjejnë zbatim, për magjistratin ose përfaqësuesin e tij, në rastet e deklarimit në mungesë, si dhe të procedimit disiplinor në mungesë të tij”.

Lexo edhe:

Nuk lejohen kamerat në proceset gjyqësore, Televizionet kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të KLGJ

Ndryshimet në ligjin për Policinë, sindikata paralajmëron dërgimin në Kushtetuese

Hetimi disiplinor ndaj magjistratëve është një procedurë administrative dhe referenca e Rregullores së KLGJ-së në Kodin e Procedurave Penale mund të duket si një lapsus në shkrimin e tekstit.

Por, burime zyrtare nga Këshilli i Lartë Gjyqësor konfirmuan për “Boldneës.al” se përfshirja e Kodit të Procedurës Penale nuk është aspak lapsus, por një mekanizëm për të parandaluar vonesat e qëllimshme gjatë procedurave disiplinore, sidomos nëpërmjet mos-paraqitjes në seancat dëgjimore.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, si një institucion publik, e bazon veprimtarinë e tij, kryesisht, në Kodin e Procedurave Administrative.

Në mbështetje të këtij Kodi, Parlamenti ka miratuar ligjin për “gjykatat administrative”, ku përfshihen edhe parashikimet për mënyrën e zhvillimit të proceseve disiplinore.

Në ligjin për “gjykatat administrative”, në nenin 34, pika 2, është parashikuar se “Mosparaqitja e palëve në seancë nuk shkakton shtyrjen apo pushimin e gjykimit”.

Duket qartë që kuadri ligjor mbi procedurat administrative ka parashikuar mekanizmat e nevojshëm për të shmangur vonesat e pajustifikuara dhe shtyrjen abuzive të seancave.

E, megjithatë, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur që të aplikojë, “për aq sa mundet”, parashikimet e Kodit të Procedurës Penale.

Pikërisht, në këtë moment, duket se Këshilli i Lartë Gjyqësor, një strukturë për kontrollin, por edhe për mbrojtjen e integritetit të magjistratëve, i konsideron gjyqtarët që paraqiten para tij në procedura disiplinore si “të pandehur” në procese penale.

Për shkak të specifikës, Kodi i Procedurës Penale është shumë më i ashpër se sa të ngjashmit e tij, Kodi i Procedurës Civile dhe Kodi i Procedurave Administrative.

Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka lënë të hapur fashën e masave që do të aplikojë nga parashikimet e Kodit të Procedurës Penale, në rastet e hetimit disiplinor dhe kjo mund të krijojë shteg për abuzim apo për presion ndaj magjistratëve.

Kodi i Procedurës Penale parashikon, ndër të tjera, se në disa raste specifike, kur i pandehuri nuk paraqitet në seancë, gjykata mund të urdhërojë shoqërimin e tij të detyrueshëm.

Praktika penale njeh shumë raste, kur të pandehur apo persona që lidhen me procesin penal, janë marrë forcërisht nga Policia e Shtetit, për t’u paraqitur para trupës gjykuese.

Një rast i tillë nuk duket aspak i pamundur të përdoret edhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor ndaj magjistratëve që nuk do të preferojnë të paraqiten në seancë dëgjimore.

Parashikimet “absurde” dhe për më tepër abuzive, mund t’i krijojnë KLGJ-së bindjen se ka të drejtë të kërkojë paraqitjen e gjyqtarëve forcërisht në seancën dëgjimore, nëpërmjet angazhimit të Policisë së Shtetit.

Etiketa: gjyqtareKLGJRregullore

Lajme të lidhura

TV cameras in raw
AKTUALITET

Nuk lejohen kamerat në proceset gjyqësore, Televizionet kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të KLGJ

12:10 : 18/06/2026
AKTUALITET

Ndryshimet në ligjin për Policinë, sindikata paralajmëron dërgimin në Kushtetuese

15:52 : 24/05/2026
AKTUALITET

Shqiptarët po marrin vetë hak, rastet e “vetëgjyqësisë” u rritën me 34% në vitin 2025

10:17 : 21/05/2026
AKTUALITET

Ashtu siç pritej! Këshilli i Rregullores miraton në dakordësi të plotë rregulloren e re të Kuvendit

09:39 : 21/05/2026
AKTUALITET

PS-PD bëhen bashkë për Rregulloren e Kuvendit, çështjet që i bashkojnë më shumë se ato që “i ndajnë”

20:27 : 20/05/2026
AKTUALITET

KLGJ shpall vakancat në Apel për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm

18:39 : 20/05/2026
Para

Fauci: Mbi 50% e të infektuarve e kanë marrë virusin nga asimptomatikët

TË GJITHA

Kthjellime dhe vranësira, parashimi i motit për ditën e sotme

08:00 : 24/06/2026

Horoskopi, 24 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 23/06/2026

Sherr në Vlorë, ukrainasja denoncon çiftin shqiptar: Na rrahën për shkak të qenit

22:59 : 23/06/2026

FIFA ndryshon procedurën e gjuajtjeve të penalltive

22:54 : 23/06/2026

Sefa debat të fortë me Mziun: E dinit shumë mirë çfarë po i jepnit Ramës

22:49 : 23/06/2026

Europa përvëlohet nga i nxehti/ Qytetet hapin “strehat e ftohta” dhe masa emergjente

22:44 : 23/06/2026

Aktivisti: Edi Ramën e urrejnë socialistët edhe patronazhistët

22:34 : 23/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş