Koronavirusi në vendin tonë, 121 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 121 raste te reja me koronavirus nga 887 testime të kryera.

Harta e të prekurve- 57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 6 në Lezhë dhe Vlorë, 5 në Mirditë, 4 raste në Berat, 3 raste në Krujë, Lushnje, Patos, 2 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Vorë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Divjakë, Fushë- Arrëz.

Fatkeqësisht, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërsa fatmirësisht, 97 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi.

Aktualisht, në spitalin ‘Infektiv’ dhe ‘Shefqet Ndroqi’, po marrin trajtim mjekësor, 189 qytetarë të prekur nga koronavirusi, 18 prej tyre në terapi intensive, ndërsa 6 prej tyre të intubuar.

Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë

97 të shëruar- Në 24 orët e fundit janë 97 të shëruar, duke e çuar 7139 numrin e qytetarëve që e kanë mundur COVID19.

887 testime- Janë kryer 887 testime dhe janë konfirmuar 121 të prekur me virusin SARSCOV2.

Harta e të prekurve- 57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 6 në Lezhë dhe Vlorë, 5 në Mirditë, 4 raste në Berat, 3 raste në Krujë, Lushnje, Patos, 2 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Vorë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Divjakë, Fushë- Arrëz.

LEXO EDHE  VIDEO/ Shqiptarët vdesin dyerve të spitaleve, Rama publikon 3D

189 të shtruar- Ju informojmë se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

3 viktima- Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19 një 70 vjeçar nga Tirana, 71 vjeçar nga Lushnja dhe një 81 vjeçar nga Korça.

COVID-19 – Statistika (23 Shtator 2020)
Testime totale 82.233
Raste pozitive 12787
Raste të shëruara 7139
Raste Aktive 5278
Humbje jete 370 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 19, Korçë 18, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2616
Durrës 564
Shkodër 381
Lezhë 305
Elbasan 304
Korçë 249
Fier 244
Vlorë 193
Kukës 150
Berat 105
Dibër 86
Gjirokastër 81