• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

NASA do të dëgojë gruan e parë në Hënë në vitin 2024

23:02 : 22/09/2020
në BOTA

Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës Amerikane (NASA) shpalli planet për të dërguar gruan e parë në hënë në vitin 2024.

Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine tha se plani prej 28 miliardë dollarësh synon të dërgojë përsëri njerëz në sipërfaqen e Hënës për herë të parë që nga viti 1972.

“Ne do të rikthehemi në Hënë për zbulime shkencore, përfitime ekonomike dhe frymëzim për një brez të ri eksploruesish,” tha zoti Bridenstine në një deklaratë. “Ndërsa ndërtojmë atje një prani të qëndrueshme, ne gjithashtu po krijojmë kushtet për të hedhur hapat e parë njerëzorë në Planetin e Kuq”, tha ai, duke iu referuar planetit Mars.

Misioni i NASA-s për dërgimin përsëri të njeriut në Hënë është pjesë e planit të saj të quajtur Artemis. Astronautët do të dërgohen me raketën e re të NASA-s, Space Launch System (SLS) dhe me anijen e hapësirës Orion.

Zoti Bridenstine u tha gazetarëve se “rreziqet politike” shpesh e kanë kërcënuar punën e NASA-s, veçanërisht para zgjedhjeve të rëndësishme siç janë këto të tanishmet. Nëse Kongresi miraton 3.2 miliardë dollarë për një financim fillestar deri në Krishtlindje “ne jemi brenda planit për një ulje në Hënë në vitin 2024”, tha ai.

Lexo edhe:

Shefi i NASA-s përshpejton planet: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

NASA planifikon të ndërtojë një reaktor bërthamor në Hënë brenda vitit 2030

Njoftimi i NASA-s për të dërguar një grua në Hënë vjen në një kohë që Presidenti Donald Trump po përpiqet të joshë votueset femra në prag të zgjedhjeve të 3 nëntorit. Ai ka deklaruar se do të emërojë një grua për të zëvendësuar anëtaren e Gjykatës së Lartë Ruth Bader Ginsburg, që u nda nga jeta të premten.

Astronautja e NASA-s Jessica Meir.Astronautja e NASA-s Jessica Meir.

Sondazhet tregojnë se Presidenti Trump është prapa rivalit demokrat midis votueseve femra me një diferencë të madhe, sidomos midis grave të bardha të zonave periferike.

Tre projekte janë në garë për ndërtimin e një moduli hënor që do të transportojë dy astronautë nga anija Orion.

Njëri është projektuar nga firma Blue Origin, e kreut ekzekutiv të kompanisë Amazon, Jeff Bezos në partneritet me firmat Draper, Lockheed Martin dhe Northrup Grumman. Projektet e tjera janë në zhvillim e sipër nga firmat SpaceX dhe Dynetics të zotit Elon Musk.

Pas një fluturimi pa pilot të anijes Artemis 1 rreth Hënës në vitin 2021 dhe një udhëtimi me njerëz të anijes Artemis II rreth Hënës në vitin 2023, anija Artemis III do të ulet në sipërfaqen e saj në vitin 2024 dhe do të qëndrojë atje një javë. Astronautët do ta kalojnë kohën duke mbledhur mostra dheu dhe shkëmbinjsh, duke kërkuar ujë dhe burime të tjera si dhe duke kryer eksperimente shkencore./VOA/

Etiketa: gruaja e pare ne Henenasaviti 2024

Lajme të lidhura

BOTA

Shefi i NASA-s përshpejton planet: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

18:38 : 12/08/2025
BOTA

NASA planifikon të ndërtojë një reaktor bërthamor në Hënë brenda vitit 2030

17:22 : 05/08/2025
European Union at night. Earth map from NASA
BOTA

Eksperimente në hapësirë/ NASA dhe SpaceX transportojnë astronautët amerikanë, japonezë dhe rusë

13:04 : 02/08/2025
NDRYSHE

NASA zbulon një lidhje të fshehur midis bërthamës së Tokës dhe ajrit që thithim

19:08 : 04/07/2025
BOTA

Ish-astronauti amerikan: Misionet hapësinore me Rusinë, si të bashkëpunosh me nazistët

22:00 : 02/06/2025
BOTA

Në hapësirë prej 7 muajsh/ Astronauti më i vjetër amerikan kthehet në tokë në ditëlindjen e tij të 70-të

14:37 : 20/04/2025
Para

‘Gratë ia gjente babai’/ Motër e vëlla përplasen në studio (Video)

TË GJITHA

Të huajat si “skllave seksi”/ Si u kthye Shqipëria në “oaz” për shërbime seksuale

19:52 : 20/08/2025

Zhdukja e Daniel Shimës, ja çfarë thotë policia

19:47 : 20/08/2025

U raportua si i zhdukur, kur Ahmetaj deklaronte: Daniel Shima u kërcënua nga Rama që të mbyllë gojën

19:27 : 20/08/2025

Kosovë/ Zyra e BE-së inkurajon partitë politike ta konstituojnë shpejt Kuvendin

19:14 : 20/08/2025

Zhduket ish-zv/drejtori i AKSHI-t Daniel Shima, telefonata e fundit: Po më arrestojnë

18:57 : 20/08/2025

EMRI/ Ja kush është 28-vjeçari që u plagos me armë në plazhin e Hamallajt

18:42 : 20/08/2025

Dy persona vdiqën në Francë, ‘The Sun’: Djathi i kontaminuar mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

18:36 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com