• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ish-astronauti amerikan: Misionet hapësinore me Rusinë, si të bashkëpunosh me nazistët

22:00 : 02/06/2025
në BOTA

Lexo edhe:

Do të ndërtohet një bazë e përhershme në Hënë, NASA zbulon detajet

NASA publikon audioregjistrimin e vitit 1965, astronautët raportuan për një objekt të paidentifikuar

Një astronaut amerikan në pension ka deklaruar se misionet e përbashkëta me Rusinë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) duhet të reduktohen, duke i krahasuar me bashkëpunimin me Gjermaninë Naziste në kulmin e Luftës së Dytë Botërore. “Bashkëpunimi me rusët në ISS është sikur të shkohet në ekspeditë në Antarktikë me nazistët më 1943”, tha Terry Virts, ish-komandant i ISS-së.

“Moralisht, thjesht është e turpshme”, shtoi ai. Që kur Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022, Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor ka qenë një ndër fushat e rralla ku bashkëpunimi mes Rusisë dhe Perëndimit ka vazhduar. Astronautët nga NASA dhe Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA) kanë shërbyer përkrah homologëve rusë.

Kanadaja dhe Japonia po ashtu janë përfshirë në atë që NASA e përshkruan si “një nga bashkëpunimet më të ndërlikuara ndërkombëtare që ndonjëherë është tentuar të bëhet”. “Stacioni është dizajnuar që të jetë i ndërlidhur dhe mbështetet në kontributet nga të gjithë partnerët me qëllim që të funksionojë”, thotë NASA. “Asnjë nga partnerët aktualisht nuk ka kapacitet që të funksionojë pa të tjerët”.

Soyuz dhe SpaceX

“Ne duhet të ndalojmë së dërguari amerikanë në hapësirë me kapsulën ruse, Soyuz”, tha ai, duke shtuar se “ne nuk duhet të dërgojmë me raketat tona kozmonautë, derisa ata në mënyrë aktive po shkatërrojnë miken dhe aleaten tonë, Ukrainën”. Aktualisht, dërgimi i njerëzve dhe ngarkesave drejt dhe nga ISS-ja është një përgjegjësi e ndarë. Ekuipazhet dhe pajisjet janë transportuar nga kapsulat Soyuz, SpaceX, dhe së fundmi edhe nga kapsula e re Starliner e Boeing-ut.

“Stacioni hapësinor duhet ende të funksionojë, dhe kjo është e mundur… Ai do të jetë në shërbim vetëm edhe për disa vite”, tha Virts. “Por, mendoj se duhet të tërhiqemi”, shtoi ai. Virts tha se nuk e kundërshton këtë qëndrim, por kërkoi që bashkëpunimi me Rusinë të kufizohet. Konkretisht, ai deklaroi se ka dy fusha ku ky kufizim do të ishte e mundshëm dhe i dëshirueshëm.

Për Virtsin, kjo çështje është shumë personale. Karriera e tij ka qenë e lidhur ngushtë me Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Fluturimi i tij i parë si pilot i Space Shuttle në vitin 2010 solli modulet e fundit të përhershme të ISS-it, përfshirë grupin më të madh të dritareve që ka fluturuar ndonjëherë në hapësirë.

Katër vjet më vonë, gjatë qëndrimit në ISS, ai ishte dëshmitar i lëshimit të raketave në lindje të Ukrainës, kur separatistët e mbështetur nga Rusia nisën një kryengritje atje. Luftimet nisën pasi trupat ruse morën Krimenë nga Ukraina dhe Virts tha se ai u trondit nga reagimi i kozmonautëve. Kjo ndodhi pas marrjes së Krimesë nga ana e trupave ruse, dhe Virts thotë se mbeti i tronditur nga reagimi i një kozmonauti.

“Komandanti i Soyuz-it tim, Anton Shkaplerov, është nga Sevastopoli në Krime. Bashkëshortja e tij është ukrainase. Ai thoshte: ‘Krym nash, Krym nash’, që do të thotë ‘Krimeja është e jona’. Ai ishte shumë krenar që ata e kishin marrë Krimenë”, tha Virts.

Por më vonë, Virts u shqetësua edhe më shumë nga tre kozmonautët e tjerë me të cilët kishte fluturuar – Aleksander Samokutyaev, Maksim Surayev dhe Yelena Surova – të cilët që të tre më pas u bënë deputetë të partisë, Rusia e Bashkuar, e presidentit rus, Vladimir Putin.

“U ndjeva i tradhtuar”

“E doja gjuhën ruse, njerëzit, ushqimin. Mendoja se stacioni hapësinor mund të ishte një bashkëpunim i madh, në vend të një konflikti. Dhe, tani ata po mbështesin luftën më të ligë dhe moralisht më të neveritshme. Dhe, kjo ishte shumë e dhimbshme. U ndjeva i tradhtuar”, theksoi ai.

Samokutyaev vazhdon të jetë anëtar i Dumës shtetërore ruse (Parlamentit) dhe është sanksionuar nga Britania, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

BE-ja njoftoi për vendosjen e sanksioneve një ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, teksa Samokutyaev kishte votuar për njohjen e entiteteve separatiste në Ukrainë, si shtete të pavarura. Kjo ishte një lëvizje kryesore që krijoi pretekstin ligjor të Kremlinit për pushtimin. Departamenti amerikan i Thesarit tha se ai dhe anëtarë të tjerë të Dumës u sanksionuan për “bashkëfajësi në luftën e Putinit”, për shkak të votimit për njohjen e entiteteve separatiste, të mbështetura nga Moska.

Surayev dhe Surova më nuk janë në Dumë, por kanë vazhduar të bëjnë fushatë në mbështetje të Putinit dhe agresionit të tij në Ukrainë. Për shembull, Surayev ishte mbështetës i Putinit gjatë fushatës zgjedhore më 2024. Ai u pa në një video më 2024 në Donjeckun e pushtuar nga Rusia. Mediat ruse kanë raportuar se ai gjatë kësaj vizite ka folur për rolin që kanë luajtur kozmonautët në “operacionin e posaçëm ushtarak” – formulim që Kremlini përdor për t’iu referuar pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës.

Surova tani është këshilltare e guvernatorit rajonal të Moskës. Më 8 mars, mediat ruse raportuan se ajo po u dërgonte “ndihma” trupave në vijat e frontit në Ukrainë, përfshirë dronë. “Shumë qytetarë të përkushtuar po ndihmojnë mbrojtësit tanë, duke dërguar furnizime vitale në front. Së bashku, ne jemi ekipi i vetëm, grushti i fortë, që askush nuk mund ta mposhtë”, citohet të ketë thënë ajo.

“Një mit u rrëzua”

Asnjë nga këta ish-kozmonautë nuk iu përgjigj pyetjeve të dërguara nga Radio Evropa e Lirë, përfshirë edhe pyetjen se si përkrahja për Putinin dhe për luftën në Ukrainë përputhet me parimet humanitare të bashkëpunimit ndërkombëtar në Hapësirë. Virts tha se ata nuk po i flas as atij. “Miqtë e mi ukrainas më duan. Miqtë e mi rusë nuk më flasin më”, tha ai. Gjithashtu ka kundërthënie edhe sa i përket një kozmonauti që aktualisht është pjesë e ekuipazhit të ISS-së. Alexey Zubritsky, i lindur në Ukrainë më 1992, muajin e kaluar u raportua nga Current Time i REL-it se në vendlindjen e tij është shpallur në kërkim për tradhti.

Më 2014, Zubritsky shërbente si pilot në Forcat Ajrore të Ukrainës dhe ishte i stacionuar në Krime. Kur trupat ruse pushtuan gadishullin, ai nuk zbatoi urdhrat për t’u tërhequr në një bazë ukrainase jashtë Krimesë, por zgjodhi të qëndronte atje dhe të kalonte në anën e Rusisë.

ISS pritet të vazhdojë operimin deri më 2030. Pak pasi tanket ruse hyn në Ukrainë më 2022, Moska kërcënoi me tërheqje nga bashkëpunimi në stacionin hapësinor, por më pas tha se do të mbetej e përfshirë deri në vitin 2028. “Ne kemi bashkëpunuar shumë mirë në stacionin hapësinor. Kemi krijuar shumë miqësi”, tha Virts. “Unë përkrahja idenë që bashkëpunimi në hapësirë mund të ndihmonte që gjërat në Tokë të jenë më mirë. Por, ai mit është rrëzuar”./Rel/

Etiketa: astronautiMisionet hapësinorenasa

Lajme të lidhura

BOTA

Do të ndërtohet një bazë e përhershme në Hënë, NASA zbulon detajet

11:03 : 27/05/2026
NDRYSHE

NASA publikon audioregjistrimin e vitit 1965, astronautët raportuan për një objekt të paidentifikuar

20:50 : 09/05/2026
BOTA

E filmuar me Iphone, astronauti i Artemis II publikon videon kur Toka zhduket pas Hënës

13:46 : 20/04/2026
BOTA

“Artemis II” u mbyll me sukses, misioni i radhës ulja e njeriut në hënë në vitin 2028

18:49 : 11/04/2026
BOTA

Pjesa më e rrezikshme, misioni “Artemis II” do zbarkojë në 00:30 të mëngjesit në Tokë

19:27 : 10/04/2026
AKTUALITET

“Ku janë yjet, imazhe të bëra me AI”, NASA i përgjigjet dyshimeve të shqiptares: Fenomeni ndodh sepse…

13:55 : 08/04/2026
Para

Hoxha: Po u hap qarku i Tiranës, ndryshon renditja e deputetëve të PD

TË GJITHA

Nga Suedia në Tiranë për Zvërnecin, pedagogia shqiptare: Koha të bashkohemi

19:19 : 04/06/2026

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026

Bulevardi “mbytet” nga protestuesit, pjesëmarrjeje masive në protestën për Zvërnecin

18:55 : 04/06/2026

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetBetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom