• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kulti i qerratait të Tiranës që arrin të mashtrojë ndërkombëtarët

18:10 : 18/09/2020
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Pasi vendosi të prishë marëveshjen e 5 qershorit, duke ndryshuar në mënyrë të njëanëshme kushtetutën dhe duke bërë manovra për të ruajtur me çdo kusht pushtetin, Edi Rama u duk sikur e shmangu stuhinë e ndërkombëtarëve.

Nëse para se të hidhte këtë hap, të gjithë e kishin paralajmëruar se kjo gjë mund të pengonte integimin e Shqipërisë dhe marrjen e një date për nisjen e negociatave, Rama pompoi në shtyp disa deklarata deputetësh të Bundestagut dhe euro parlamentarësh që i mbështesnin ndërhyrjet brutale që votoi në 30 korrik, me ndihmën e sharlatanëve të pozitës së re.

Për hir të së vërtetës, duhet thënë që, propaganda e rilindjes arriti të krijojë një kakofoni.

Nëse para ndryshimeve kushtetuese edhe zëra eminentë të CDU CSU-së kërcënuan se po të hidhej ky hap negociatat do të shtyheshin, nëse edhe komisioneri për zgjerim, Oliver Varheley, bëri të qartë se Komisioni Europian nuk mbështet nismat për ndryshimin e sistemit zgjedhor disa muaj para zgjedhjeve, nëse edhe OSBE- ODHIRI, u shpreh haptas në këtë linjë, Edi Rama arriti të rekrutojë, pas faktit të kryer, disa zëra që i përshëndetën aktet e tij të njëanshme.

Lexo edhe:

U bë virale me ankesën te Rama se i “forti” i zuri derën e banesës, Bashkia e Vlorës sorollat qytetaren

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

Në ato ditë të fillimit të pushimeve verore, të gjithë lakejtë pranë kryerilindasit dhe mediat e tyre filluan ti thurnin lavde politikanit qerrata dhe marifetçi, që di ta bëjë të bardhën të zezë, di ta servirë si të ngrënshme ndërkombëtarisht gjithçka që gatuan vetë, di të rekrutojë edhe në rangjet e larta të politikës europiane.

Disa përmendnin me mburrje ndihmën që lideri global, i kishte dhënë Merkelit, për të zgjedhur në krye të komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, disa talentin e tij për të bërë për vete edhe deputetët e së djathtës gjermane dhe të gjithë së bashku duartrokisnin faktin se Rama është aq i zoti, sa ndërkombëtarët mund ti pranojnë edhe shkeljet më të mëdha apo prishjen e deal-eve ku ata janë angazhuar si arbitra.

Në fakt, gushti kaloi, pushimet mbaruan dhe u pa që nuk është kështu. Vizita e kryeministrit në Germani ishte një shpullë e fortë mbi fytyrën e qerratait të Tiranës.

Një informacion që “rrodhi” nga deputetët gjermanë për seksionin shqip të Deutche Welle, konfirmoi se takimin e tij të lobimit në Berlin, me grupun e CDU-CSU-së, e bojkotuan edhe kryetari i grupit parlamentar të Ballkanit Perëndimor, Johann Wadephul edhe kryetari i Komisionit për BE në Bundestag, Günther Krichbaum.

Madje më e rënda qe se radioja zyrtare gjermane (lexo poshte) theksoi që shumica parlamentare nuk është e bindur se me Tiranën (ndryshe nga Maqedonia) duhet mbajtur konferenca e parë ndërqeveritare, pas ndryshimeve të befta kushtetuese dhe shkeljes së paktit të 5 qershorit.

Pra, gjithë kjo histori tregon një gjë të vetme. Sado marifetçi dhe pelivan të hiqet Rama për të rekrutuar ndonjë deputet, apo për të blerë ndonjë zyrtar perendimor, ai nuk ndryshon kurë dot qëndrimin e institucioneve.

Dhe këtu fabula e kodoshit që arriti të amortizojë dredhitë që bëri për ndryshimin e kushtetutës është e njëjtë me filmin e vjetër që ne shikojmë përditë. Aty del qartë se ky regjim i ka përgjithësisht me vete ambasadorët në Tiranë, por, ndërkohë, nxihet nga A tek ZH në raportet që bëjnë për Shqipërinë qeveritë e tyre. Për të marrë vetëm një shembull, mjafton të shohësh raportet e departamentit të shtetit për liritë ekonomike, koncesionet dhe PPP, apo atë që flet për pafuqinë e shtetit për të luftuar bandat kriminale dhe trafikantët e drogës dhe ta krahasosh me atë që diplomatët që varen prej tij thonë në Tiranë.

Ndryshimi është kolosal.

Dhe kjo tregon se rekrutimi i një eurodeputeti, një diplomati apo një zyrtari nuk ka asnjë vlerë.
Kodoshi i Tiranës mund ti manipulojë ata vetëm për ti bërë pjesë të propagandës që shplan trurin e shqiptarëve, por në çdo rast, këto mashrime nuk janë të mjaftueshme për ti hapur Shqipërisë, dyert e perëndimit. /Lapsi.al/

Etiketa: BushatinderkombetaretRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U bë virale me ankesën te Rama se i “forti” i zuri derën e banesës, Bashkia e Vlorës sorollat qytetaren

21:11 : 07/10/2025
AKTUALITET

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

21:11 : 05/10/2025
AKTUALITET

Rama rikthehet tek “memet” me nisjen e fushatës, Bardhi i kundërpërgjigjet (FOTO)

21:01 : 05/10/2025
AKTUALITET

Opozita përballë pushtetit

10:10 : 05/10/2025
AKTUALITET

Laguna e Vainit po mbytet me inerte: Miqësia me Ramën, “leja” e shtetit dhe biznesi i Diellës

22:39 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025
Para

Vjeshta sjell virozat/ Qarkullojnë 200 lloje virusesh me shenja të ngjashme klinike

TË GJITHA

“Do ju varros! Ai b***q*** të hedhi lekët”/ Vlonjati një vit pa parë vajzën, gruaja e kërcënon

21:44 : 07/10/2025

“Roboti shqiptar që u bë minister”, gazetari grek intervistë me Diellën: Nuk dija nëse të qeshja apo të dridhesha

21:44 : 07/10/2025

Shkrumbohet një makinë e parkuar në Lezhë

21:30 : 07/10/2025

I dogji makinën Kozakut, “Cllevio” pritet të deportohet nesër nga Dubai

21:30 : 07/10/2025

Bardhi: Balluku e vetmja politikane pa shkollë që u bë numri dy i qeverisë

21:16 : 07/10/2025

U bë virale me ankesën te Rama se i “forti” i zuri derën e banesës, Bashkia e Vlorës sorollat qytetaren

21:11 : 07/10/2025

“Ta mbyllim me 100 mijë €”/ Si përfituan 20 mijë ha Vlash dhe Gjon Brahja, u përdor vula e kreut të Qarkut

20:58 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com