• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arroganca qeveritare me varëse 10 mijë euro, BMW luksoze e çantë “Louis Vuitton”

14:58 : 16/09/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Disa vite më parë, një ambasador i huaj në Tiranë, që tashmë shtyn ditët diplomatike në Kirgistan, vuri në shënjestër gjyqtarët dhe prokurorët që mbanin bizhuteri të shtrenjta.

“Nëse ulni kokën dhe mbani një orë që kushton më shumë se makina ime, jeni të korruptuar. Nëse është ky rasti, iu rekomandoj që ta lini këtë profesion menjëherë”, ishte ultimatumi i këtij ambasadori, i cili, nga ana tjetër, i siguroi një takim në Shtëpinë e Bardhë ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në një kohë që emri i tij dilte në përgjimet e Anti-mafias italiane.

Por ky ambasador dhe asnjë prej institucioneve ligjzbatuese dhe kontrolluese nuk dha asnjë koment dhe aq më tepër të niste procedurë verifikuese, kur Elisa Spiropali, në postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave, shfaqte arrogancën publikisht, duke prezantuar çantë firmato “Louis Vuitton”, me vlerë rreth 4 mijë euro.

Askush nuk reagoi as kur Spiropali u mbrojt në mënyrën më absurde, duke e konsideruar çantën një “imitim” perfekt të markës së njohur.

Lexo edhe:

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

“Miliona euro shkelje në tendera”/ Bardhi: Balluku nën hetim, por vijon të jetë numri dy i qeverisë

Spiropali, në postin e shefes së Doganave, kishte përgjegjësinë direkte për luftën kundër informalitetit dhe hyrjen në Shqipëri të mallrave imitime.

Një çantë e shtrenjtë duket se i shkon shumë një ministre të qeverisë “Rama”, post të cilin e mori pas mandatit të mbushur plot me dyshime në krye të Doganave.

Në foto: Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, ish-Drejtoreshë e Doganave, dhe çanta “Louis Vuitton”

Një kolege tjetër e saj, Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, gjithashtu nuk ka mbetur pas në shfaqjen e “arrogancës së luksit”.

Në media janë publikuar foto të saj, duke mbajtur në qafë një varëse shumë të shtrenjtë, e cila kushton rreth 10 mijë euro.

Media të ndryshme aludojnë se varësja është “dhuratë” për ministren nga një kompani e paracaktuar për fitimin e një koncensioni në ndërtimin e një autostrade.

Përtej aludimeve nëse është dhuratë apo është blerë nga Balluku, faktit mbetet që në sirtarin e saj të bizhuterive gjendet aseti i shtrenjtë, i cili kushton sa të paktën 6-7 muaj pagë të ministres, gjithnjë nëse ajo nuk shpenzon asnjë qindarkë për të ushqyer veten dhe familjen e saj.

Në foto: Montash mediak për dyshimet mbi origjinën e varëses së Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku

Ndoshta edhe Balluku, nën frymën e “justifikimit” të Spiropalit, mund të pretendojë se varësja është false, pra imitim.

Në listën e “arrogancës luksoze” është përfshirë së fundmi edhe “zengjini i ri”, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili u katapultua nga Kryeministri Edi Rama në këtë pozicion nga një aktivitet zero politik.

Prej disa javësh, Lleshaj udhëton me një automjet BMË, tejet luksoz, për të cilin në media janë hedhur dyshime të forta për origjinën, vlerën, si edhe targimin e tij.

Lleshaj, me arrogancën frymëzuese qeveritare, ka preferuar ta kalojë çështjen e “BMË luksoze” si diçka rutinore në qeverinë shqiptare.

Në foto: Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, duke dalë nga automjeti lukson “BMW”

Një arrogancë të tillë, me makinë luksoze, shfaqi disa vite më parë edhe kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Por, në vitin 2018, ai u dënua me dy vjet burgim, pikërisht për atë që quhet afera “Bisha”, lidhur me shpenzimet qeveritare për blerjen e një makine luksoze për Gruevskin.

Etiketa: belinda ballukuElisa SpiropaliSander Lleshaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Miliona euro shkelje në tendera”/ Bardhi: Balluku nën hetim, por vijon të jetë numri dy i qeverisë

11:27 : 29/10/2025
AKTUALITET

Blackberry i Evis Berberit zbardh aferën e tunelit të Llogarasë. Hija e Ballukut në dosjen e SPAK

20:27 : 28/10/2025
AKTUALITET

Bardhi: Nën drejtimin e Ballukut, Porti i Durrësit është shndërruar në strehë për kartelet e drogës

15:54 : 28/10/2025
AKTUALITET

Zv.kryeministrja shfaqet me sy të nxirë, çfarë po ndodh me Ballukun?

13:53 : 28/10/2025
AKTUALITET

A po e lëshon Rama – Ballukun? Berisha: Korrupsioni i saj kaloi Malin e Dajtit

13:35 : 28/10/2025
Para

Atentati me eksploziv në Tiranë, PD: Pasojë e politikave të Ramës që e la krimin të lirë

TË GJITHA

Kontrabandë mallrash nga Shqipëria drejt Kosovës, e pëson tregtari 43-vjeçar

14:36 : 29/10/2025

Kanosi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

14:36 : 29/10/2025

“Pornografi me fëmijë, e trafik droge”! Zbardhen email-et kërcënuese ndaj qytetarëve në emër të Ilir Prodës

14:23 : 29/10/2025

Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ Sekuestrohen 4 objekte, masa sigurie për 9 persona, përfshirë dhe ish-zyrtarë (EMRAT)

14:17 : 29/10/2025

Zbardhen emrat e anëtarëve socialistë për Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

14:12 : 29/10/2025

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

14:01 : 29/10/2025

E reja denoncon në polici motrën e zhdukur prej 8 ditësh

13:54 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com