“Nuk të pranuam për padijen dhe lëpirjen tënde”/ Ish-deputetja e PS shpërthen ndaj Shahinit

Edlira Haxhiymeri, pedagoge në Universitetin e Tiranës, dhe ish-deputete e PS-së, ka reaguar për ndryshimet në Ministrinë e Arsimit.

Në një shënim të publikuar në rrjetet sociale, Haxhiymeri shprehet se Besa Shahini duhet të kishte ikur më herët.

Ajo shprehet se Kosova dhe Shqipëria kanë mijëra djem dhe vajza me të aftë sesa Shahini, të cilët do të kishin shkëlqyer në krye të arsimit.

“Nuk të pranuam pêr gegnishten tênde!!!!

Jo jo, mos u fsheh pas helmit të ‘racizmit kombëtar’. Nuk të pranuam për padijen, dashakeqësinê dhe lëpirjen tënde!

Bëhu trimëreshë dhe pranoje se ishe kot aty ku ishe.

Sa për gegnishten, ktheja mbrapsht ustait që ta ka mësuar, nëse nuk është ndjesia jote.

Shqipëria e Kosova janë një. Gegnishtja dhe toskënishtja rrinë mirë pranë e pranë. Na bëjnê më të pasur e krenar ashtu sikurse dhe gjuha standarte”, shkruan Haxhiymeri.

Reagimi i plotë i Edlira Haxhiymerit:

Ike. Të shkarkuan. Në një ditë të shënuar. Po ti e kapërdive me kafen zeher.

Po nuk na the si erdhe? Kush të pruri? Çfarë meritash kishe në fushën e arsimit? Sa e njihje mjedisin shqiptar? Po arsimin? Kishe ekspertizë në ndonjë prej niveleve të arsimit? Çfarë edukimi kishe ti vetë? Çfarë te bênte ty më te zonjën se qindra vajza dhe djem të Shqipërisë dhe të Kosovës që shkelqejnë nëpër botë e nuk ju hap kush rrugën në atdhe? Cfarê kontributi pate në politikën shqiptare qê të meritoje drejtimin e arsimit?

LEXO EDHE  Parashikimi i motit, ja zonat ku priten reshje

Ike. Bëre mirë që ike. Të kishe ikur edhe më parë.

Le vetëm gjurmë negative në ‘mbretërimin’ tênd.

Do kujtohesh për mashtrimin me ‘paktin për univesitetin’ që mbeti vetëm në letêr.
Do kujtohesh si ministrja që solli dhe mbrojti modelin e testit të Turit.
Do kujtohesh si ministrja e masakrês zgjedhore ne universitete.

Nuk mund të ikje edhe pa thagmën e fundit: formularin për të miturit.

Ik.

Po ti nuk mund te ikje pa lëshuar helmin e akrepit që ke në bark!

Nuk të pranuam pêr gegnishten tênde!!!!

Jo jo, mos u fsheh pas helmit të ‘racizmit kombëtar’. Nuk të pranuam për padijen, dashakeqësinê dhe lëpirjen tënde!

Bëhu trimëreshë dhe pranoje se ishe kot aty ku ishe.

Sa për gegnishten, ktheja mbrapsht ustait që ta ka mësuar, nëse nuk është ndjesia jote.

Shqipëria e Kosova janë një. Gegnishtja dhe toskënishtja rrinë mirë pranë e pranë. Na bëjnê më të pasur e krenar ashtu sikurse dhe gjuha standarte.

Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Gjergj Fishta, Mit’hat Frashêri, Ukshin Hoti, Rexhep Qosja, Idriz Ajeti, Ismail Kadareja, Dritëro Agolli, Arbêr Xhaferri e shumë tjerë na kanë mësuar këtë.

Ik. Të qoftë rruga e mbarë!