• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si u përdhunua për 1 muaj e gjysmë e mitura/ Zbardhet dëshmia tronditëse: Më nxori në ballkon dhe më mbajti aty 4 orë

16:24 : 14/09/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Një 13-vjeçare nga fshati Vërdovë i Pogradecit u abuzua seksualisht për një muaj e gjysmë nga bashkëfshatari i saj 46-vjeçar.

Babai i shoqes së saj të ngushtë, në shtëpinë e të cilit vajza qëndronte prej gati një viti, e përdhunoi dhe dhunoi fizikisht në mënyrë të përsëritur derisa e mitura denoncoi në Polici duke bërë të mundur arrestimin e tij. Ngjarja ndodhi në banesën e Blerim Bizgjonit, një person i njohur në fshat si problematik, ndërsa 13- vjeçarja u përdhunua për herë të parë më 30 korrik 2020, një fenomen që u përsërit disa herë derisa ajo mori guximin ta denonconte atë në Polici.

Blerim Bizgjoni me dakordësinë e prindërve të së miturës e kishte marrë këtë të fundit në banesë duke iu dhënë fjalën atyre se do të kujdesej për të, gjë të cilën familja e kishte pranuar për shkak të kushteve ekonomike në të cilat jetonte.

Familja Qesolli dy vite më parë kishte shkuar të jetonte në fshatin Vërdovë pasi përmes bamirësisë kishte siguruar një banesë aty, ndërkohë që 5 anëtarët e saj jetonin me vetëm 5 mijë lekë të ardhura në muaj. Në këto kushte vajza kishte gjetur mbështetje te familja e shoqes së saj dhe kishte shkuar të jetonte aty, por pas gati një viti ajo është bërë pre e abuzimit seksual ndërsa nën presion psikologjik dhe kërcënime e ka mbajtur të fshehtë abuzimin sistematik. Ka qenë një kërkesë e shoqes së saj që i kishte kërkuar të ndalonte marrëdhënien me babanë, çka e shtyu atë të gjente kurajon për të denoncuar 46- vjeçarin, baba i dy vajzave të mitura.

”Hiq dorë nga marrëdhënia me babanë tim”, i ka dhënë shoqja 13-vjeçares së abuzuar. Ndërsa kjo e fundit i është përgjigjur: “Këtë gjë mos ma kërko mua, por babait tënd, sepse nuk po e bëj me dëshirë. Thuaji ti të ndalojë”. ”Unë nuk i them dot gjë babait, ai është shumë i dhunshëm në familje”, i ka thënë vajza e 46-vjeçarit shoqes së saj. Pas kësaj bisede e mitura ka lënë banesën e 46- vjeçarit dhe është drejtuar për në shtëpinë e prindërve, ndërsa mes lotësh ka telefonuar operativin e zonës. Pasi ka komunikuar me të ajo së bashku me të ëmën janë drejtuar për në komisariat ku nën prezencën edhe të psikologes është bërë denoncimi ku e mitura ka rrëfyer me detaje çfarë ka ndodhur me të.

Lexo edhe:

E qëlloi mbi 50 herë me thikë buke, vrasësi i 52-vjeçares: E doja, nuk më bënte përshtypje mosha

Dhunoi dhe dogji të dashurën 52-vjeçare, lëshohet urdhër arrest për 31-vjeçarin në Pogradec

DËSHMIA E VAJZËS

“Gjithçka ka ndodhur në ditën e Bajramit. Ai më nxori në ballkon dhe më mbajti aty 4 orë, nuk më linte të lëvizja dhe më kërcënonte se do më hidhte që aty. Më rrahu dhe më përdhunoi, më kishte lidhur. Edhe kur më lëshoi ma bëri të qartë, mos denonco më tha se kam miq në Polici dhe po mora vesh që ke thënë gjë do të vras babanë. Të nesërmen më la të shkoja në shtëpi te prindërit, por kisha frikë dhe nuk iu thashë asgjë. Ai më kërcënoi prapë dhe më detyroi që të kthehesha në shtëpinë e tij. Përsëri bëri të njëjtën gjë me mua, por këtë herë në dhomën e gjumit.

E shoqja e Blerimit nuk mund të fliste, sepse nuk flet dot nga një aksident që i ka ndodhur kohë më parë. Pastaj pas datës 1 gusht kur flinim ai më ngrinte natën dhe pa bërë zhurmë të shkoja në dhomën e tij. Unë dhe vajza e tij ishim shumë shoqe, prandaj shkova të rrija aty, shkova me lejen e prindërve dhe nuk e dija se mund të ndodhte kjo gjë. Madje kur kam shkuar unë mbanin një vajzë tjetër në shtëpi, por Blerimi e zboi atë”, ka rrëfyer 13-vjeçarja A. Q.

Por ndërsa Policia ka arrestuar 46- vjeçarin, dyshimet e forta janë se krahas gjithë asaj që i kishte shkaktuar 13-vjeçares ai synonte trafikimin e saj. Pas dëshmisë së vajzës ajo iu është nënshtruar edhe ekspertizës mjekësore, e cila ka konfirmuar abuzimin fizik dhe seksual ndaj saj ndërsa grupi hetimor ka arritur të identifikojë edhe vajzën tjetër që dyshohet se është mbajtur në banesë para 13- vjeçares dhe pritet edhe marrja e saj në pyetje.

Nëna: Si u njohëm me Blerimin, jemi të shqetësuar. Ai e dinte që i ati s’është në gjendje ta mbrojë vajzën

Pse jetonte vajza juaj në shtëpinë e Blerimit?

Ne e kishim të besuar, që po rrinte vajza me vajzën e tij, me të ëmën, me atë, ne e dinim familje të besuar. Vinte vajza ime e mërzitur, e pyesja: ”Çfarë ke bir i mamit”? Nuk shprehej. Pastaj tha, mami kështu-kështu është puna, duke qarë. Ne e dinim njeri të sigurt, mirëpo doli maskara.

A vinte shpesh Blerimi në shtëpinë tuaj?

Ne s’kemi shumë që jetojmë në këtë fshat. Na sollën këtu se s’kishim shtëpi dhe na ndihmuan fondacionet. Në fillim ai vinte këtu te ne, më tha mua ku e ke burrin se do ta marr në punë, i thashë e kam këtu. Erdhi, u njohën, bënë muhabet e pastaj na tha vajza jote ka krahë tek unë, e ushqej unë, me të ngrënë, me të gjitha do ta mbaj unë.

Po që ajo ishte abuzuar nga Blerimi kur e morët vesh?

Vajza mbrëmë u tmerrua, më tha: “Mami, luajta nga mendtë”. Vajza nuk më shprehej, por mori Policinë. U tha: “Jam shumë e shqetësuar, ju lutem më ndihmoni”. Vajza më thoshte që donte ta godiste, ta përdhunonte, e kishte rrahur, e dinte ai që babai nuk është në gjendje ta mbrojë.

Tani që keni mësuar të vërtetën, çfarë kërkoni?

Unë kërkoj të dënohet dhe të mos afrohet, nuk e dua më atë lloj familjeje, ajo familje është shumë e shkatërruar, ju lutem shumë, nuk kam besim më. Unë atë familje e dija të besuar, kam nevojë shumë për ndihmë edhe është e mira që të më ndihmoni. Ndihem e dëshpëruar, e mërzitur, shpresoj vetëm te shteti, në asnjë vend tjetër. Vajza është shumë e mërzitur, e trishtuar, nuk shprehet kollaj vajza ime.

Autori: S’kam bërë asgjë, s’kam pse pendohem

Pas arrestimit, Blerim Bizgjoni nuk ka pranuar të ketë kryer marrëdhënie me të miturën. “Nuk kam pse të pendohem, sepse nuk kam bërë asgjë”, ka deklaruar ai para Policisë lidhur me ngjarjen. Ndërkohë, ditën e djeshme Gjykata e Pogradecit ka mbajtur seancën për sigurimin e provës, duke administruar si provë dëshminë e 13-vjeçares që u abuzua seksualisht nga babai i shoqes. Ka qenë pikërisht kërkesa e prokurorisë për të siguruar përmes gjykatës si provë dëshminë e së miturës për shkak të specifikës se çështjes dhe për të shmangur çdo ndryshim të kësaj dëshmie nga e mitura që mund të vijë si pasojë e presionit apo kërcënimeve që mund të ndodhin dhe që të ndikojnë tek ajo për tërheqjen e denoncimit apo ndryshimin e dëshmisë. /Panorama/

Etiketa: e mituraperdhunimipogradec

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E qëlloi mbi 50 herë me thikë buke, vrasësi i 52-vjeçares: E doja, nuk më bënte përshtypje mosha

09:46 : 29/07/2025
AKTUALITET

Dhunoi dhe dogji të dashurën 52-vjeçare, lëshohet urdhër arrest për 31-vjeçarin në Pogradec

22:27 : 28/07/2025
AKTUALITET

Zbardhet krimi në Pogradec/ 52-vjeçarja kishte 8 vite e lidhur me vrasësin, i riu i kishte marrë 20 mln lekë

17:22 : 28/07/2025
AKTUALITET

Dyshohet se u vra nga i dashuri, publikohet FOTO e 52-vjeçares

16:07 : 28/07/2025
AKTUALITET

Lidhja intime çoi në vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec, si u zbulua vrasësi (DINAMIKA)

14:43 : 28/07/2025
AKTUALITET

U gjet e pajetë në banesën e djegur, 52-vjeçarja në Pogradec dyshohet se është vrarë

11:42 : 28/07/2025
Para

Kushtetuesja, apeli i Soreca: Të nisin menjëherë emërimet e gjyqtarëve

TË GJITHA

Lidhjet me Subashin, si e fitoi Xoxa tenderin 24 mijë e 650 € në bashkinë e Fierit/ Punonjëset e tradhtuan

10:16 : 29/07/2025

SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Metën, Kryemadhi dhe nëna e saj njihen sot me vendimin

10:15 : 29/07/2025

Itali/ I përfshirë në trafikun e drogës, shqiptari kapet duke bërë “turistin” e kokainës në qendrën tregtare

10:04 : 29/07/2025

Tentoi të vidhte një makinë, por u kap “mat” nga pronari, arrestohet 48-vjeçari në Lushnje

10:02 : 29/07/2025

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti/ Dyshimet e para

09:56 : 29/07/2025

Paralajmërimi i Trump, rriten çmimet e naftës në tregjet evropiane

09:48 : 29/07/2025

E qëlloi mbi 50 herë me thikë buke, vrasësi i 52-vjeçares: E doja, nuk më bënte përshtypje mosha

09:46 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com