• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E pa-Besa

06:00 : 12/09/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Gjergji Koja

Besa Shahini, ministre e Arsimit në Qeverinë Rama, pohoi pak ditë më parë se do të largohej nga Shqipëria, pasi të mbaronte mandatin e saj. Me pak fjalë Shahini tha se nëse Rama do e largonte nga Qeveria, me ndryshimet e pritshme në kabinet, ajo do të ikte.

Besa ishte një nga emrat që u “sponsorizua” politikisht nga Edi Rama, ashtu si edhe Gent Cakaj, Anila Denaj, Elva Margariti, që nuk është se kishin ndonjë lidhje me Partinë Socialiste apo kontribute politike. Ato ndoshta u përzgjodhën në një tentativë të Ramës për të ri-freskuar apo rilindur Partinë Socialiste me emra që u thanë se vinin edhe nga shoqëria civile.

Në rastin e Shahinit dhe Cakajt, Rama luajti edhe kartën e atdhetarit, pasi të dy vinin nga Kosova, edhe pse atje nuk kishin lënë ndonjë gjurmë, madje as mund të mendohej se mund të ishin pjesë e qeverisë.

Kryeministi u investua, i paraqiti si figura të reja që do t´i jepnin impulse qeverisë. Madje nuk kurseu dy figura me kontribute të njohura në PS, Ditmir Bushatin dhe Lindita Nikollën, ish-deputetë dhe shumë të afërt me kreun socialist, veçanërisht gjatë viteve të opozitës.

Lexo edhe:

Në thellësitë e iluzionit: Shqipëria dhe ministrja që nuk ekziston

Ministrja e re e Shëndetësisë me orar part-time! Shkon 2 javë te puna në Itali

Në fakt të dy duket se e kanë zhgënjyer, jo vetëm në aspektin e impulsive, por edhe në atë të formimit si politikanë.

E ndërsa Cakaj mund të shpresojë ende se mund të jetë pjesë e grupit të ardhshëm parlamentar, Shahini dha sinjalin e largimit.

Deklarata e saj në fakt nuk ka mallëngjyer askënd, përfshi edhe socialistët që e mbështetën, qoftë edhe duke heshtur në rastet e dështimeve. Nuk ka mallëngjyer as grupin e rilindasve. Të vetmit që mund të jenë prekur nga paralajmërimi i Besës janë 99-at, të cilët njësoj si ajo u katapultuan në pushtet me siglën e PS-së, edhe pse më herët ishin rrjeshtuar në një llogore kundër socialistëve.

Besa zgjodhi të bëjë publik vendimin e saj për t´u larguar përmes mediave, ndoshta mund të ketë njoftuar më parë edhe Kryeministrin, ose ky i fundit mund t´ia ketë bërë të qartë se “s´mund të qëndrojë më në Qeveri”.

Në kushte të tilla, Besa nuk ka çfarë të bëjë, ajo s´mund të qëndrojë thjesht si anëtare e Rilindjes, pasi e ka të qartë se suporti i vetëm politik në Shqipëri ishte Edi Rama. Dhe ai duket se është zhgënjyer.

Si ministre Besa prodhoi debate, meme, humor, stres te maturantë e studentë, prindër dhe gjithkënd që kishte një lidhje me arsimin. Ajo pranoi të mbante mbi shpatulla kostot, akuzat, problemet e shumta të një qeverie, dhe kjo ndoshta ishte një “shlyerje” borxhi ndaj Kryeministrit që një ditë të bukur, në fund të 2018, paraqiti emrin e saj si ministren e re të Qeverisë.

Tashmë Besa nuk ka nguruar të shfaqë “pa-besinë”, duke lënë në baltë “bashkëluftarët”, reformistët-rilindas dhe ata që menduan se ajo mund të ishte një nga figurat e PS-së, ndoshta jo aq sa ato të dikurshmet, por të paktën mund të rivalizonte me Elisën.

Në fakt Besa e provoi, arriti të shkruajë emrin si një nga dhjetra ministret e tranzicionit politik shqiptar, që veç makinës, zyrës, ofiqeve, nuk lanë asnjë gjurmë, dhe sot as që mbahen mend për ndonjë punë.

Gjithsesi në faqen e Arsimit shqiptar, do të jetë edhe emri i Besës, që hyri si një “eksperiment” politik dhe paralajmëroi ikjen si e pabesë.

Etiketa: Largimiministreshahini

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në thellësitë e iluzionit: Shqipëria dhe ministrja që nuk ekziston

10:29 : 16/10/2025
AKTUALITET

Ministrja e re e Shëndetësisë me orar part-time! Shkon 2 javë te puna në Itali

14:11 : 29/09/2025
AKTUALITET

Vetëm pak ditë pas marrjes së detyrës, ministrja Sala largohet papritur për dy javë jashtë vendit

18:58 : 24/09/2025
AKTUALITET

Ish-ministrja Frida Krifca gjobitet me 3 mijë euro për “konflikt interesi”

17:34 : 18/09/2025
AKTUALITET

Zbulohen lidhjet e ministres së Shëndetësisë Evis Sala me oligarkun Klodian Allajbeu

17:10 : 17/09/2025
AKTUALITET

Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

16:35 : 16/09/2025
Para

Elisa Spiropali me fshatarin e Tiranës

TË GJITHA

EMRI/ Ky është shqiptari që vdiq në vendin e punës në Greqi, shpërthejnë protestat

15:27 : 16/11/2025

Përballja Shqipëri-Angli/ Tifozët kuq e zi ndezin amosferën në rrugët e Tiranës (VIDEO)

15:11 : 16/11/2025

Protestë në Strasburg në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

14:59 : 16/11/2025

Braktisja e kutive të votimit/ Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektim

14:42 : 16/11/2025

Kosova pas vendeve afrikane! 25% e popullsisë në varfëri ekstreme

14:23 : 16/11/2025

Humb jetën 48 vjeçarja në Korçë, i biri akuza mjekëve: Na larguan nga spitali…

14:10 : 16/11/2025

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

13:57 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com