• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Elisa Spiropali me fshatarin e Tiranës

07:00 : 12/09/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Tre njerëz të rëndësishëm në parti propozoi Edi Rama si drejtues të fushatës elektorale në Tiranë; kryebashkiakun Erion Veliaj, ministren Elisa Spiropali dhe deputetin Ervin Bushati. Interesantë është përzgjedhja e Elisa Spiropalit për të bërë fushatë në zonat rurale të Tiranës, pra në fshat. Që tani mësohet se Elisa po bën prova, jo para pasqyrës, por në komunikim me miqtë e afërt për mënyrën sesi duhet të sillet.

Ka përzgjedhur garderobën më të mirë, por i kanë sugjeruar që kur të shkojë në fshatra të sillet më modeste, si në veshje, sjellje apo edhe me leksikun e saj, për të qenë më e kuptueshme, pasi shpesh kur flet, nuk ka gjuhëtar apo gjahtar fjalësh që ti japë kuptim thënieve të saj dhe lavdeve lapidar që thur, zakonisht dhe kryesisht për kryeministrin Rama, idhullin e saj të përjetshëm.

Zonja sqimatare do shkojë në fshatrat e Tiranës për të takuar një bujk që i shkon djersa curk me kazmën e belin në duar, me një lopë që e tërheq pas litarit. Elisa mund të vishet edhe thjesht sa për kamuflim, duke iu kthyer kohës kur militonte tek organizata “Mjaft” dhe dukej si “kooperativiste e thjesht”. Shumë ujëra kanë rrjedhur deri asokohe. Por edhe ai bujku i thjesht e di mjaft mirë cilën zonja ka përpara, e cila tenton ti mbushë mendjen se përse Edi Rama duhet të marrë një mandat të tretë, të katërt e me radhë sa të ketë frymën. Elisa fillimisht u bë Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave, sapo Rama mori mandatin e parë dhe më pas kur trau ulej e ngrihej në pikat e kalimit kufitar, mori me vete edhe akuzat për miliona euro dëm nga kontrabanda.

Rama nuk e lëshoi, përkundrazi, e bëri deputete, ministre dhe tashmë e ka ngritur sërish në detyrë, duke i ofruar në duart e saj të buta fushatën elektorale për zonat rurale në Tiranë. Elisa do bisedojë me fshatarë, ata që rropaten për mbijetuar për veten dhe familjen. Që janë nginjon me pretimet se në çdo parcelë do shkonte uji vaditës, por vit pas viti shohin sesi produktet bujqësore u thahen nga mungesa e ujit dhe mospastrimi i kanaleve.

Lexo edhe:

Rama ‘i paduruar’ për konferencën ndërqeveritare, Spiropali: Shqipërisë i duhet guxim politik

Ministri Hoxha që nuk kapi as “mesin e lartësisë” së Spiropalit

Mund të dëgjojë edhe ankesa për mungesë investimesh, për asnjë pikë fondesh për subvencionimin e bujqësisë, që tokat i kanë ende pa dokumenta sepse ata drejtorët e Rilindjes të mbajnë një jetë zvarrë nëse nuk i dorovit me euro nëndorë, por Elisa është përgatitur për tia dalë edhe këtyre ankesave. Ashtu me “thjeshtësinë” dhe gjestikulacionet e saj mahnitëse që janë një imitim aq brilant si idhulli i tij Rama do tentojë të çorientojë mendjen e bujqve.

Ministrja Elisë do takohet edhe me zonjat e fshatit, ato gra që do meken nga parfumi i shtrenjtë i saj, i ardhur kushedi se ku nga dyqanet e luksit në Europë! Do i tregojë Hakiut, Xhemalit, Sadikut apo Hajdarit sesi qeveria Rama po bën investime madhore, sesi e ka shkulur nga rrënjët korrupsionin, apo që nuk ka më në parti asnjë person me të shkuar e të tashme kriminale.

Ndonjëherë mund ti shkajë goja para fshatarit tiranas duke ua kujtuar se Rama është Skënderbeu i saj, por edhe i yni. Barrë të rëndë ka marrë zonja që periferinë e njeh vetëm për kulinarinë që ofrojë lokalet, të cilët në të shumtën e rasteve janë ngritur nga bota e errët e krimit e lidhur me pushtetin. Realiteti në fshat nuk është haluçinacioni 3D në mendjen e ministres dhe militantëve me tru të larë dhe shpëlarë në lavatriçen e Rilindjes.

Etiketa: Elisa Spiropali

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama ‘i paduruar’ për konferencën ndërqeveritare, Spiropali: Shqipërisë i duhet guxim politik

19:56 : 25/05/2026
AKTUALITET

Ministri Hoxha që nuk kapi as “mesin e lartësisë” së Spiropalit

10:47 : 23/05/2026
AKTUALITET

Rama nuk bën xixa, frika nga zjarri në PS

13:12 : 16/05/2026
AKTUALITET

Berisha thumbon Spiropalin: Pse të flaku Edi Rama? Ti e quaje Skënderbe

10:58 : 14/05/2026
AKTUALITET

Përplasjet me Spiropalin/ Rama: Dy herë e fala, të tretën jo më

22:00 : 13/05/2026
AKTUALITET

Kritika e Elisa Spiropalit ndaj socialistëve në pushtet: Një pikë kthese në Shqipëri?

08:06 : 02/05/2026
Para

VIDEO EKSKLUZIVE/ Ilir Beqja dhe krerët e ‘Drejtësisë së Re' ia shtrojnë me verë të shtrenjtë

TË GJITHA

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom