• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘FBI’ shqiptare/ Ambasada amerikane fton qytetarët të aplikojnë për tu bërë pjesë e BKH

18:32 : 09/09/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Ambasada Amerikane në Tiranë vjen me një thirrje për të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për pozicionin hetues.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të ‘Facebook’-ut, Ambasada thekson se SHBA-të janë të angazhuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë në krijimin e një sistemi drejtësie etik, transparent.

Sipas ambasadës, hetuesit e BKH-së do të jenë ndër pjesëtarët më të mirëtrajnuar dhe më të vetuar të organeve ligjzbatuese në vend dhe do të luajnë një rol kyç në dhënien e drejtësisë në emër të shqiptarëve

‘Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë në krijimin e një sistemi drejtësie etik, transparent dhe profesional, siç e meritojnë shqiptarët. Je pjesë e elitës që do ndihmojë në krijimin e një Shqipërie më të mirë? Hetuesit e BKH-së do të jenë ndër pjesëtarët më të mirëtrajnuar dhe më të vetuar të organeve ligjzbatuese në vend dhe do të luajnë një rol kyç në dhënien e drejtësisë në emër të shqiptarëve. Apliko këtu: https://bit.ly/3bKUsUv

NJOFTIM PËR SHPALLJEN E KONKURSIT PËR POZICIONET “HETUES” NË BYRONË KOMBËTARE TË HETIMIT

Lexo edhe:

No Content Available

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dëshiron të rekrutojë kandidatë të përshtatshëm me integritet për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Kandidatët duhet të kenë eksperiencë në fushat e përcaktuara në Ligjin nr.95/2016“Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, si dhe në fushat që kanë lidhje me misionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (Ekonomik, Teknologji e Informacionit).

Hetuesit e BKH-së kanë përgjegjësinë të kryejnë hetime penale nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm dhe kanë statusin e oficerit të policisë gjyqësore. Sistemi i përzgjedhjes së hetuesve të BKH-së është një proçes sfidues mendor dhe fizik, i përgatitur për të gjetur kandidatët më të aftë dhe me integritet. Ata që janë të suksesshëm në proçesin e përzgjedhjes do t’i bashkohen një skuadre elitë që mbështet Prokurorët e Prokurorisë së Posaçëm të cilët do të ndjekin dhe hetojnë veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, objekt i Ligjit nr 95/2016.

Çfarë duhet të dini para se të aplikoni:

Për të aplikuar për pozicionin e hetuesit të BKH-së kandidatët duhet të plotësojnë të gjitha kriteret e përcaktuara në nenin 6 dhe nenin 38 të Ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”(Ligji Nr.95/2016), si dhe do të dorëzojnë dokumentat e paraqitura më poshtë:

  1. a) Vërtetim zyrtar që vërteton vlerësimet për aftësitë e tij /saj profesionale, etike dhe integritetin moral;
  2. b) Vërtetim zyrtar që vërteton se ndaj tij/asaj nuk është marrë masa disiplinore e “shkarkimit nga detyra”, ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit në momentin e aplikimit;
  3. c) Një deklaratë për mungesën e konfliktit të interesit, që do të pohojë se kandidati nuk është palë ose përfaqësues ligjor në çështje që janë objekt hetimi nga BKH dhe Prokuroria e Posaçme si edhe nuk ka asnjë konflikt interesi, i cili do ta bënte të pamundur angazhimin e kandidatit në pozicionin e hetuesit.

Kandidatët që plotësojnë e kriteret sipërcituara do t`iu nënshtrohen fazave të mëtejshme të konkurimit.

Fazat e përzgjedhjes

Nëse vlerësohen si kandidatë të mundshëm, aplikantët do t’i nënshtrohen procesit të mëposhtëm të përzgjedhjes ( Testimet e përzgjedhjes):

  1. a) Provim me shkrim per të arsyetuarit logjik;
  2. b) Testim i aftësive fizike që mat forcën dhe rezistencën fizike (para këtij testimi fizik kandidati duhet të ketë me vete një Raport Mjekësor për Aftësisë Fizike të lëshuar nga specialisti kardiolog);
  3. c) Një provim të zgjeruar me shkrim që mat aftësitë e shkrimit të raporteve, si edhe nivelin e shkrimit dhe të leximit;
  4. d) Intervistë nga Komisioni i Përzgjedhjes që mat aftësitë e komunikimit verbal, si dhe aftësinë e aplikantit për të komunikuar idetë me efiçencë; Kandidatët që do të kualifikohen për në fazën e intervistës do tu kërkohet të dorëzojnë dokumentat në lidhje me procesin e verifikimit dhe do ti nënshtrohen testit të Poligrafit;
  5. e) Në një fazë të mëvonshme, kandidati i nështrohet procesit të verifikimit nga Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës së Kandidatëve;
  6. f) Një vlerësim i plotë mjekësor që vërteton që aplikantët plotësojnë standartet e duhura shëndetësore për të përmbushur nevojat e punës;

Procesi i verifikimit

Vetëm kandidatët që do të kualifikohen për në fazën e intervistës do tu kërkohet të dorëzojnë dokumentat në lidhje me procesin e verifikimit, si më poshtë:

  1. a) Kandidatët do të plotësojnë dhe do të dorëzojnë deklaratat për pasurinë dhe konfliktit të interesit në përputhje me ligjin ;
  2. b) Kandidatët do të plotësojnë Pyetësorin e Sigurisë dhe do ta dorëzojnë në përputhje me ligjin.

Për të aplikuar për pozicionin e hetuesit të BKH-së, shkarkoni Formularin e Aplikimit që gjendet në (Formulari i Aplikimit). Pasi të jeni siguruar që keni plotësuar si duhet të gjitha fushat e informacionit, nënshkruajeni dhe skanojeni atë. Plotësoni deklaratat për Heqjen Dorë nga Privatësia të kandidatit dhe familjarëve të afërt të tij (Ligji Nr. 95/2016 Shtojca B, Deklarata 2 e 3 dhe shtojca C dhe skanojini ato.

Formulari i Aplikimit dhe dokumentet e skanuara, që kërkohen, dërgojini në adresën e e – mailit: [email protected].

Byroja Kombëtare e Hetimit zbaton politikën e barazisë në të gjitha praktikat e punësimit. Barazia e mundësive është prioritet i lartë i Byrosë Kombëtare të Hetimit, nuk diskriminon asnjë kandidat në mënyrë të paligjshme, të padrejtë apo të paarsyeshme në bazë të gjinisë, statusit martesor, orientimit seksual, fesë apo besimit, racës, kombësisë apo origjinës etnike.

Aplikimet duhet të dërgohen me email në adresën [email protected] , jo më vonë se të martën, 29.09.2020.’

 

 

Etiketa: politike ambasada boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

E rëndë/ Humb jetën në spital i aksidentuari në aksin Elbasan-Librazhd! Emri

TË GJITHA

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

15:31 : 04/06/2026

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom