• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetvrasjet në spital, psikologja: Ja çfarë ndodh me pacientët e Covid-19

10:01 : 08/09/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

Nisur nga vetëvrasjet në spitalin Shefqet Ndroqi të dy pacientëve të infektuar nga Covid-19, dhe për të shpjeguar se çfarë ndodh me këta pacientë, ishte e ftuar për një bisedë në emisionin ABC-ja e mëngjesit, psikologja Arjana Muça.

Sipas psikologes Muça, pacientët me Covid-19 janë lehtësisht të ekspozuar nga stresi dhe depresioni për shkak të vetë sëmundjes së panjohur dhe frikës që këta pacientë ndjejnë.

Ajo sqaroi se periudha e izolimit dhe masat e marra nga autoritetet kane ndikuar negativisht në sistemin nervor në përgjithësi tek e gjithë popullata.

Sipas saj institucionet duhet të kishin bërë më shumë në lidhje me informacionin që duhej dhënë në lidhje me sëmundjen.

“Një nga faktorët në atë që mendohet se kryen vetëflijim është stresi. Stresi e çon individin në sjellje të paimagjinueshme në shumë situata. Mënyra se si përballesh me sëmundjen, dhe pasiguria për jetën bën që reagimi është detyrimisht i ndryshëm, tek individë të ndryshëm. Individë të ndryshëm e përjetojnë në mënyra të ndryshme stresin.

Lexo edhe:

Zinxhiri i këputur i kontrollit minon besimin te tregu farmaceutik shqiptar

Shtëpia e Bardhë ndryshon përmbajtjen e faqes zyrtare të COVID 19: Provat që virusi shpërtheu nga laboratori i Wuhanit

Duke ditur rrezikshmërinë që Covid-19 ka, institucionet shëndetësore do të duhej të kishin bërë një punë të madhe në lidhje me informimin publikut, pra nëse nuk është psikiatri apo psikologu në këto pavione, puna e tyre duhej të ishte informimi i publikut.

Çdo të thotë kjo? Të informosh mbi çfarë paraqet sëmundja në vetvete, duke filluar nga medikamentet që përdoren, çfarë efekti kanë ato, dëmet apo efektet anësore që mund të japin, sepse tek individë të ndryshëm japin efekte të ndryshme.

Fakti që dikush sëmuret me një sëmundje të panjohur është ngarkesë emocionale, dhe një pozitë të vështirë për mënyrën se si do të duhet të përballohet. Nuk janë vetëm mjekët, dhe nuk duhet të vendosim gishtin vetëm tek ata, sepse janë shumë elementë që bashkohen dhe japin efektet e tyre tek një individ”, sqaroi Muça.

E pyetur nga gazetari Enkel Demi se kur ndodhi tërmeti ishte një ushtri psikologësh vullnetarë, që shkuan asistuan të gjithë të dëmtuarit, dhe nëse duhet të ndodhte e njëjta gjë edhe në këtë rast, psikologjia tha:

“Në rastin konkret jemi duke përballur me diçka të panjohur, çfarë është kryesore për këtë është informacioni i publikut. Secili prej nesh e merr informacionin në rrjetet sociale, në emisione televizive, nga mjekët që flasin, dhe ne nuk jemi të gjithë në një nivel arsimimi, për të kuptuar këtë lloj informacioni. Shumica prej nesh e merr informacionin përmes thashethemeve dhe frika bëhet më e madhe. Është çështje interpretimi, kur flasim për një stres afatgjatë ne të gjithë mund të prekemi nga depresioni. Një stres afatgjatë mund të jetë psh, nxjerrja e autoblindave në rrugë, presioni dhe trysnia e mbajtjes në izolim e popullsisë, e gjitha çfarë ndodhi gjatë lock down, të gjitha këto janë gjëra që e shoqërojnë me frikë individin. Ndoshta institucionet duhet të kishin bërë thirrje që të vendosnin një psikiatër apo psikolog në këto pavijone dhe jo thjesht një numër telefoni. Një numër telefoni është i pamjaftueshëm, një i sëmurë i cili është në faza të ndryshme të sëmundjes nuk e ka mundësinë që të flasi gjithë kohën në telefon, prandaj theksoj se informacioni është i domosdoshëm”.

Por çfarë ndodh me medikamentet që pacientet me Covid marrin?

Enkel Demi: Në lidhje me preparatet që përdoren tek pacientët me Covid, si psh hidroksilklorokina sipas një epidemiologu shkakton një tendencë të vetëvrasjes. Epidemiologu ka thënë se në Amerikë pacientët që marrin këtë preparat trajtohen dhe një person nga stafi që kujdeset për ta, raporton për çdo ndryshim psikologjik që mund të ketë pacienti. Ai thotë se nëse përdoret ky preparat i cili aplikohet edhe në Shqipëri duhet një person që të raportojë dhe të kujdeset për të sëmurin bashkë me psikologun. Si mendoni?

Arjana Muça: A kemi ne kaq burime njerëzore sa për të bërë gjithë këtë procedurë? Dhe a janë psikologët tanë të trajnuar për një situatë pandemie? Pjesa më e madhe e tyre kanë lexuar për pandeminë, dinë çfarë ndodh, por në rastin konkret burimet njerëzore që ekzistojnë në institucionet tona të shëndetit nuk janë aq të larta sa në Amerikë. Shtetet e huaja i marrin këto masa që në fillim. Shërbimi jonë shëndetësor megjithëse ka pësuar disa ndryshime të lehta, lë shumë për të dëshiruar. Të jeni të bindur që në spitalet tona janë të afërmit që shërbejnë dhe i mbështesin të sëmurët. Ne nuk kemi staf mjekësor që të kujdeset dhe të trajtojë të sëmurin. Prandaj duhet të kemi burime njerëzore të trajnuara për këtë gjë. Ne kemi shumë pak informacion nga spitalet Covid, se si paraqitet gjendja shëndetësore e të sëmurëve, të gjithë këto ndikojnë në sistemin nervor dhe reklamohen në sjelljen e individit. Një person i demoralizuar dhe jo mirë psikologjikisht, mundet më kollaj nga sëmundja. /abcnews/

Etiketa: Covidpacientespitale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zinxhiri i këputur i kontrollit minon besimin te tregu farmaceutik shqiptar

09:55 : 28/05/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë ndryshon përmbajtjen e faqes zyrtare të COVID 19: Provat që virusi shpërtheu nga laboratori i Wuhanit

09:16 : 21/04/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë në faqen e saj të internetit: COVID-19 e ka origjinën nga laboratori në Kinë

22:42 : 18/04/2025
AKTUALITET

Rriten shpenzimet e shqiptarëve për shëndetin, 24% nuk përballojnë dot as mjekimin bazë

08:22 : 15/04/2025
AKTUALITET

Dibra pa mjekë ligjorë, familjarët e viktimave përballen me vonesa dhe kosto shtesë

16:55 : 04/04/2025
BOTA

Përhapet varianti më i ri i COVID-19

18:16 : 02/04/2025
Para

Kanabis dhe kallashnikov në shtëpi, pranga dy personave më Llakatund

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com