• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Procedurat e reja të legalizimeve/ Kadastra: Ja si duhet të veproni

13:02 : 07/09/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, SOCIALE

Kadastra ka njoftuar se tashmë pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë për objektet që legalizohen, mund të bëhet nga qytetarët pas marrjes së lejes së legalizimit.

Sipas një njoftimi zyrtar, Kadastra bën me dije se para këtyre ndryshimeve, për ndërtimin që do të legalizohej, vetëm pasi aplikuesi të dorëzonte në Bashki vërtetimin për shlyerjen e pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë, procedohej me miratimin e lejes së legalizimit dhe se kjo kohëzgjatje në procedura, sillte jo vetëm vonesa të konsiderueshme në miratimin e lejes së legalizimit, që në shumë raste çonte deri në pamundësi të miratimit të saj, por edhe rritjen e mosinteresimit të subjekteve për përfundimin e procesit

“Në gusht Kuvendi miratoi ndryshimet e fundit në Ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, duke shfuqizuar nenin 27, pika 3, shkronja “c”, fjalia e dytë. E thënë thjesht për qytetarët, tashmë pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë për objektet që legalizohen, mund të bëhet nga qytetarët pas marrjes së lejes së legalizimit.

Kujtojmë që para këtyre ndryshimeve, për ndërtimin që do të legalizohej, vetëm pasi aplikuesi të dorëzonte në Bashki vërtetimin për shlyerjen e pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë, procedohej me miratimin e lejes së legalizimit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Sipas tij, kjo kohëzgjatje në procedura, sillte jo vetëm vonesa të konsiderueshme në miratimin e lejes së legalizimit, që në shumë raste çonte deri në pamundësi të miratimit të saj, por edhe rritjen e mosinteresimit të subjekteve për përfundimin e procesit, prej të cilëve ky rregull u konceptua si një përkeqësim i pozitës së tyre. Shumë qytetarë me probleme ekonomike, e kishin të vështirë që të paguanin paraprakisht këtë taksë, duke patur si pasojë pezullimin e gjithë procesit.

Lexo edhe:

“Kamarieri” i Lorenës si “shoferi” i Mirlindës. Kush është Ardit Kasemi, drejtori matrapaz i Kadastrës?

Kadastra “zgjohet” për zgjedhje, regjistrimi i titujve të tokës bujqësore rekord në 2025

Sipas ndryshimit ligjor të bërë së fundi, tani qytetari e merr lejen e legalizimit dhe pastaj e paguan taksën në Bashki, kur të ketë lekët ose dhe me këste. Ky reformim i këtij procesi, dëshmon dhe një herë vizionin e Qeverisë për një proces legalizimi më kosto sa më ta ulët për qytetarin (falas).

“Pikërisht, ky lehtësim i procedurës, bëhet i prekshëm duke parë shifrat e legalizimeve për muajin Gusht 2020 dhe duke i krahasuar ato me të njëjtin muaj të viti paraardhës.

Kështu, sipasojë pozitive e këtij ndryshimi ligjor, në rang Republike, në muajin gusht 2020 u kryen 1828 legalizime, kundrejt 958 legalizime në muajin gusht 2019. Pra praktikisht dyfishim i banesave të legalizuara.

Në një përmbledhje të situatës, do të kishim që aktualisht numri i përgjithshëm i banesave të legalizuara arriti në 187 mijë objekte, pa përfshirë këtu dhe rreth 14 mijë apartamente të legalizuara përmes procesit të legalizimit të pallateve të braktisura nga ndërtuesit.

Gjejmë rastin të vemë në dukje se gjatë muajit Gusht 2020, si pasojë e situatës së COVID-19, shumë punonjës të ASHK kanë qenë të karantinuar në shtëpi, por përsëri ritmi i punës nuk është ulur”, thekson Kadastra në njoftimin e saj.

Etiketa: Kadastralegalizimeprocedura

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kamarieri” i Lorenës si “shoferi” i Mirlindës. Kush është Ardit Kasemi, drejtori matrapaz i Kadastrës?

13:22 : 06/07/2026
AKTUALITET

Kadastra “zgjohet” për zgjedhje, regjistrimi i titujve të tokës bujqësore rekord në 2025

15:28 : 12/06/2026
AKTUALITET

Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021

14:43 : 10/06/2026
AKTUALITET

Pastrimi i parave, Kadastra duhet të raportojë tek Agjencia e Inteligjencës Financiare çdo kontratë mbi 6 mln lekë

19:34 : 18/04/2026
AKTUALITET

KLSH zbulon shkeljet në Kadastër, 385 milionë lekë të paarkëtuara nga legalizimet në “Tirana Veri”

15:11 : 06/04/2026
AKTUALITET

Rama pranon dështimin: Kemi probleme me Kadastrën, procesi i zvarritur

17:24 : 02/04/2026
Para

Pas dramës me Amber, Johnny Depp nis romancë të re me Sophie Hermann

TË GJITHA

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e ministres

14:58 : 14/07/2026

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026

Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur

14:33 : 14/07/2026

“Retorikë e papranueshme”, BE dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

14:18 : 14/07/2026

Shpërthen vullkani “Mayo” në Filipine, shpallet gjendja e rrezikut, 300 mijë persona të evakuuar dhe 29 tërmete

13:55 : 14/07/2026

Dyshimet për abuzim 3 milionë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

13:47 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş