Përleshje me thika në rrugët e Birmingamit, shumë të plagosur/ Çfarë ndodhi gjatë natës

Një incident i madh ka ndodhur në qendër të qytetit Birmingham, Britani e Madhe, ku një numër i madh njerëzish janë plagosur nga goditjet me thikë.

Policia e West Midlands mori njoftimin rreth orës 00:30, sipas orës lokale, të dielën.

Efektivët thanë se kishte shumë persona të plagosur, ndaj iu bë thirrje njerëzve që të qëndronin larg zonës.

Dëshmitarja Cara, duke punuar në Qendrën Arcadian, i tha BBC se ajo pa “njerëz të shumtë që ziheshin me grushta”.

“Unë pashë shumë njerëz që ziheshin me grushta … njerëz nga pub-et dhe klubet dolën dhe filluan të shohin se çfarë po ndodhte. Kishte femra, meshkuj, njerëz të moshuar, të rinj, një përzierje e tillë njerëzish.

Duke punuar në skenën e klubit për më shumë se dy vjet, unë gjithmonë kam parë mjaft zënka por nuk ishte asgjë si sonte. Gjuha e trupit dhe sjellja ishin krejt të ndryshme. Sasia e gjërave që kam dëgjuar sonte në tre orë, me goditjet me thikë, përplasjen e makinës dhe shumë gjëra të tjera është një tronditje kaq e madhe për mua.

LEXO EDHE  Zgjedhjet në Gjermani, VOA: Kush pritet të zëvendësojë Angela Merkel

Për mua që të jem një dëshmitar okular i diçkaje që ka ndodhur ka qenë një natë mjaft emocionuese deri në pikën ku unë në të vërtetë jam akoma i tronditur”, tha dëshmitarja

Mbetet ende e paqartë përse ka ndodhur kjo masakër në mes të rrugës në mesnatë. Ndërkohë po punohet për të zbardhur rrethanat dhe forcat e sigurisë do të qëndrojnë gati për çdo të papritur pasi mund të rrezikohet jeta e njerëzve të tjerë.