• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ish-ministrja: 4 hapat e Ramës që pengojnë Integrimin

11:11 : 06/09/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka renditur 4 hapat që kanë ppenguar procesin e integrimit, ndërsa akuzon ish-kryeministrin Edi Rama për situatën e krijuar.

Gjosha thekson se që prej vitit 2017 duket sikur qeveria me vetëdije të plotë ka pezulluar procesin më të rëndësishëm në Shqipëri përsa i përket transformimit, demokratizimit dhe integrimit në vlera evropiane!

Sipas saj, hapi i parë i shkatërrimit nisi me mbylljen e Ministrisë së Integrimit dhe largimin e një pjese të madhe të strukturave koordinuese. Ajo shkruan se shkrirja e disa prej Ministrive të tjera solli gjithashtu mbylljen e shumë prej drejtorive përgjegjëse për integrimin evropian.

Në vijim, Gjosha thekson se një tjetër arsye ishte kalimi i kompetencave nga Ministri, në nivel zëvendës ministri. Sipas saj, kjo do të thotë se procesi i integrimit nuk është më një prioritet për qeverinë aktuale.

“Është shumë e vështirë për një zëvendës ministër t’i japë urdhëra Ministrave të tjerë, që shpesh e kanë edhe ata vetë të vështirë të kuptojnë procesin, e jo më t’i vendosë ultimatume afatesh për kryerjen e detyrave konkrete. Kjo është një arsye e fortë pse shumë nga çështjet që janë pjesë e Planit Kombëtar të Integrimit mbeten të pa kryera dhe me afate që janë tejkaluar për disa vite me rradhë”, shkruan Gjosha.

Lexo edhe:

Rama: Do krijojmë Ministri për Inteligjncën Artificiale! Kryeministri me IA do punojë, ne bëjmë muhabet

Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin dhe as kapacitet për urdhrat e Ramës

E treta, sipas ish-ministres, ka të bëj me grupin negociator të Shqipërisë, i cili përbëhet nga njerëz politikë që mbajnë postet e zëvendës ministrave.

“E fundit, por jo për nga rëndësia, ka të bëj me Kryenegociatorin shqiptar. Edhe pse e gjithë struktura e koordinimit ndodhet pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kryenegociatori është i zhvendosur me zyrë në institucionin e Kryeministrit. Sado shpikje të duam të bëjmë me menaxhimin e procesit, është e qartë që koka nuk mund të qëndroj e shkëputur nga trupi! Procesi nuk mund të drejtohet as me telefon dhe as me emaile”, shkruan Gjosha.

Nga Klajda Gjosha, ish-ministre Integrimi

Çfarë po ndodh me procesin e integrimit evropian të vendit? Që prej vitit 2017 duket sikur qeveria me vetëdije të plotë ka pezulluar procesin më të rëndësishëm në Shqipëri përsa i përket transformimit, demokratizimit dhe integrimit në vlera evropiane! Sot kam vendosur të jem pak teknike në ngritjen e problematikave, sepse ne gjithmonë flasim politikisht për publikun dhe në fund është e vështirë për qytetarët të ndajnë arsyet e dështimit të këtij procesi!

Hapi i parë i shkatërrimit nisi me mbylljen e Ministrisë së Integrimit dhe largimin e një pjese të madhe të strukturave koordinuese. Shkrirja e disa prej Ministrive të tjera solli gjithashtu mbylljen e shumë prej drejtorive përgjegjëse për integrimin evropian. Një pjesë e madhe e stafit ishin njerëz të akredituar nga BE për fushat e tyre përkatëse dhe pjesë kryesore e grupeve ndërinstitucionale të punës që mbajnë dhe peshën më të rëndë të burokracisë së këtij procesi! Pjesa tjetër e stafit të këtyre drejtorive, edhe pse mbajnë tituj përgjegjësie në postet përkatëse, shpesh e gjejnë veten të ngarkuar me detyra dytësore që nuk kanë të bëjnë me integrimin. Kjo sepse drejtuesit e institucioneve tona nuk njohin as rregullat bazë të administratës mbi ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive.

E dyta, ishte kalimi i kompetencave nga Ministri, në nivel zëvendës ministri. Ndoshta shumë lexues do të pyesnin pse është kjo e rëndësishme? Kjo do të thotë se procesi i integrimit nuk është më një prioritet për qeverinë aktuale. Është shumë e vështirë për një zëvendës ministër t’i japë urdhëra Ministrave të tjerë, që shpesh e kanë edhe ata vetë të vështirë të kuptojnë procesin, e jo më t’i vendosë ultimatume afatesh për kryerjen e detyrave konkrete. Kjo është një arsye e fortë pse shumë nga çështjet që janë pjesë e Planit Kombëtar të Integrimit mbeten të pa kryera dhe me afate që janë tejkaluar për disa vite me rradhë.

E treta ka të bëj me grupin negociator të Shqipërisë, i cili përbëhet nga njerëz politikë që mbajnë postet e zëvendës ministrave. Që nga momenti kur u krijua grupi negociator, ne kemi pasur disa shkarkime, levizje të individëve përgjegjës, që do të thotë se grupi nuk është stabël ashtu sic duhej të ishte, por ai ndryshon sa herë Kryeministri dëshiron të ndërroj stafin e tij dhe kjo nuk është aspak serioze. Grupi negociator I Shqipërisë do duhej të përbëhej nga njerëz të aftë, ekspertë të fushave përkatëse, sipas kapitujve që negociohen dhe jo nga njerëz që I shërbejnë politikisht interesave të ngushta partiake.

E fundit, por jo për nga rëndësia, ka të bëj me Kryenegociatorin shqiptar. Edhe pse e gjithë struktura e koordinimit ndodhet pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kryenegociatori është i zhvendosur me zyrë në institucionin e Kryeministrit. Sado shpikje të duam të bëjmë me menaxhimin e procesit, është e qartë që koka nuk mund të qëndroj e shkëputur nga trupi! Procesi nuk mund të drejtohet as me telefon dhe as me emaile.

E të gjitha këto cojnë më pas në mungesën e vullnetit, konfuzionin dhe mungesën e koordinimit. Bashkëngjitur kësaj vjen deliri politik që kërkon të bindë vetveten dhe të tjerët se arritjet janë historike, se negociatat janë celur edhe atëherë kur ato janë më larg se kurrë. 15 kushtet qëndrojnë ende të gdhëndura në muret e cdo kancelarie Evropiane. Ndërsa Maqedonia e Veriut do të shkoj drejt konferencës së parë qeveritare, Shqipërisë i shtohen kushtet e saj, sa herë qeveria refuzon t’i pranojë dhe realizojë ato! Procesi i integrimit evropian nuk është thjesht një detyrim por mbi të gjitha është integrim në vlera dhe standarte dhe si i tillë ka nevojë për maturi politike!

Etiketa: gjoshaintegrimiRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama: Do krijojmë Ministri për Inteligjncën Artificiale! Kryeministri me IA do punojë, ne bëjmë muhabet

16:06 : 18/07/2025
AKTUALITET

Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin dhe as kapacitet për urdhrat e Ramës

12:57 : 18/07/2025
AKTUALITET

Rama: Një ditë do kemi një ministër nga Inteligjenca Artificiale

12:05 : 18/07/2025
AKTUALITET

Shkarkimet e Ramës/ Beleri: Në asnjë vend të Europës kryeministri nuk “kërcënon” kryebashkiakët

10:18 : 18/07/2025
AKTUALITET

Fadromat e IKMT-së në Theth dhe paqartësia e “paketës së maleve”

17:18 : 17/07/2025
AKTUALITET

Rama “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të 9 katëshit i jep leje për 30 katësh te Astiri!

13:55 : 17/07/2025
Para

Liga e Kombeve/ Sot 10 ndeshje në program, Kosova sfidon Greqinë

TË GJITHA

Dodaj kalon te CSKA e Sofies, zbulohen detajet financiare mes Vllaznisë dhe klubit bullgar

16:21 : 18/07/2025

Analiza: Pse Starmer kërkon t’u japë të drejtë vote 16-vjeçarëve në Britani?

16:20 : 18/07/2025

Libri si aksesor plazhi

16:12 : 18/07/2025

Rama: Do krijojmë Ministri për Inteligjncën Artificiale! Kryeministri me IA do punojë, ne bëjmë muhabet

16:06 : 18/07/2025

Kina: Agjentët e inteligjencës së huaj po na vjedhin mineralet e rralla

16:03 : 18/07/2025

Grabitet shtëpia e Michel Platini në Francë, ish-kreut të UEFA-s i vjedhin 20 trofe

15:53 : 18/07/2025

Kolonjë/ I vdiq burri në banesë, 47-vjeçarja akuzon mjekët se nuk e diagnostikuan si duhet

15:52 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com