F1/ Gara e Monzës “përpin” pretendentët, fitore historike për Gasly

Pierre Gasly është shpallur fitues i një gare të çmendur në Monza. Një fundjavë që ka rezervuar surpriza të njëpasnjëshme, teksa asnjë nga pretendentët nuk kanë arritur rezultatin e pritur.

Piloti i Alpha Tauri, duke përfituar nga kaosi i shkaktuar nga ndalesa e Magnussen dhe aksidenti i Leclerc, ka marrë vendin e parë për herën e parë në karrierë.

Pas tij është renditur Carlos Sainz, autor i një gare të madhe nga fillimi me një super parakalim nga Bottas. Vendi i tretë është marrë nga Lance Stroll.

Lewis Hamilton kishte kontrollin e padiskutueshëm të garës duke u shkëputur me mbi 12 sekonda në xhirot e para të garë teksa shoku i tij i skuadrës humbi disa pozicione pas një starti të dobët. Por për britanikun  gjithçka ndryshoi në momentin e daljes së makinës së sigurisë pas ndalesës së Magnusen.

LEXO EDHE  Conference League/ Fiton Paoku i Mihaj, barazojnë Tottenham dhe Baseli

Drejtuesit e Mercedes gabuan duke e thërritur britanikun në bokse, në një moment që nuk ishte e lejueshme nga komisarët e garës. Për pasojë Hamilton mori një penalitet prej 10 sekondash “stop and go” nga bokset që i kushtoi atij më shumë se 30 sekonda. Kjo ndalesë e renditi atë në vendin e fundit por në xhirot e fundit 35-vjeçari u tregua agresiv dhe e mbylli garën i 7-i.

Për tu përmendur është fakti se emra të mëdhenj si Verstappen, Vettel dhe Leclerc nuk arritën ta mbyllnin garën e Monzës.