• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tradhtia e elitave dhe shtegtarët e përjetshëm

15:51 : 02/09/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, RAJONI
Marrë nga fb i autorit

Marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Është fakt që balancat elektorale janë të brishta në Ballkanin Perëndimor. Madje më shumë se kaq, ato varen në fije të perit. Për shembull, në rastin e Maqedonisë së Veriut, Kosovës si dhe Malit të Zi së fundmi, diferenca është vetëm 1 votë që ndan shumicën nga opozita. Për më tepër, balancat e brendshme dhe të jashtme janë të tilla sa pasojat nuk ndihen vetëm në ngadalsinë e reformave, në amullinë institucionale dhe rritjen e dozave të populizmit politik por edhe në përplasjet e forta gjeopolitike, në mbrojtjen e sovranitetit, në procesin e integrimit europian të oborrit të pasëm të shtëpisë ballkanike që ende nuk po gjen deriçkën nga do të tentojë një ditë t’i bashkangjitet familjes europiane. E cila për hir të së vërtetës është duke u ballafaquar me krizat e saj të tilla si divorci me Britaninë, ekonomitë e lëkundura fort nga koronavirusi, aradhët e refugjatëve të cilët do vijojnë të vijnë, vizionet e kithëta mbi si do të duket BE në të ardhmen e afërt apo deri sa dhe kur duhet të zgjerohet etj.

Ballkani Perëndimor prej disa dekadash po vuan nga elementë të ngjashëm pavarësisht kontesteve të ndryshëm historikë, kulturorë apo socio-ekonomikë. Serbia, Kosova, Mali i Zi, Bosnja-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bashkë-ndajnë sfida të ngjashme kur vjen puna te plagët e krimit dhe korrupsionit që shkojnë deri të kapje shteti. Ku pastrimi i parasë dhe fuqizimi i oligarkisë ekonomike-politike është një binom i frikshëm dhe dekurajues për konkurrencën e lirë. Mungesa e institucioneve të forta, e kontrollit dhe balancës mes tyre, e rregullave të qarta të pjesmarrjes politike dhe demokracisë liberale që bazohet në shtylla të tilla si liritë dhe përgjegjësitë individuale, shenjtëria e pronës, liria e besimit apo kushtetueshmëria, ka prodhuar sisteme të demokracive hibride apo klientelizmit elektoral.

Gjithashtu, autokratë të caktuar kanë qenë në qeverisje për të paktën një dhe në ndonjë rast edhe dy apo diç më tepër dekada, të tillë si Gjukanoviç në Mal të Zi, Vuçiç në Serbi, ish-kryeministri Gruevski në Maqedoninë e Veriut, Thaçi në Kosovë apo Edi Rama në Shqipëri. Natyrisht në rethana të ndryshme, me dritë-hijet përkatëse, me opozita të ndryshme, me përkrahje gjeopolitike dhe nën rrethana gjeo-strategjike gjithashtu të ndryshme, por me përbashkësinë e faktit që pushteti të korrupton dhe pushteti absolut apo jetëgjatësia e tij, të korrupton absolutisht.

Qytetarët e këtyre vendeve janë shpesh të zhgënjyer dhe të lodhur nga tranzicioni i pambarimtë që faktikisht duhet të kishte mbaruar me kohë dhe vakt dhe tashmë të ishin demokraci të konsoliduara, me tregje të cunguara dhe që promvojnë një polaritet të ndjeshëm mes oligarkive ekonomiko-kriminale nga njëra anë dhe pjesës tjetër të popullisë nga ana tjetër, me sisteme gjyqësorë që nuk japin drejtësi ose e japin me vonesë. Qytetarët ndjehen të tradhtuar nga elitat drejtuese, nga monopolizimi i pushtetit, nga mungesa e qarkullimit të elitave, nga mbyllja e shtigjeve të mundësive. Ata kërkojnë ndryshim, shpresë, mundësi. I kërkojnë këto në vendet respektive që mos të jenë të detyruar të ngelen shtegtarë të përjetshëm dyerve të botës.

Lexo edhe:

Fije që priten

Bota dhe rajoni: sot dhe nesër

*Shkruar enkas për BoldNews.al

Etiketa: ilir kalemaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fije që priten

12:58 : 13/07/2026
AKTUALITET

Bota dhe rajoni: sot dhe nesër

13:55 : 29/06/2026
AKTUALITET

Protestat në Ballkan dhe te ne

14:45 : 22/06/2026
AKTUALITET

Betejat e fituara të protestës dhe rruga përpara

09:05 : 16/06/2026
AKTUALITET

Zgjedhjet në Kosovë: prej këtu, ku?

20:35 : 08/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
Para

Denoncimi/ 700 euro për të shkuar drejt Italisë nga Porti i Vlorës, çfarë po ndodh

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş