Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin e Rodosit në Greqi. Mediat lokale raportojnë se një grua 47 vjeçare është paraqitur në polici duke denoncuar djalin e saj 18 vjeçar për përdhunimin e të vëllait 13 vjeç.
Sipas të dhënave, djali i sapodalë nga mosha e mitur, ka sulmuar vëllanë pesë vjet më të vogël duke kryer marrëdhënie homoseksuale dhe incesti. Për më tepër skenat janë filmuar.
Ndër të tjera, gruaja deklaroi para policëve se fëmijët kishin probleme të luhatjes mendore.
Raportohet se gjithçka ishte filmuar në telefonin e një të afërmi tjetër të familjes.
Denoncimi ndodhi më datë 20 gusht, ndërsa policia tha sot se ka kryer kërkimet përkatëse në shtëpinë e familjes.
Autoritetet lokale nuk kanë dhënë shumë detaje mbi ngjarjen për shkak të sensibilitetit të saj, por policia ka vërtetuar abuzimin seksual ndaj të miturit pasi këqyrën edhe telefonin e sekuestruar që kishte filmuar krimin.