• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në Pogradec njihet si “mik i Fatmir Xhafaj”. Si sulmoi Meard Berberi policin në gjykatë

13:45 : 14/08/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga BoldNews.al

Ilir dhe Meard Berberi, të arrestuar së fundmi nën dyshimet se janë organizatorë të sulmit me armë në hotel “Voloreka” në Tushemisht, njihen në Pogradec si “miq të Fatmir Xhafajt”, ish-ministër i Brendshëm dhe tashmë deputet i Partisë Socialiste.

Burime nga Policia e Pogradecit deklaruan për “Boldnews.al” se, falë reklamimit që i bënin “miqësisë” me Xhafajn, Berberët konsideroheshin “të paprekshëm” nga strukturat ligjzbatuese të qytetit.

Për të dhënë dëshmi konkrete të raporteve të forta mes familjarëve Berberi e Fatmir Xhafajt, burimet konfidenciale nga uniformat blu të Pogradecit tregojnë për një ngjarje të Dhjetorit 2018, kur Meardi ia hodhi paq me drejtësinë, pavarësisht se sulmoi dhe dhunoi një punonjës policie brenda Gjykatës së qytetit.

Sulmi mbi policin
Në 14 Dhjetor 2018, gjykata e Pogradecit kishte caktuar një seancë, në të cilën do të merrej në pyetje i arrestuari A.P, një lidhje e ngushtë shoqërore e Meard Berberit.

Lexo edhe:

Fatmir Xhafaj në revansh ndaj institucioneve të pavarura, firmos 14 plane për kontrollin e tyre

Vajza dhe dhëndri i Fatmir Xhafajt me park fotovoltaik, qeveria zbardh lejen (Dokumentet)

Para nisjes së seancës, Meard Berberi dhe një mik i tij janë futur në sallën e gjyqit, ndërkohë që brenda nuk ishin as palët dhe as trupa gjykuese.

Në këto kushte, punonjësi i Policisë, S.K. u ka kërkuar dy djemve që të dilnin nga salla, pasi nuk lejohej, për më tepër që kishin hyrë në ambjentet e gjykatës pa iu nënshtruar kontrollit fizik për sende të palejueshme.

Miku i Meard Berberit iu bind kërkesës së punonjësit të Policisë dhe vendosi të dilte jashtë. Ndërsa vetë Meardi vijoi të qëndronte në sallë.

Punonjësi i policisë e ka sqaruar Berberin se nuk mund të qëndronte në sallë dhe ka insituar që ta nxirrte nga aty ose në të kundërt do i duhej të përdorte forcën e autoritetit të policisë, duke njoftuar për këtë dhe forcat e policisë.

Edhe pas kësaj thirrje Meard Berberi nuk ka pranuar të dilte nga salla dhe, në këto kushte, punonjësi i policisë e ka kapur nga krahu dhe ka arritur ta nxirrte nga salla, por duke pasur rezistencën fizike prej të riut.

Punonjësi i policisë ka arritur ta nxirrte nga ambjentet e gjykatës dhe ndërkohë që po zbriste nga shkallët bashke me të, Meardi e ka kapur punonjësin e policisë nga rrobat e uniformës së policisë duke iu shprehur se “Mos më fol mua here tjetër ashtu”.

Po ashtu, Meard Berberi ka nxjerrë një send nga xhepi, për të cilin, punonjësi i policisë ka dyshuar se mund të ishte dicka e kundërligjshme (armë), pasi ai person njihet dhe nga strukturat e policisë dhe opinioni publik si person me precedent penale. Meardi Berberi, me sendin që mbante në dore, i cili rezultoi një lloj sprajti lotsjellës, e ka sprucuar disa here në drejtim të fytyrës së punonjësit të policisë, duke ia hedhur në sy dhe në pjesën e organeve të frymëmarrjes (hundë, gojë).

Nga ky sulm, punonjësi i policisë humbet momentalisht shikimin, i shkaktohen vështirësi të mëdha në frymëmarrje dhe humbet ndjenjat.

Pas këtij episodi, Maerd Berberi është larguar me shpejtësi nga ambjentet e gjykatës, duke iu fshehur drejtësisë.

Tashmë, emri i tij rikthehet sërish në skenë, i dyshuar si një ndër organizatorët e dy episodeve sulmi me armë në drejtim të hotel “Voloreka” në Pogradec, në datën 1 dhe 8 Gusht 2020.

Në sulmin e datës 8 Gusht, personat e ngarkuar nga të dyshuarit Ilir e Meard Berberi për të qëlluar hotelin “Voloreka”, kanë dëmtuar, ndër të tjera, edhe automjetet e disa pushuesve.

Pikërisht, ky sulm, sidomos ndaj mjeteve të turistëve, ka shënuar “pikën e kthesës” në sjelljen e policisë së Pogradecit ndaj Ilir e Meard Berberi, duke u angazhuar për arrestimin e tyre, nën drejtimin e Drejtorisë së Policisë së Korçës.

Etiketa: fatmir xhafajMeard Berberi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fatmir Xhafaj në revansh ndaj institucioneve të pavarura, firmos 14 plane për kontrollin e tyre

17:21 : 23/05/2026
AKTUALITET

Vajza dhe dhëndri i Fatmir Xhafajt me park fotovoltaik, qeveria zbardh lejen (Dokumentet)

16:20 : 06/03/2026
AKTUALITET

Inspektorët pa mandat të parlamentit/ Si “babai i reformës” i shëtit bedelët e tij nëpër gjykata

18:35 : 31/01/2026
AKTUALITET

SPAK i mbyll derën Komisionit “Xhafaj 2” (Dokumentet)

17:49 : 30/01/2026
AKTUALITET

Vlora pa ujë, Berisha: Materialet e ujësjellësit u vodhën, përgjegjëse kunata e Fatmir Xhafës

15:16 : 29/12/2025
AKTUALITET

Denoi me burg Salianjin, Rama-Xhafaj-Begaj shpërblejnë gjyqtarin Genti Shala

18:45 : 12/12/2025
Para

Olsi Rama: Telushi nuk ishte pjesë e planeve të klubit, nuk pranonte pankinën!

TË GJITHA

Qeveria i jep Salillarit koncesionin 1 miliardë euro të rrugës Milot-Balldren

16:06 : 05/06/2026

Tentoi të godiste me thikë efektivin e rrugores, arrestohet 38-vjeçari /EMRI

15:56 : 05/06/2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, lihen në burg dy rojet private të kompanisë ‘Major Security’

15:50 : 05/06/2026

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

15:45 : 05/06/2026

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom