• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vajza dhe dhëndri i Fatmir Xhafajt me park fotovoltaik, qeveria zbardh lejen (Dokumentet)

16:20 : 06/03/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Familjarët apo njerëzit që kanë lidhje të forta me politikën janë më të privilegjuarit për marrjen e lejeve për parqe fotovoltaike, të cilat janë hapur si “kërpudhat” kohët e fundit, të njëjta me HEC-et e famshme në kohën e qeverisë “Berisha”. Qarku i Fierit është “kampion” i lejeve të dhëna, teksa përfitues kanë qenë firma të mëdha, individë apo firma pa asnjë përvojë, apo persona që kanë lidhje familjare me krerët e mazhorancës.

Pas djalit të Gramoz Ruçit, një tjetër leje është dhënë në zonën e Fierit, ku kësaj herë përfitues është vajza dhe dhëndri i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafës, aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Amantia Xhafaj dhe Ditjon Baboçi, e para vajza dhe i dyti dhëndri, janë pronarë të kompanisë “InvestALB & Konsulencë”, teksa kjo kompani është pronare e 50 % të aksioneve të firmës “DION Energji”.

Familjarët e deputetit janë bashkëpronarë të kësaj firme me Artan Sakon, vëllain e kryetarit të Bashkisë së Tepelenës, Gramoz Sako, ish-drejtues i Gardës së Republikës. Një lidhje tepër e ngushtë e biznesit me politikën, ku vetë politika apo krerët e mazhorancës, favorizojnë familjarët e tyre!

Lexo edhe:

50 milionë euro pa garë financiare/ ARRSH kualifikon vetëm nga një kompani për çdo lot

“Mos më fol si kryetar partie”/ Fatmir Xhafaj kthen komisionin në pronë personale, bën ‘gangsterin’ me Shabanin

Faksimile: Leja e KKT për park fotovoltaik për firmën “DION Energji” në zonën e Dërmenasit në Fier

Ditët e fundit, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka zbardhur një tjetër leje për park fotovoltaik në Fier. Sipas dokumenteve, KKT-ja ka vendosur miratimin me kusht të lejes së ndërtimit për objektin “ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MË dhe veprave ndihmëse”.

Ky park ndodhet në Fier dhe ka si subjekt zhvillues shoqërinë “DION Energji” sh.p.k. Leja përfundimtare do t’i jepet pas pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë për llogari të Bashkisë Fier.

“Zona e projektit është e vendosur në veri perëndim të fshatit Grykë, në një distance prej rreth 3.9 km. Ajo ndodhet në ultësirën bregdetare në fushën e Myzeqesë. Zona e studimit ndodhet në afërsi me plazhin e Semanit. Pasazhi bujqësor i rajonit të Topojës konsiderohen si habitat i krijuar nga njeriu ose krejtësisht artificial. Prona në të cilën zhvillohet projekti ka një sipërfaqe prej 35.245 m²”, thuhet në dokument.

Faksimile: Kompania “DION Energji” ka si pronar Artan Sakon (50 %) dhe Amatia Xhafën dhe Ditjon Baboçin (të dy 50 %)

Por, kush qëndron pas kompanisë që ka marrë lejen për park fotovoltaik?! Vox News ka shfletuar dokumente nga KKT-ja, noteriale apo nga QKB-ja, ku rezulton se 50 % të aksioneve të kësaj firme (DION) i ka firma “Investalb & Konsulencë”.

Blerja e këtyre aksioneve është bërë në muajin qershor të vitit 2023, teksa pronarët e (Investalb) janë Amantia Xhafaj, e bija e Fatmir, e lindur në Tiranë më 31 mars 1990 dhe Ditjon Baboçi, i biri i Agim, i lindur në Tiranë më 15 nëntor 1986

“Shqyrtimi i mundësisë për përcaktimin e vlerës së kontratës midis palëve, për blerjen e një pjesë të kuotës që përfaqëson përkatësisht 50% të pjesëmarrjes në kapitalin themeltar të shoqërisë ‘DION Energji’, në shumën prej 30.000 euro. Autorizohet përfaqësuesi ligjor i shoqërisë, Baboçi për kryerjen e të gjitha veprimeve dhe firmosjen e të gjitha akteve të nevojshme për realizimin e qëllimit të këtij vendimi”, thuhet në dokument.

Ndërkohë, pjesën tjetër të kompanisë, po 50 % të aksioneve, i zotëron Artan Sako. Edhe ai, në të njëjtën kohë, pra në qershor të vitit 2023, i bleu aksionet për vetëm 30 mijë euro. Nëse blerja është bërë fiktive, apo për konjuktura të tjera, këto dyshimet duhet t’i zbardhin institucionet ligjzbatuese./VoxNews

Etiketa: Amantia XhafajArtan SakoDitjon Baboçifatmir xhafajpark fotovoltaik

Lajme të lidhura

AKTUALITET

50 milionë euro pa garë financiare/ ARRSH kualifikon vetëm nga një kompani për çdo lot

21:05 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Mos më fol si kryetar partie”/ Fatmir Xhafaj kthen komisionin në pronë personale, bën ‘gangsterin’ me Shabanin

17:12 : 15/07/2026
AKTUALITET

Malaj i përvishet Xhafajt: Shiti Nanon, përfitoi koncesione; ka torturuar një vajzë për florinj

20:57 : 11/07/2026
AKTUALITET

Xhafaj-KLSH: Mos u fokusoni te milionat e dëmit ekonomik, ndihmoni administratën të mos “gabojë”

21:29 : 08/07/2026
AKTUALITET

Fatmir Xhafaj në revansh ndaj institucioneve të pavarura, firmos 14 plane për kontrollin e tyre

17:21 : 23/05/2026
AKTUALITET

Resort 10 mln € në Qerret/ Manovrat e drejtoreshës së Tatimeve për të fshehur pasurinë, lidhja me Abazin dhe Sakon

20:32 : 12/03/2026
Para

Në burg që prej tetorit 2024, GjKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për masë më të butë

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş