Kapen 15 kurdë pranë Tepelenës, 3 transportohen drejt spitalit

Policia e Tepelenës ka kapur mbrëmjen e së premtes 15 shtetas kurdë, pranë fshatit Luzat, të cilët udhëtonin në këmbë.

Nga raportimet mësohet se tre prej tyre nuk ishin mirë fizikisht dhe janë transportuar në spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër për të marrë ndihmë mjekësore.

LEXO EDHE  Plagosi 60-vjeçarin në Kavajë, arrestohet autori! Detajet

Ndërkohë, të tjerët janë shoqëruar në komisariatin e Tepelenës.