• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Jep lajmin e mirë/ Brataj: Vaksina më premtuese ka mbërritur në fazën e tretë

20:35 : 14/08/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur në lidhje me përpjekjet botërore për prodhimin e një vaksine ndaj COVID-19.

Në një postim në rrjetet sociale, Brataj shkruan, se në Itali po zhvillohen 3 projekte kërkimore, ku më premtues është “ChAdOx1-S”, në bashkëpunim midis Oxford dhe kompanisë Advent-Irbm e Pomezia, në provincën e Romës, i cili ka hyrë në fazën e tretë.

Përsa i përket vaksinës së prodhuar nga Rusia, Brataj ka mjaft rezerva. Sipas kreut të Urgjencës Kombëtare, autoritetet në Rusi nuk i ndoqën procedurat standarte për prodhimin e saj.

Brataj ka sqaruar, se provat klinike zgjasin një vit, por në rastet urgjente koha mund të shkurtohet në 4-6 muaj.

“Në garën botërore për prodhimin e vaksinës për të ndaluar pandeminë Covid-19, janë të paktën tre vaksina që po provohen në Itali. Vaksina më premtuese dhe në fazë të avancuar në eksperimentim është ajo e zhvilluar nga bashkëpunimi midis Oksford dhe Advent-Irbm të Pomezia, e cila ka mbërritur në fazën tre.

Lexo edhe:

Itali/ I përfshirë në trafikun e drogës, shqiptari kapet duke bërë “turistin” e kokainës në qendrën tregtare

Iu gjet kokainë në bagazhin e makinës, arrestohet shqiptari në Itali

Fillon gjithashtu faza e parë e provës për vaksinimin që po bëhet nga ReiThera në Castel Romano. Mundësia tjetër vjen nga ajo e bioteknologjisë Takis me qendër në Romë.

Në garën për vaksinën e koronavirusit Rusia prodhojë Sputnik V! (Siguria!!)

Prodhimi i vaksinave kalon në tre faza: sigurinë, efikasitetin dhe imunitetin.

Vaksina e regjistruar në Rusi për përdorim njerëzor nuk i ndoqi këto procedura standarte për prodhimin e tyre. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ajo duhej të ishte akoma në fazën e parë të provave klinike, faza në të cilin kontrollohet siguria e saj ,frekuenca e dëmtimeve dhe efekteve anësore.

Faza e dytë në të cilën përcaktohen dozat dhe efektet e tyre janë studiuar si në aspektin e tolerancës ashtu edhe të imunitetit, pra aftësia për të nxitur një përgjigje imune, por ajo është kryer në pak njerëz.

Faza e tretë është ajo gjatë së cilës kryhen teste të shumta për të vlerësuar efikasitetin në shkallë të gjerë, zakonisht ato kryhen në dhjetëra mijëra vullnetarë të shëndetshëm”, shkruan Brataj.

Sipas tij, më premtuesi në nivel ndërkombëtar, është bashkëpunimi midis Oksford dhe kompanisë Advent-Irbm e Pomezia, në provincën e Romës.

“Vaksina ChAdOx1-S, bazohet në adenoviruset jo-përsëritëse që rrjedhin nga shimpanze, të cilat bartin gjenin e pikut të sintetizuar nga Sars-Cov-2. Pas rezultateve pozitive të arritura tashmë në laborator dhe studimeve paraklinike mbi kafshët, ka filluar faza tretë e provës klinike për të përcaktuar sigurinë, efikasitetin dhe imunitetin. Provat po ndiqen në mijëra vullnetarë të shëndetshëm të të dy gjinive të moshës midis 18-55 vjeç dhe 65-85 vjeç.

Ndërkohë, po vazhdon puna edhe për dy vaksina të tjera në Itali. E para është ajo që po provon kompania ReiThera, në pronësi zvicerane me qendër në Castel Romano të Romës, me fonde nga Rajoni Lazio dhe Ministria e Shëndetësisë, ku ajo mori autorizimin nga AIFA për provat klinike.

Faza e parë është kryer në 90 vullnetarë të shëndetshëm të të dy gjinive, përfshirë të rriturit (18-55 vjeç) dhe të moshuarit (65-85 vjeç), të cilët po ndiqen nga Instituti për Sëmundje Infektive, Lazzaro Spallanzani në Romë së bashku me qendrën kërkimore klinike të Veronës. Gjithashtu në këtë rast, vaksina e quajtur GRAd-Cov-2, bazohet në një adenovirus të çaktivizuar që kodon proteinën Spike të Sars-Cov-2, dhe tashmë është treguar se është mjaft e sigurt dhe shkaton imunitet te kafshët.

Opsioni tjetër i bërë në Itali vjen nga kompania e bioteknologjisë Takis me qendër në Romë, në bashkëpunim me Rottapharm Biotech të Monzës. Për dallim nga dy kandidatët e tjerë, vaksina e quajtur Covid-eVax nuk përdor një vektor viral por bazohet në një fragment të ADN-së sintetike duke filluar nga një sekuencë gjenetike e Sars-Cov 2, një metodë që lejon të përshtasë vaksinën në rast të mutacionit të virusit.

Studimet paraprake te kafshët kanë dhënë rezultate premtuese, ku është provuar se pas një administrimi të vetëm është parë një përgjigje e rëndësishme imuniteti e cila rritet pas një soministrimi të dytë. Vaksina është ende në pritje të autorizimit për provat klinike të cilat duhet të fillojnë me testet te njerëzit dimrin e ardhshëm në Institutin Pascale në Napoli dhe në San Gerardo në Monza”, shkruan Brataj.

Etiketa: BratajItalivaksina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Itali/ I përfshirë në trafikun e drogës, shqiptari kapet duke bërë “turistin” e kokainës në qendrën tregtare

10:04 : 29/07/2025
AKTUALITET

Iu gjet kokainë në bagazhin e makinës, arrestohet shqiptari në Itali

15:56 : 25/07/2025
BOTA

Rrëfimi i një gazetari: Jeta ime u kthye në ferr kur mafiozët më fajësuan për rënien e tyre

11:11 : 25/07/2025
BOTA

VIDEO/ Avioni rrëzohet në mes të autostradës në Itali, humbin jetën dy persona

18:35 : 23/07/2025
AKTUALITET

Itali/ Shqiptari përndjek ish të dashurën, por byzylyku elektronik e tradhton

10:44 : 23/07/2025
BOTA

Vala e të nxehtit në Itali/ Temperaturat kaluan 43 gradë, 6 viktima  

22:56 : 22/07/2025
Para

"Në kufi nuk ka rradhë, por krizë humanitare"/ Gazetari: Pamje apokaliptike

TË GJITHA

Tensioni i lartë i gjakut, ja disa hapa të thjeshtë që ulin presioni para gjumit

22:50 : 29/07/2025

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

22:50 : 29/07/2025

Liga e Konferencës, Egnatia mëson rivalin e mundshëm të turit të tretë

22:49 : 29/07/2025

Inaki Williams zbulon të vërtetën pse dështoi transferimi i vëllait të tij te Barcelona

22:40 : 29/07/2025

Analiza: Çfarë sjell njohja e Palestinës si shtet nga Britania, pse Starmer vendosi tani?

22:38 : 29/07/2025

Serbia dhe Kina i përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

22:36 : 29/07/2025

Ylli Manjani: Kodi i Ri Penal është “arma” e qeverisë për grabitjen e pronës

22:22 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com