• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Në Shqipëri pandemia e COVID u përdor për përfitim politik”/ Dasho: Ja pse sot fajësohen qytetarët

09:13 : 13/08/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SHENDETI

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, përmes një postimi në rrjetet sociale, thekson se në Shqipëri, pushteti i COVID u pa si një kalë ekstra që duhej shfrytëzuar për përfitimin politik të radhës.

Duke bërë një krahasim mes vendeve perëndimore, që morën masat e duhura për përballimin e epidemisë sipas parimeve testo, gjurmo, trajto, Dasho shkruan se në vendet diktatoriale apo gjysmë demokratike, ku Shqipëria është shembulli perfekt, u aplikuan masa të çuditshme të marra gjatë tre muajve të parë të epidemisë.

Sipas tij, kjo ndodhi pasi një mendje tinzare e shfrytëzoi epideminë si mjet propagande dhe agresioni psikologjik ndaj qytetarëve të frikësuar.

“Për fatin e mirë të demokracisë, por për fatin e keq të personave që u sëmurën apo humbën jetën, propaganda nuk të çon larg. I dehur nga flladet pranverore dhe i futur në qorrsokak nga të paaftët, pushtetit ju desh një farë kohe deri sa të kuptonte se situata nuk ishte ajo që dukej dhe se COVID-i qe kthyer nga një mundësi pushteti në një patate të nxehtë që duhej lënë sa më parë në dorë të dikujt.

Zgjidhja u gjet! Fajtor për dështimin u bë qytetari shqiptar, i terrorizuar që në fillimet e epidemisë, i lënë i pambrojtur dhe në mëshirë të virusit, i cili u rivendos në qendër të agresionit mediatik kësaj here për t’u shpallur si fajtori i madh! Dalja e situatës jashtë kontrollit dhe përhapja e COVID-it në popullatë me ritme të shfrenuara po shitet tashmë jo si dështim i qeverisë, por si dështim i qytetarit!

Lexo edhe:

Vaksina anti-Covid i shkaktoi paralizë një gruaje, Gjykata italiane njeh rastin e parë

Hoxha: Krimi i organizuar në Durrës i lidhur me pushtetin, operacioni i SPAK i vonuar

Edhe “kalorësit” janë zëvendësuar! Një turmë amorfe me politikanë të rangjeve më të ulta dhe teknicienë gjysmagjelë po vazhdon linjën e propagandës, duke pretenduar se qeveria e ka gjithçka nën kontroll, por problemi qëndron tek mosbindja qytetare për të mbajtur maskat, për të respektuar distancën apo për të larë duart!”, shkruan Dasho.

Reagimi nga Erion Dasho

COVID-I DHE PUSHTETI

Në vendet me demokraci të konsoliduar ekzistojnë katër pushtete – tre pushtetet tradicionalë dhe media – të cilët funksionojnë në harmoni të plotë sipas parimit të njohur checks-and-balances.

Në vendet me demokraci hibride apo me tendenca autoritariste, pushteti ekzekutiv “kalëron” tre pushtet e tjerë nëpërmjet dhunës, mashtrimit apo korruptimit.

Në janar 2020, mozaikut të pushteteve papritur ju shtua një “pushtet” i ri, ai i COVID-it i cili vepronte nëpërmjet frikës së gjithëpranuar të qenies njerëzore nga e panjohura, sidomos kur kjo është vrasëse.

Në vendet e tipit të parë, COVID-i u vlerësua ashtu sikundër është – një sëmundje epidemike që kërcënonte shëndetin dhe jetën e qytetarëve. U hartuan strategji për vlerësimin e situatës, parandalimin e përhapjes së sëmundjes dhe trajtimin e personave të prekur. Brenda pak javëve, strategjitë u përmblodhën në atë që sot njihet si “mantra” e kontrollit të COVID-it: Testo-Gjurmo-Trajto.

Në këto vende me demokraci të zhvilluar, me COVID-in u morrën ekspertët e shëndetit publik, mjekët dhe, sipas nevojës, profesionistë të fushave të tjera. Ndërhyrja në këto vende u bazua tek transparenca dhe krijimi i një partneriteti bashkëpunues midis qeverisë dhe publikut. Rezultatet janë të dukshme dhe nuk kanë nevojë për koment.

Në vendet diktatoriale apo gjysmë demokratike, pushteti i COVID-it u pa si një kalë ekstra që duhej shfrytëzuar për përfitimin politik të radhës. Shqipëria është shembulli perfekt! Kur sheh me gjakftohtësi masat e çuditshme të marra gjatë tre muajve të parë të epidemisë, gjen vetëm një shpjegim:

NJË MENDJE TINZARE E SHFRYTËZOI EPIDEMINË SI MJET PROPAGANDE DHE AGRESIONI PSIKOLOGJIK NDAJ QYTETARËVE TË FRIKËSUAR. SIPAS ANALISTËVE TË SJELLJES SË DIKTATORËVE, POPULLATA E FRIKËSUAR ËSHTË TERRENI MË I BEGATË PËR TË ZBATUAR NJË STRATEGJI TRUSHPLARJE DHE NËNSHTRIMI.

Për fatin e mirë të demokracisë, por për fatin e keq të personave që u sëmurën apo humbën jetën, propaganda nuk të çon larg. I dehur nga flladet pranverore dhe i futur në qorrsokak nga të paaftët, pushtetit ju desh një farë kohe deri sa të kuptonte se situata nuk ishte ajo që dukej dhe se COVID-i qe kthyer nga një mundësi pushteti në një patate të nxehtë që duhej lënë sa më parë në dorë të dikujt.

Zgjidhja u gjet! Fajtor për dështimin u bë qytetari shqiptar, i terrorizuar që në fillimet e epidemisë, i lënë i pambrojtur dhe në mëshirë të virusit, i cili u rivendos në qendër të agresionit mediatik kësaj here për t’u shpallur si fajtori i madh! Dalja e situatës jashtë kontrollit dhe përhapja e COVID-it në popullatë me ritme të shfrenuara po shitet tashmë jo si dështim i qeverisë, por si dështim i qytetarit!

Edhe “kalorësit” janë zëvendësuar! Një turmë amorfe me politikanë të rangjeve më të ulta dhe teknicienë gjysmagjelë po vazhdon linjën e propagandës, duke pretenduar se qeveria e ka gjithçka nën kontroll, por problemi qëndron tek mosbindja qytetare për të mbajtur maskat, për të respektuar distancën apo për të larë duart!

NË FAKT QEVERIA NUK KA ASGJË NËN KONTROLL!

Situata në popullatë nuk njihet sepse nuk testohet mjaftueshëm!

Rastet nuk gjurmohen sepse metodat e përdorura për gjurmim janë ato të shekullit të 19-të!

Trajtimi nuk ofrohet në parametra bashkëkohorë sepse është lënë në dorë të një grushti mjekësh të stërlodhur të cilët nuk dinë ç’të bëjnë më parë – të trajtojnë pacientët që shtohen çdo ditë, apo të hartojnë protokolle për mjekët e familjes dhe t’i trajnojnë ata për përdorimin e tyre.

Rezultati është fatkeqësisht ky që shohim! Prej shumë javësh, Shqipëria renditet midis vendeve të para në Europë për nga numri i rasteve të rinj dhe vdekjeve për banor. Për më tepër, situata nuk ka gjasa të përmirësohet.

TË BËSH POLITIKË DHE PROPAGANDË ME SHËNDETIN DHE JETËN E QYTETARËVE, I KALON KUFIJTË E LUFTËS PËR PUSHTET! KJO SHKEL ÇDO PARIM ETIKE DHE MORALI NJERËZOR!

SHPRESOJ QË POLITIKANËT DHE GJYSMAGJELËT T’A KUPTOJNË SA MË PARË SE COVID NUK LUFTOHET ME PROPAGANDË, POR ME STRATEGJI, NUK LUFTOHET ME FJALË BOMBASTIKE, POR ME PROFESIONALIZËM!

DHE, MBI TË GJITHA, TË KUPTOJNË SE COVID NUK ËSHTË LUFTË APO PUSHTET, POR NJË SËMUNDJE NGA E CILA KANË PËR DETYRË DHE MISION TË MBROJNË QYTETARËT, VOTUESIT DHE TAKSAPAGUESIT E TYRE!

Etiketa: Coviddashopushteti

Lajme të lidhura

BOTA

Vaksina anti-Covid i shkaktoi paralizë një gruaje, Gjykata italiane njeh rastin e parë

11:57 : 15/10/2025
AKTUALITET

Hoxha: Krimi i organizuar në Durrës i lidhur me pushtetin, operacioni i SPAK i vonuar

22:54 : 02/10/2025
AKTUALITET

Rezultojnë mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

20:08 : 30/09/2025
AKTUALITET

Varianti i Covid po përhapet në të gjithë Shqipërinë, mjekët: Po mbipopullon urgjencat

11:20 : 23/09/2025
AKTUALITET

Çfarë pritet nga Rama 4?

16:16 : 14/09/2025
AKTUALITET

Covid po përhapet në shkolla, mjekët: Janë shtuar ndjeshëm infektimet tek fëmijët

16:00 : 12/09/2025
Para

I dënuar me 11 vjet burg, kapet në Muriqan vlonjati me 2 emra

TË GJITHA

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

21:29 : 25/10/2025

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com