Koronavirusi/ 5 viktima në 24 orët e fundit në Shqipëri

Shënohet rekord i ri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Në 24 orët e fundit, nga 643 testime, 154 kanë rezultuar raste të reja, si asnjëherë më parë që nga fillimi i pandemisë.

LEXO EDHE  "Jo burgime të përjetshme", të burgosurit në grevë/ Zbardhet peticioni

Për fat të keq kanë humbur jetën 5 pacientë.

Në spitalet Covid po marrin trajtim mjekësor 114 pacientë, 19 prej të cilëve në terapi intensive, dhe 4 të tjerë në intubim.