Biznesmeni ‘gay’ rrëfen sekretin me dy reperat e njohur dhe ëndrrën e parealizuar

Elton Ilirjani, biznesmeni ‘gay’ shqiptar, është CEO i një superkompanie fitimprurëse në Neë York, i cili tashmë ka famën që kurrë s’do mund t’ia kufizojë lirinë e mendimit. Pasi deklaroi se u prek nga Covid-19, ai zbulon disa sekrete që fshihen pas fotove “hot” që poston, për të cilat thotë se merr pafund komplimente në privat nga djemtë shqiptarë.

Ai thotë se është aq i pasur, sa mund të blejë gjithçka shpirtërore e materiale, përveç pavdekësisë.

Sipas tij, të qenit ndryshe është absolutisht më atraktive, ndjesi që po e provon dita-ditës. Bashkë me rrëfimin sa shpirtëror aq edhe filozofik për jetën apo vdekjen që i kanoset njerëzimit në kohë pandemie, Eltoni gjen kohën të flasë për flirte e dashuri. Ai në këtë rrëfim për “Panorama Plus zbuloi sekretin që deri tani e kishte mbajtur për vete; si i propozuan dy reperët me famë dhe çfarë donin të arrinin nëpërmjet një lidhjeje romantike me një gay të fuqishëm si ai në Europë dhe SHBA…

Lajmi se përjetove simptomat e Covid-19 në SHBA u komentua edhe këtu, madje u bëre personazh në “Portokalli”. Si u ndjeve kur pe kopjen tënde në version komik?

Florian Binaj është ndër aktorët më të talentuar në Shqipëri dhe unë jam krenar që ai më konsideron për rolet e tij. Ai ka aftësinë t’i afrohet shumë profilit tim dhe ta bëjë atë aq bukur. Unë mendoj që aktorët e humorit janë aktorë më të mirë se ata dramatikë, sepse unë mendoj se humori dhe satira janë forma më e lartë e artit. Kjo përkon edhe me faktin se shkrimtari im më i preferuar është Balzak, unik për formën e tij të satirës.

Satira dhe humori ndërtojnë dhe kritikojnë ëmbël dhe me takt të paparë. E bëri aq mirë rolin kur unë isha i sëmurë, sa më riktheu besimin se mbi të gjitha vazhdimësia e jetës triumfon dhe se ne do ta kalojmë të gjithë së bashku këtë pandemi. Kishte një humor të paparë dhe kur shpjegonte simptomat e mia ishte shumë e fortë. Sidomos pjesa e frikës nga tubi, që unë realisht e kisha… kjo ishte epike dhe të gjithë ndjekësit më shkruanin për tubin dhe pse e përmenda. Ishte një mrekulli!

Ç’mendove ku mësove se edhe imituesi yt, Florian Binaj, doli pozitiv?

Kur dëgjova për infektimin e tij, i shkrova dhe i urova kalimin sa më shpejt të situatës, sepse e dija që ai do ta kalonte shumë lehtë. E kisha këtë ndjesi, sepse ai ka shumë pozitivitet dhe ky pozitivitet do ta ndihmonte dhe mbi të gjitha, ka aq shumë për t’i dhënë skenës shqiptare. Lexova një intervistë të tij të fundit, ku thoshte se rreth tij kishte një lloj stigme dhe se njerëzit i qëndrojnë larg… Ky është realiteti i zymtë i mentalitetit shqiptar, që stigmatizojnë dhe imagjinoni për sëmundje të tjera se sa stigmatizues janë shqiptarët! Stigma është e barabartë totalisht me injorancën dhe fatkeqësisht, shumica e popullsisë sonë është injorante dhe analfabete funksionale…

Ndërkohë që je mjaft aktiv në rrjetet sociale me postime interesante, ku tërheq vëmendjen me look-un e kuruar. Si është për ty të zgjohesh në mëngjes dhe të bësh grim?

Unë nuk bëj grim në jetën time të përditshme. Nuk e kam qejf grimin apo të kuqin e buzëve. Unë laj fytyrën me sapun dhe nuk përdor as krem për mirëmbajtje, harroj… Postimet me të kuq buzësh unë i bëj për të sensibilizuar shoqërinë se edhe personat transgjinorë duhet të kenë të drejta të barabarta në jetën e përditshme dhe sidomos në punësim. Në fakt, edhe në fotot që kam bërë nuk përdor grim, por thjesht të kuq buzësh. Vetëm një herë jam grimuar në studion e një fotografi të mirënjohur në Neë York, për përvjetorin e kompanisë sime.

Grimi në fakt është formë arti më vete, por unë nuk kam nevojë sepse nuk kam defekte për të mbuluar, edhe pse jam 40 vjeç … Shikoj këta të rinjtë që janë nga 20 vjeç dhe kanë nevojë për grim… Unë nuk kam, edhe pse këta të rinjtë kanë filluar që të me quajnë “gjyshe”… por gjyshe tërheqëse dhe pa asnjë rrudhë… Kështu që, përgjigjja ime për grimin është Jo. Nuk përdor dhe shpresoj të mos më duhet kurrë. Unë hyj te njerëzit që kur kaloj në rrugë, edhe në Neë York City apo Londër, Romë, Milano Rio etj., njerëzit kthejnë kokën dhe më fiksojnë dhe më mbajnë mend gjatë. Kjo është mendoj unë gjenetike, sepse mamaja ime ka qenë ndër femrat më të bukura në jugun e Shqipërisë… Ndoshta i ngjaj asaj.

Ke shfaqur sensualitetin tënd me pozat “hot” me të brendshme sek si të zeza. Kujt doje t’i jepje një mesazh apo ngacmim me të pasmet e tua?

Unë kohët e fundit kam hedhur online foto që janë “ndryshe”, jo totalisht nudo, por që janë ngacmuese. Këtë e kam bërë sërish në funksion të aktivizmit tim për të sensibilizuar shoqërinë, që edhe personat gay apo transgjinorë mund të jenë dhe duken po aq bukur sa edhe njerëzit “normalë”, si e quajnë homofobët veten… Mesazhi ka qenë për gjithë shoqërinë dhe se ata duhet të pranojnë njerëzit ndryshe dhe se ne që jemi ndryshe, nuk jemi domosdoshmërisht të shëmtuar apo jo të dëshiruar. Përkundrazi, ne jemi më tërheqës se shumë të tjerë.

Unë mund të them me plot bindje se kam prapanicën më të bukur, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, madje edhe më tej. Unë nuk kam asnjë ndërhyrje në trupin tim, edhe pse e kam mundësinë ta bëj, por unë i sfidoj të gjitha këto shoëgirl-s në Shqipëri dhe Kosovë, sepse jam më tërheqës se ato nga mbrapa dhe sado të përpiqen ato duke bërë operacione, unë ua kaloj me disa herë… Në fund të fundit, ky ka qenë edhe mesazhi dhe njerëzit të mbledhin mendjen sepse ato që shesin veten për disa klikime dhe për disa para më shumë, nuk janë aspak më të bukura se unë dhe aspak më tërheqëse se unë, pasi meshkujt në shumë raste më kanë zgjedhur mua për të më komplimentuar në privat.

Po thua që të qenit ndryshe është më interesante, ngacmon më shumë?

Unë me këtë risi kam sjellë në vëmendje të publikut se ne që jemi ndryshe jemi edhe të bukur, edhe tërheqës, edhe të dëshiruar dhe se dashuria nuk njeh limite gjinie apo orientimi seksual. E përsëris, unë jam më tërheqës se Tayna që është e vogël, jo më këto të rriturat që kanë bërë ndërhyrje në prapanicë dhe ngjajnë sikur kanë airbags me vete nga mbrapa dhe shpeshherë gjithë celulit dhe këto përpiqen të shesin…Pra, me pak fjalë, 40- vjeçar dhe në topformë dhe më i dëshiruari në Shqipëri dhe Neë York pa diskutim…!

LEXO EDHE  "Mullari i kashtës u dogj dhe lopa mbeti pa ngrënë”/ Plas debati mes Teas dhe Shqipes

Mos të lodhen kot, por të pranojnë realitetin e hidhur për to… Meshkujt shqiptarë më duan dhe me komplimentojnë prapanicën dhe habiten si ka mundësi që unë jam kështu, prandaj dhe perceptimi po ndryshon. Ku është ndryshimi mes një transgjinoreje dhe këtyre gocave të famshme të shoëbizzit shqiptar? Të gjitha njësoj duken dhe këto dashur pa dashur ngjajnë si transgjinore dhe kështu po kontribuojnë në perceptimin pozitiv ndaj transgjinoreve, sepse edhe ato kanë operacione plastike.

Por nëse më parë ishe biznesmeni i tërhequr në punën tënde, tashmë shquhesh për statuset dhe qëndrimet ku shpesh përmend individë të caktuar. Pse kjo qasje?

Unë nuk kam qenë i tërhequr në profesionin tim dhe ky profesion të jep famë sepse ti ke në dorë karrierën e shumë personave. Unë kam qenë shumë i njohur për mijëra familje shqiptare, që i kam ndihmuar të punësohen dhe të kenë të ardhura të mira ne familjet e tyre. Ndërkohë në kuadër të aktivizmit tim për të drejtat e LGBT në Ballkan, ka sjellë më shumë fokus tek unë. Dua të theksoj për gojët e këqija se unë nuk përpiqem të kem famë, pasi unë kam para dhe paraja është produkt i famës dhe unë e kam pasur para famës… E përse do më duhej fama kur kisha paranë? Kur kisha një jetë të mrekullueshme? Madje, fama më ka limituar shumë nga jeta ime. Pra, e gjitha është aktivizëm dhe këtë ta kenë të qartë se po lodhen duke u përpjekur të hedhin baltë. E kanë nga xhelozia patjetër, për paratë, suksesin dhe së fundmi për prapanicën time unike.

Kush janë personat e njohur që ke pasur fërkime këto kohë dhe a ka ndodhur që je atakuar pasi i ke përmendur me emra?

Jam atakuar nga disa persona, si një tip nga Kosova, që është burri i një këngëtareje dhe që më ofendoi, por në fakt unë mendova në moment se ishte një mllef personal dhe pa bazë, sepse ndoshta ishte edhe ai xheloz. Ndërkohë këta deputetët e tjerë, që janë në Parlament dhe jashtë përpiqen të kenë vëmendje duke dalë kundër LGBT dhe bëjnë shumë keq, sepse do jenë shumë shpejt totalisht jashtë politikës. Këtë jua premtoj!

Pra, kush del kundër LGBT në Shqipëri, do jetë jashtë politikës dhe unë do loboj këtu në SHBA që të sigurohem që këta elementë të jenë jashtë politikës përfundimisht dhe e bëj! Ata që kam përmendur me emër, e dinë shumë mirë se kanë përballë një njeri me ndikim në botën perëndimore dhe se nuk kanë përballë një gay pa pushtet, por kanë dikë që i hapen dyert e qeverive perëndimore dhe se mua më merret mendim për këtë situatë në Shqipëri. Keni për të parë shumë shpejt.

I mbuluar në luks nga koka te këmbët. Ka nga ata që kërkojnë të të manipulojnë, duke të kërkuar martesë vetëm të joshur nga paraja?

Fatkeqësisht, djemtë i kanë qejf paratë dhe luksin dhe kohët e fundit janë bërë edhe më shumë në numër. Unë di të kuptoj kush më dëshiron për ato që kam, apo për atë që jam. Patjetër që përpiqen, por kur më njohin ose tërhiqen, ose krijojnë një respekt të madh dhe duan të më kenë edhe më shumë afër. Mund të ndaj me ju një sekret, sepse dy reperë të njohur shqiptarë kanë dashur të lidhen me mua, sepse kanë menduar për një karrierë edhe më të madhe në Hollyëoood, duke ditur edhe lidhjet e mia me qarqet LGBT në Hollyëood. Janë tërhequr pa diskutim kur janë refuzuar, edhe pse në dukje hiqen si maço dhe se kanë mbi 800 mijë ndjekës nëpër Instagrame…

I beson më shumë shprehjes “paraja blen gjithçka”, apo “paraja s’është gjithçka”? Dhe në jetë ç’ke mundur të arrish me para, apo të mos arrish dot, edhe pse ke paranë?

Unë mendoj se paraja blen gjithçka. Madje, edhe dashurinë e blen ngadalë në kohë. Pra, edhe nëse dikush nuk të do në fillim, por duke jetuar me ty dhe duke parë këtë “Bella Vita”, bie në dashuri me ty sepse kjo është jeta. Kështu jemi ne njerëzit dhe ne nuk kemi pse e mohojmë këtë ose hiqemi më puritanë se Jezu Krishti. Ajo që nuk blihet me para për momentin është vetëm pavdekësia dhe kjo është e sigurt. Çdo gjë tjetër blihet.

Mund të themi se e ke shpirtin plot, pra ke dikë që të dërgon mesazhe të bukura, apo të pushton me dashuri?

Patjetër që unë kam dikë që më do fort dhe do më dojë edhe më shumë në të ardhmen. Nuk më dërgon vetëm mesazhe, por kuptohet që më do në total. Mesazhet dërgohen, por nuk janë domethënëse aspak. Dashuria për mua nuk është vetëm seks. Dashuria është ndjenjë komplekse dhe sublime. Për mua seksi është periferik dhe s’ka asnjë vlerë madhore. Dashuria është fjalë e madhe dhe shumë investuese.

Në botën e shoëbizz-it, kujt do t’i propozoje martesë me bindje të plotë dhe me kë do të zgjidhje të bëje një aventurë të nxehtë vere në një ishull?

Nga shqiptarët asnjë pa diskutim, sepse më duken jo vetëm bosh, por edhe jo mjaftueshëm të bukur për shijet e mia. Nëse do ishte gjallë Freddie Mercury, patjetër që do ta përndiqja deri sa të shkonte me mua dhe të më falte pak kohë nga koha e tij. Të tjerët janë njerëz normalë dhe pa lidhje me shijet e mia. Të kisha një verë të nxehtë me Freddie Mercury është ëndrra ime me sy hapur! E dashuroj atë njeri, edhe pse nuk jeton më. Fatkeqësisht!

Si do ta përshkruaje jetën e një djali homoseksual si ty, në krah të kujt do të doje të preheshe? Të prehesha?

Në jetë apo pas jetës? Se bëj shaka. Unë jam njeri me karakter shumë të fortë dhe nuk e kam menduar kështu. Unë në fakt do zgjidhja të prehesha në krahët e së vërtetës dhe pranimit totalisht të vetvetes, sepse më shumë se 99% e njerëzve që jetojnë në tokë nuk e arrijnë kurrë në jetët e tyre.

Unë e kam arritur dhe misioni im në tokë ka përfunduar në këtë aspekt. Tani unë thjesht shijoj tokën, natyrën dhe kafshët. Njeriu që do jetë në lartësinë të pranojë veten dhe të mos mohojë veten, do të jetë ai i duhuri.