• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush mund të vendosë për kandidimin ose jo të Berishës për deputet?

12:45 : 07/08/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Gjergji Koja

Një ditë më parë, Genc Ruli, ish-ministër dhe ish-deputet, një nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD, shprehu mendimin e tij nëse Sali Berisha, lider historik i kësaj partie duhej të kandidonte ose jo në zgjedhjet e 2021.

“Lavdia e zotit Berisha do të mjaftonte për dy jetë, jo për një. Ai është një njeri energjik, pa diskutim, por i takon atij të shprehet për këtë gjë. Secili duhet të dijë t´a ruajë vetë lavdinë dhe shkëlqimin e tij. Ti vendos që karriera ime politike ka qenë e vrullshme, ka kaluar në të gjitha kulmet e saj, sot është dita që unë ta mbyll, për të mos ta mbyllur të tjerët ty”, tha ndër të tjera Ruli.

Pas kësaj deklarate pati interpretime dhe këndvështrime të ndryshme, diku u pa si një sinjal për mbyllje dere për ish-Kryeministrin dhe diku tjetër si një sugjerim që ai të tërhiqej.

Në deklarimet e mëparshme, Berisha ka pohuar se do të mbrojë interesin publik dhe vëmendja e tij është përqëndruar në rrjetet sociale, atje ku çdo ditë poston denoncime, shpreh mendimet, kundërshtitë dhe bën thirrje për revolucion.

Lexo edhe:

Alarmi për bombë/ Deputetja e AAK-së: Është në dorën e policisë të zbulojë rastin

Berisha: SPAK-u mbron organizatat kriminale të Suel Çelës dhe Altin Troplinit

Kur është pyetur për PD, ai ka pohuar se nuk ndërhyn dhe se jep këshilla kur ia kërkojnë.

Pra indirekt ai ka dhënë sinjale të një tërheqjeje nga ajo që quhet drejtimi, pavarësisht se në qarqe të ndryshme, gjithmonë është aluduar se zotëron kontrollin e partisë, edhe pa qenë kryetar.

Historia në PD ka treguar se shumë prej emrave dhe figurave të saj ndër vite ose janë tërhequr, ose i është ndërprerë karriera për shkak të zhvillimeve të brendshme, përplasjeve apo kundërshtive. Disa janë larguar dhe rikthyer, të tjerë janë tërhequr tërësisht nga politika, duke iu rikthyer jetës private.

Kjo ka ndodhur që nga 1991 dhe pothuajse është përsëritur çdo vit, ndërsa të larguarit etiketoheshin si “grupi armiqësor” i rradhës. Në fillimet e PD u larguan disa prej emrave të njohur në lëvizjen e Dhjetorit dhe më pas formuan PAD.

Pak vite më pas ndodhi shkarkimi i Eduart Selamit si Kryetar i PD-së. Viti 1997 gjithashtu u shoqërua me ndryshime në kupolën drejtuese të PD. Pak vite më pas Ish-Kryeministri Aleksandër Meksi apo ish-Kryeparlamentari, Pjetër Arbnori, u tërhoqën nga jeta politike, sikundër edhe shumë prej figurave të tjera në këtë parti.

Por në asnjë moment nuk është vënë në diskutim tërheqja e Berishës, edhe pse pyetja me të cilën është përballur të paktën nga viti 2000 në konferencat e shtypit ka qenë ajo nëse do të largohej nga drejtimi i PD nëse humbte zgjedhjet.

Përgjigjia gjithmonë ka qenë standarde: iki nëse sovrani me zgjedhje të lira nuk voton PD.

Në fakt zgjedhjet manipuloheshin, manipulimet denoncoheshin dhe në fund humbja nuk njihej. Momenti kur Berisha dha dorëheqjen nga drejtimi i PD ishte në 2013, atëherë kur partia që drejtonte doli në opozitë, pas 8 viteve qeverisjeje.

Dorëheqja u pasua nga lot të shumë prej militantëve të PD-së por vendimi ishte i pakthyeshëm. Ky vendim i ish-Kryeministrit u pasua nga një seri ndryshimesh në të gjithë kupolën e PD, përfshi këtu Sekretarin e Përgjithshëm dhe nënkryetarët, një pjesë të konsiderueshme të Kryesisë dhe kështu me rradhë.

Sot duket se është hedhur në diskutim teza nëse Berisha do të kandidonte apo jo për deputet. Në fakt ky është një vendim që i përket vetëm ish-Kryeministrit, pasi askush brenda PD nuk do të kishte guximin për të firmosur një listë kandidatësh për deputetë dhe atje të mos përfshinte emrin e Sali Berishës.

Kjo për faktin se ende ish-kryeministri nga një pjesë jo e vogël e militantëve dhe bazës së PD konsiderohet një lider, që pavarësisht se drejtoi me dorë të hekurt PD, mban mbi supe disa nga sukseset më të mëdha jo vetëm të kësaj partie, por edhe zhvillimeve politike të brendshme dhe atyre integruese.

Ndaj dhe çdo kalkulim apo propozim nëse ish-kryeministri duhet ose jo të kandidojë thjesht ngjan me ato shashkat që hidhen për të tërhequr vëmendjen. Në fund vendimi nuk merret as nga Lulzim Basha, as nga Genc Ruli, as nga anëtarët e tjerë të Komisionit, Kryesisë apo Këshillit Kombëtar.

Berisha ka fituar statusin e një institucioni që qëndron mbi të gjithë kupolën drejtuese të PD-së.

Etiketa: Berishadeputetkandidimi

Lajme të lidhura

RAJONI

Alarmi për bombë/ Deputetja e AAK-së: Është në dorën e policisë të zbulojë rastin

11:54 : 05/07/2025
AKTUALITET

Berisha: SPAK-u mbron organizatat kriminale të Suel Çelës dhe Altin Troplinit

14:07 : 04/07/2025
AKTUALITET

Berisha denoncon: Mikrokreditë po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes, qeveria hesht

12:21 : 04/07/2025
AKTUALITET

“Nuk ka as ligj, as moral”/ Berisha sulmon Rusmalin: I ka hequr vota PD-së pa asnjë shkak ligjor

15:35 : 03/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Njohëm asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në me farsën e 11 majit

14:01 : 03/07/2025
AKTUALITET

Pas Tiranës e Fierit/ Sot hapen kutitë në Durrës, garë brenda PD-së mes Aulon Kalasë dhe Arjan Ndojës

08:46 : 03/07/2025
Para

Foto/ Ronaldo dhe Georgina e “teprojnë” me alkoolin në fshatin italian

TË GJITHA

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 05/07/2025

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

22:43 : 05/07/2025

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com