• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Humbi të afërmin nga Covid-19/ Eksperti: Sistemi shëndetësor në kaos, situatë e rrezikshme

08:36 : 06/08/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, SHENDETI

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se asnjë nga hallkat e sistemit shëndetësor nuk funksionon më, ndërsa shton se mungesa e kontrollit mbi Covid-19 po materializohet në një situatë të rrezikshme.

Sipas Dashos, sistemi shëndetësor është në kaos të plotë.

“Sot do të pres raportimin ditor të vdekjeve nga COVID. Nuk e di në se ky rast do të raportohet si i tillë. Të shohim…

Shpesh nuk ka nevojë më tepër se një rast për të bërë radiografinë e një sistemi dhe çfarë shkruajta më lart provon se sistemi ynë shëndetësor sot ka rënë!

Duke u marrë me njeriun e afërt, unë komunikova me mjekë të stërmunduar, të lodhur dhe në prag të dorëzimit. Konstatova një sistem i cili nuk është në gjendje të mbrojë shëndetin dhe jetën e shqiptarëve!

Lexo edhe:

Skandali/ E-Albania dështon në prani të Ramës, Karçani në siklete: Gabon dhe “Diella” (VIDEO)

Sistemi i tatimeve në kolaps! Kontabilistët nuk dorëzojnë dot bilancet, gjoba për vonesat

Vetëm një shërbim mund t’u bëjnë sot shqiptarëve personat që kishin marrë përsipër parandalimin dhe kontrollin e covid-it në shqipëri: të largohen! Dikur kam thënë “të largohen pasi t’u kërkojnë falje shqiptarëve”! Sot fjalët janë të tepërta! Thjesht të ikin… Një orë e më parë… Llogaritë mund të bëhen më vonë…”, shkruan Dasho.

Nga Erion Dasho

Mungesa e kontrollit mbi COVID-19 dhe papërgjegjshmëria e institucioneve shëndetësore me sa duket po materializohet në një situatë të rrezikshme. Një situatë intensive dy ditore (fatkeqësisht e pasuar nga humbja e jetës së një personi të afërm) më bindi plotësisht se asnjë nga hallkat e sistemit shëndetësor nuk funksionon më.

Në se që nga muaji maj kam shkruar e folur se “Shqipëria ndodhen në mëshirën e tekave të virusit”, sot mund të shkruaj se edhe mëshira e virusit arriti në kufi. Tashmë sistemi shëndetësor është në kaos të plotë.

Në vijim një përshkrim gjakftohtë i fakteve:

MJEKSIA E FAMILJES

Ndonëse e gjithë familja manifeston shenja që sugjerojnë për COVID, nuk ka patur asnjë kontakt me mjekun e familjes. Arsyeja? Ndoshta duhet kërkuar tek deklarata e përditshme e Ministrisë së Shëndetësisë që rekomandon ose 127 ose numrin e gjelbër në rast dyshimi për COVID.

SISTEMI SHËNDETËSOR PRIVAT

Një nga pjesëtarët e familjes kërkoi kujdes shëndetësor pranë një strukture private. Skaneri fliste për COVID, klinika për COVID, epidemiologjia për COVID dhe, sigurisht, mjeku privat i rekomandoi trajtimin anti-COVID. Asnjë masë apo interesim për pjestarët e tjerë të familjes. Asnjë element koordinimi me sektorin publik (domosdoshmëri në raste epidemish).

URGJENCA MJEKSORE

Ndonëse numri 127 u thirr disa herë dhe u kërkua me ngulm realizimi i tamponit, Urgjenca Mjeksore asnjëherë nuk erdhi. Pas insistimit tim, familja bleu një puls oksimetër. Kur u konstatua se oksigjenimi i një familjari ishte 84%, ky parametër ju njoftua 127-ës. Ambulanca erdhi me mbi një orë vonesë.

SISTEMI SPITALOR PUBLIK

Urgjenca Mjeksore e dërgoi pjestarin e moshuar të familjes në një prej spitaleve COVID. Nga momenti i shtrimit nuk pati asnjë komunikim midis stafit dhe familjavëve. Me përfshirjen time dhe insistimin konstant, arritëm të merrnim vesh vetëm informacion të cunguara. Asgjë zyrtare. Rreth 30 orë pas pranimit në spital, familja njoftohet se familjari i tyre kishte humbur jetën. Stuktura e promovuar si “spital i specializuar COVID” mezi e mbajti një ditë në jetë të sëmurin.

TRAJTIMI ME DINJITET DHE MBËSHTETJA

As që mund të mendohet mbështetja psiko-sociale për pjestarët e tjerë të familjes. Ata nuk dinë se ç’të bëjnë më parë – të vajtojnë prindin që humbën apo të kenë frikë për jetën e tyre. Asnjë prej tyre nuk ka bërë tamponin, ndonëse ende kanë shenjat klinike të sëmundjes. Askush nuk jep përgjigje as edhe për një pyetje të thjeshtë: “Në kushtet kur të gjithë familjarët janë të izoluar, si do të kryhen shërbimet e fundit ndaj të ndjerit?”

STATISTIKAT DHE RAPORTIMET

Sot do të pres raportimin ditor të vdekjeve nga COVID. Nuk e di në se ky rast do të raportohet si i tillë. Të shohim…

Shpesh nuk ka nevojë më tepër se një rast për të bërë radiografinë e një sistemi dhe çfarë shkruajta më lart provon se sistemi ynë shëndetësor sot ka rënë!

Duke u marrë me njeriun e afërt, unë komunikova me mjekë të stërmunduar, të lodhur dhe në prag të dorëzimit. Konstatova një sistem i cili nuk është në gjendje të mbrojë shëndetin dhe jetën e shqiptarëve!

Vetëm një shërbim mund t’u bëjnë sot shqiptarëve personat që kishin marrë përsipër parandalimin dhe kontrollin e covid-it në shqipëri: të largohen! Dikur kam thënë “të largohen pasi t’u kërkojnë falje shqiptarëve”! Sot fjalët janë të tepërta! Thjesht të ikin… Një orë e më parë… Llogaritë mund të bëhen më vonë…

Etiketa: COVID 19dashosistemi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali/ E-Albania dështon në prani të Ramës, Karçani në siklete: Gabon dhe “Diella” (VIDEO)

14:21 : 17/04/2025
AKTUALITET

Sistemi i tatimeve në kolaps! Kontabilistët nuk dorëzojnë dot bilancet, gjoba për vonesat

12:08 : 31/03/2025
AKTUALITET

Sëmundjet autoimune/ Covid-19 rriti numrin e rasteve e të prekurve nga Hashimoto

16:23 : 29/03/2025
AKTUALITET

“Rama përdor spitalin për fushatë”, Dasho: Mungesa e ilaçeve për leuçeminë e tumorin, akt kriminal

19:07 : 26/03/2025
AKTUALITET

Berisha premton reformë të re për sistemin e drejtësisë

13:18 : 20/03/2025
AKTUALITET

“Paguaj ose vdis”/ Sistemi i sëmurë shëndetësor për trajtimin e goditjeve në tru

08:01 : 19/03/2025
Para

Matthew Palmer flet për Ballkanin Perëndimor, anashkalon Tiranën

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 9 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:15 : 08/05/2025

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

23:11 : 08/05/2025

Manchester United-Tottenham, përballje angleze në finalen e Europa League

23:00 : 08/05/2025

Heqja e ‘Non-Gratas’ për Berishën, Nesho: DASH po vetëkorrigjon një padrejtësi

22:52 : 08/05/2025

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

22:46 : 08/05/2025

“Non Grata” për Berishën, Koka: De facto ka rënë, ja kur bie edhe de jure

22:34 : 08/05/2025

Shehi: Partitë e vogla marrin 200 mijë vota

22:34 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com