Pamje apokaliptike nga Bejruti/ Të paktën 10 të vdekur, shkatërrohet dhe banesa e kryeministrit (Foto-Video)

Të paktën 10 të vdekur raportohen nga shpërthimi në Bejrut që ka shkatërruar ndërtesat dhe ‘la me qindra njerëz të mbuluar në gjak”.

Raportohet se shpërthimi shkatërroi shtëpinë e ish-kryeministrit Saad Hariri, por ai vetë është konfirmuar i sigurt nga partia e tij.

Pamjet dramatike tregojnë se nga shpërthimi u shkatërrua zona e portit. Ka hipoteza se mund të ketë shpërthyer edhe një fabrikë fishekzjarri, por lajmet e para janë kontradiktore.

Burime pranë grupit militant të Libanit Hezbollah, që vranë të atin e kryeministrit aktual 15 vite më parë, kur edhe ai ishte në detyrën e kryeministrit, mohuan teoritë se shpërthimi ishte një sulm izraelit.

Partia e Lëvizjes së Ardhshme konfirmoi që ish-kryeministri Saad Hariri është i sigurt, por ministri i Shëndetësisë i Libanit tha që shpërthimet kishte shkaktuar një ‘numër shumë të madh të lëndimeve’ dhe dëme të mëdha.

LEXO EDHE  Von der Leyen: BE-ja nuk do të financojë barriera kundër migrantëve

Burime mjekësore i thanë Reuters se të paktën 10 njerëz u vranë nga shpërthimi.

Dëshmitarët folën për fuqinë e madhe të shpërthimit, e cila u raportua se u dëgjua deri në Qipro, dhe e krahasuan atë me një “bombë bërthamore”.

Burime të sigurisë i thanë Reutersit se shpërthimi ndodhi aty ku ka edhe depo që ruanin eksplozivë, megjithëse nuk e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin.

Zyrtarët nuk kanë konfirmuar se çfarë lloj eksplozivi gjenden në objektet.

Shpërthimi vjen vetëm disa ditë para se një gjykatë të vendosë për vrasjen e ish-kryeministrit të vendit Rafik Hariri, babai i Saadit.

Gjithashtu shpërthimi vjen në një kohë të tensioneve të ngritura në vendin e Lindjes së Mesme e cila po kalon krizën e saj më të keqe ekonomike dhe financiare në disa dekada.