Habit kryebashkiaku: Ilaçi që merret nga anusi ju shpëton nga koronavirusi

Kryebashiaku i Itajai, qytet port në Brazil, Volnei Morastoni, njoftoi se ka në plan të shtojë një mundësi trajtimi tjetër ndaj Covid-19 në qytetin e tij: injektimin e ozonit (Ozoni është një molekulë me tre atome Oksigjeni) në anus, vetëm në rastet kur njerëzit dalin pozitive në testin e Coronavirus.

Procedura nuk ka provuar shkencërisht efektivitetin e saj kundër Covid, por kryebashkiaku që gjithashtu është doktor, deklaroi në një lidhje LIVE  në Facebook, se ka kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin Kombëtar të Kërkimeve për përdorimin e ozonit, i cili gjithashtu ka promovuar përdorimin e një ilaçi antiparazitik.

Megjithatë Organizata Botërore e Shëndetetit ka deklaruar, më shumë se një herë, që kura ndaj Coronavirus nuk ekziston.

“Do të jetë një aplikim rectal, një aplikim i lehtë dhe i shpejtë që zgjat dy minuta, dhe që do të ketë rezultate fantastike,” tha Morastoni në lidhjen LIVE.

LEXO EDHE  Raporti: Franca po nxit tensionet Greqi-Turqi që të shesë armë!

Kryebashkiaku gjithashtu shtoi se ky mjekim do t’u bëhet vetëm atyre që dëshirojnë, dhe se do të bëhet vetëm nëse personat në fjalë rezultojnë pozitivë pas testit.  Ai gjithashtu tha se për trajtimin do të nevojiten 10 sesione.

Çfarë është ozone-terapia?

Në fakt ozone-terapia nuk është një terapi e re. Ajo është përdorur gjërësisht për të trajtuar plagët gjatë Luftës I dhe II Botërore. Aparatet që jepnin përqë-ndrime ekzakte të ozonit dhe materialet ozone-rezistente u shpikën në vitet 50’. Kjo i dha hov të madh kërkimeve dhe përdorimit të gjërë të ozonit në mjekësi. Ozoni është mjaft popullor në vende si Gjermania, Rusia, Italia, Franca, Cuba, Meksika, India, Kina, Turqia, etj.