Ja kush është 71-vjeçari që u gjet i vdekur në rrugë! Emri

Është zbuluar identiteti i 71-vjeçarit që u qëllua për vdekje këtë pasdite nga një makinë në lëvizje në fshatin Hametaq pranë Rinasit.

Ai është Abdulla Budlla, i cili mësohet se është gjendur i vrarë jashtë automjetit të tij.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 03.08.2020, rreth orës 16:45, në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. 71 vjeç, banues në fshatin Hametaq, Njësia administrative Prezë.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , ku kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Rinas -Fushë-Krujë, Rinas-Vorë -Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE  Tragjike/ Mbi 1 milionë të vdekur nga koronavirusi në të gjithë botën