Ngjela: Rama rrëzohet për 20 ditë, nëse politika amerikane i nxjerr faktet

Avokati Spartak Ngjela përmes një postimi në rrjetet sociale vijon të shprehë besimin se SPAK dhe BKH do të godasin korrupsionin në nivelet e larta, ndaj dhe sipas tij, të korruptuarit e politikës janë bërë bashkë për të penguar zvillimet.

Ngjela shkruan se përplasjet politike gjithmonë janë intetes: ky interes mund të jetë individual por edhe interes grupimesh. Sipas tij, këto interesa në shoqëritë e pazhvilluara janë pasione primitive, dhe nuk kanë lidhje me zhvillimin kombëtar.

Ngjela shprehet se kriza politike në klasën politike të korruptuar të një vendi, historikisht ka pasur vetëm një faktor parësor: luftën antikorrupsion dhe goditjen penale të pushtetarëve të korruptuar, atëhetë kur korrupsioni ka qenë fenomen.

“Në Shqipëri sot po spikat frika politike e individëve të korruptuar që ka shumë mundësi të na çojë në një krizë të thellë politike.

Gjithçka tani duket se është e përqendruar te reforma antikorrupsion, e cila kuptohet se ka qenë dhe është e lidhur me reformën në drejtësi që ka filluar tashmë në Shqipëri.

Pse është e lidhur reforma në drejtësi me reformën antikorrupsion?

Përgjigjja e kësaj pyetjeje është shumë e qartë: sepse, pa një pushtet gjyqësor të drejtë dhe të pavarur është e pamundur të luftohet korrupsioni i lartë shtetëror.

Reforma në drejtësi, deri tani, ka seleksionuar me përjashtim nga pushteti gjyqësor të korruptuarit dhe, me individët e kualifikuar nga reforna, u krijua Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme. Tani këto janë të formuara institucionalisht dhe, sipas ligjit të ri, përbëjnë dy të tretat e institucioneve të reja antikirrupsion.

Por, ndërkohë gjithçka ka mbetur në pritje të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në fakt, ky është institucioni kyç i reformës antikorrupsion në Shqipëri, sepse është institucioni i hetimit dhe pritet që mbi 40 hetuesë të vijnë me kualifikim special nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pikërisht për këtë arsye, kundër kësaj Byroje janë hedhur të gjithë: edhe Berisha, edhe Meta, edhe Basha dhe po duan ta bëjnë krejtësisht me vete Ramën.

Po Rama? Rama me ta është, se edhe Rama kundër Byrosë duket të jetë, por partia e tij nuk bën dot finte kundër politikës amerikane, sepse e ka provuar një herë këtë lloj politike. Pastaj, duhet ta vëmë në dukje se, nëse Ramës i kundërvihet me fakte politika amerikane, Rama rrezohet në 20 ditë. Dhe Rama e di këtë, prandaj kuptohet se përse tani po bën gjeste të pakontrolluara që flasin për acarimin e tij psikik.

Po politika amerikane?

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, pikërisht për të neutralizuar përpjekjen e korrupsionit të lartë politik kundër Byrosë Kombëtare të Hetimit, para disa ditësh u prononcua direkt kundër akteve bllokuese që kërkon t’i bëjë Byrosë politika e lartë shqiprare. Fakti që ajo foli hapur për këtë aspekt, kuptohet se politika amerikane e di bashkimin e korrupsionit shqiptar kundër Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Po politika amerikane, e di ajo që as Rama nuk e dëshiron Byronë Kombëtare të Hetimit? Sigurisht që e di, por nuk e konsideron si pengesë, sepse, arsyeja është ajo që shpreha më lart në këtë shkrim”, shkruan Ngjela.

LEXO EDHE  Të shtënat me armë në Tiranë, Gjykata cakton masat e sigurisë për autorët