Skënder Gega me ide të qarta në krye të Kukësit, interesohet për ish-mesfushorin e Partizanit

Skënder Gega që nga dita e djeshme është zyrtarisht trajneri i ri i Kukësit. 56-vjeçari zëvendësoi në drejtimin e skuadrës të larguarin Orges Shehi.

Me afrimin te klubi verilindor duket se Gega do kërkojë edhe ish-benjaminët e tij, ku në fokus është Ardit Hila.

Hila ka qenë titullar fiks në sezonin kur Partizani fitoi titullin kampion me Gegën trajner. Në rolin e Hilës verilindorët kanë dy lojtarë si Musolli dhe Limaj, por nuk ka asnjë garanci që këta të fundit do të vazhdojnë edhe për sezonin e ardhshëm.

LEXO EDHE  LIVE/ Leverkusen-Bayern, 5 gola në 38 minuta për bavarezët

“Thashethemet” e merkatos dhe logjika e thjeshtë të çojnë se Gega do kërkojë “ushtarin” e preferuar për betejën që vjen.