Gjurmimi i COVID-19, cilat vende po e përjetojnë valën e dytë?

Frika se mund të kemi një valë të dytë të koronavirusit gjatë dimrit, është rritur edhe më tepër pas të dhënave se disa vende tashmë po përjetojnë një valë të re, shkruan The Independent

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili tha se ka shenja të një vale të dytë në Europë.

Rastet e reja të përditshme në Spanjë janë rritur më shumë se pesëfish që nga fillimi i korrikut, duke bërë që qeveria e Britanisë së Madhe të rivendoste karantinën për njerëzit që udhëtojnë nga Spanja në Mbretëri të Bashkuar.

Rastet globale janë gjithashtu në rritje, ku drejtuesit e Organizatës Botërore të Shëndetit thonë se kjo është “emergjenca më e rëndë shëndetësore” me të cilën është përballur ndonjëherë njerëzimi, raporton abcnews.al

“Pandemia vazhdon të përshpejtohet,” tha Dr Tedros Ghebreyesus duke shtuar se “Në gjashtë javët e kaluara, numri i përgjithshëm i rasteve përafërsisht është dyfishuar”.

Spanja

Një shqetësim i veçantë është se një numër në rritje i rasteve të reja vijnë nga vendet si Spanja, e cila fillimisht dukej se kishte virusin nën kontroll.

Franca

Shenjat e hershme të një vale të dytë mund të shihen edhe në Francë, ku rastet e reja ditore janë dyfishuar që nga fundi i muajit qershor.

Ashtu si me Spanjën, është ende shumë herët për të thënë nëse një valë e dytë është afër dhe po aq serioze sa vala e parë, e cila u vendos nën kontroll nga bllokime të rrepta.

Izrael

Një valë e dytë e rasteve me koronavirus filloi të rritet në Izrael në fillim të qershorit duke shënuar shifra rekord. Rastet e reja të konfirmuara tani janë pothuajse trefishi i pikut nga vala e parë, raporton abcnews.al

LEXO EDHE  Vendet e rrezikshme nga COVID-19/ Gjermania heq Kosovën, Shqipëria mbetet në listë

Iran

Në Lindjen e Mesme, një valë e dytë goditi Iranin në fillim të muajit maj dhe arriti në të njëjtin nivel me valën e parë.

SHBA

Disa vende ende nuk kanë përfunduar “punë” me valën e parë. SHBA-ja deri më tani është vendi më i prekur nga rastet totale dhe një rënie e vogël përgjatë muajit maj rezultoi në një shpresë të rreme se vala e parë do të përfundonte.

SHBA-ja vazhdon të regjistrojë shifra të larta ditore që arrijnë mbi 60 mijë raste, raporton abcnews.al

Afrika e Jugut

Një kurbë e ngjashme mund të shihet edhe në Afrikën e Jugut, ku numri ditor i rasteve të reja kapi shifrën e 12 mijë rasteve.

India

India gjithashtu nuk ka parë ende fundin e valës së parë, duke vazhduar të ketë rritje të rasteve ditore.

Mbretëria e Bashkuar

Një nga vendet e pakta që kanë parë rritje të rasteve të reja është edhe Mbretëria e Bashkuar, megjithëse numri i rasteve të reja është nën 500 persona në ditë.

Rastet në botë

Numri i rasteve të reja globale është rritur nga 100 mijë që ishin në fund të muajit maj në më shumë se 250 mijë raste ditore në fund të muajit korrik.

Shkencëtarët këtë e kanë përshkruar si një mundësi të një valë të dytë të mundshme që mund të përkeqësohet nga një sezon i rëndë i gripit dimëror. 16.5 milionë njerëz në botë janë infektuar me koronavirus duke shkaktuar 655 mijë persona. /abcnews/