Tragjike në Selanik, përmbyset mjeti bujqësor, vdes 48-vjeçarja shqiptare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Moschopotamos të Selanikut, ku një 48-vjeçare shqiptare gjeti vdekjen në një aksident.

Ngjarja ndodhi teksa një mjet bujqësor i drejtuar nga një 29-vjeçar u përmbys, dhe për rrjedhojë ka gjetur vdekjen nëna e tij.

Po ashtu e plagosur ka mbetur një 31-vjeçare, e cila po hipte në mjet. Sipas medias greke, viktima dhe i biri prej vitesh jetonin në këtë zonë.

LEXO EDHE  Shi, ulje temperaturash dhe .../ Ja çfarë ndodh me motin këtë të shtunë, 23 Tetor 2021

Hetimi paraprak për shkaqet e sakta të aksidentit aktualisht po kryhen nga Departamenti i Trafikut në Katerini.