Mbi 16 mln perona të prekur me Covid-19 në të gjithë Botën/ Ja 3 shtetet më të prekura

Ka shkuar në mbi 16 milionë numri i personave të prekur nga koronavirusi në të gjithë botën.

Në bazë të dhënave të pasqyruara në Worldometer, rezulton janë të infektuar me koronavirus 16,203,478 persona. Prej tyre, për fat të keq, 648,453 kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 ndërsa 9.9 milion persona janë shëruar.

Vendi më i prekur në botë nga pandemia vijon të jetë SHBA me 4.3 milion të infektuar dhe 149,398 viktima. I radhës është Brazili me rreth 2.4 milion të infektuar dhe 86,496 viktima.

Ndërsa në vendin e tretë radhitet India ku numërohen rreth 1.4 milion të infektuar dhe 32,096 humbje jete si pasojë e Covid-19.

Brazili ka raportuar më shumë se 50,000 raste të reja me Covid-19 për të katërtën ditë radhazi.

Ministria e Shëndetit në Brazil raportoi 51,147 raste të reja me koronavirus të shtunën.

Ndërkohë edhe në Korenë e Veriut është regjistruar rasti i parë me koronavirus. Lajmin e dha agjencia shtetërore e lajmeve në vend të dielën në mëngjes me orën lokale.

Agjencia raportoi se personi që dyshohet të jetë i infektuar ka hyrë në mënyrë të paligjshme në Korenë e Veriut mes qytetit Kaesong më 19 korrik. Personi në fjalë, sipas raportimeve, dezertoi në Korenë e Jugut, tre vite më parë.

LEXO EDHE  ‘New York Times’: Ja si Londra i fsheh paratë e vjedhura nëpër botë

Pacienti ishte kontrolluar dhe më pas futur në karantinë bashkë me të gjithë personat me të cilat kishte pasur kontakt në ditët e fundit, raportoi agjencia e lajmeve.

Kim Jong Un ka vendosur masa izolimi për rajonet rreth Kaesong-ut dhe deklaroi gjendjen e emergjencës në një nga zonat. Komisioni Qendror Ushtarak i vendit do të hetojë njësinë përgjegjëse për hyrjen e paligjshme të pacientit dhe “do të administrojë një dënim të rëndë,” njoftoi KCNA.

Lista e dhjetë vendeve me më shumë raste të konfirmuara me Covid-19:

SHBA: 4,178,021

Brazili: 2,394,513

Indi: 1,385,635

Rusia: 805.332

Afrika e Jugut: 434.200

Meksikë: 385.036

Peru: 375.961

Kili: 343.592

Mbretëria e Bashkuar: 300,270

Irani: 288.839

Të Shtunën, Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi se rastet janë rritur me rreth 1 milion në javë për javët e fundit.

Duke parë gjurmuesin Johns Hopkins, kjo duket se do të ndryshojë, pasi tre ditët e fundit kanë parë më shumë se 280,000 raste të konfirmuara në të gjithë botën në ditë – nëse Covid-19 vazhdon të rritet me këtë ritëm, rastet do të rriten me 2 milion në javë.