• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Erion Dasho: Covid-19 u hoqi maskën oligarkëve të shëndetësisë, ja 3 mësimet nga pandemia

09:07 : 26/07/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, përmes një komenti në rrjetet sociale, shkruan se Covid-19 u vendosi maskën qytetarëve, por ua hoqi oligarkëve të shëndetësisë.

Sipas tij, kjo pandemi, përtej telasheve që shkaktoi me shëndetin e njerëzve, jetën sociale dhe ekonomi, i bëri edhe një shërbim indirekt shërbimit shëndetësor shqiptar.

Ndërsa rendit 3 mësimet nga pandemia, Dasho shkruan se përvoja e këtyre muajve në përballimin e pandemisë nga COVID-19 tregoi qartë se vendet me sisteme shëndetësore të mbështetura fort në sektorin publik (dhe me një sektor privat plotësues) ishin më të suksesshme në krahasim me vendet që bazohen tek një sektor kryesisht privat.

Sipas tij, për këtë arsye Italia, Gjermania, Britania e Madhe, etj. u përballën me sfida të mëdha, por në fund arritën ta kontrollinin epideminë, kurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ende duke vuajtur pasojat e COVID duke qenë vendi më i goditur prej saj.

Nga Erion Dasho

Lexo edhe:

“Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë shqiptarët nga xhepi

Vokshi apel deputetëve për krizën në shëndetësi: Mos heshtni përballë kësaj masakre

Jo çdo e keqe vjen për keq! Në lëmin e gjithë telasheve që COVID shkaktoi në shëndet, jetën sociale dhe ekonomi, ai i bëri një “shërbim” indirekt sistemit shëndetësor shqiptar:

MASKËN QË U “VENDOSI” QYTETARËVE, UA HOQI OLIGARKËVE TË SHËNDETËSISË!

Cilat janë disa mësime që kemi marrë deri tani nga epidemia e COVID-it?

MËSIMI I PARË: SHËRBIMET E OLIGARKËVE DËSHTUAN!

Dy shërbime të rëndësishme të cilat kanë lidhje direkte apo indirekte me epideminë COVID u janë transferuar në formë PPP-je privatëve – shërbimi i laboratorëve dhe ai i sterilizimit. Asnjë prej tyre nuk arriti të kontribonte qoftë edhe minimalisht, pasi testimi ka qënë dhe mbetet thembra e Akilit, kurse PPP-ja e sterilizimit u pa qartë se ka vrarë sensin e përgjegjshmërisë në sistemin shëndetësor duke menduar se “tani që kemi privatin, çështja e parandalimit të infeksioneve në spitale u zgjidh”. Praktika tregoi se duke mos respektuar rregullat më minimale të mbrojtjes nga infeksioni, spitalet u kthyen nga vende ku ofrohet kujdes shëndësor në vende ku shpërndahen COVID-i.

MËSIMI I DYTË: OLIGARKËT VIJNË PËR TË MJELË!
Sapo nisi epidemia nga COVID dhe u mbyllën kufijtë e vendit, nisma e parë e një grupi biznesmenësh ishte përpjekja për të ngritur një strukturë spitalore private që do të trajtonte pacientët me COVID. Më tej, media raportoi raste COVID-i midis personave me profil të lartë biznesi të cilët i hipën çarterave për t’u trajtuar jashtë vendit. Mesazhi është i qartë: shteti ua ka besuar shëndetësinë oligarkëve duke u paguar dhjetëra milionë Euro në vit, por ata nuk i besojnë aspak sistemit shëndetësor dhe shërbimeve që kanë ngritur vetë.

MËSIMI I TRETË: PO BOTA ÇFARË MËSOI?
Përvoja e këtyre muajve në përballimin e pandemisë nga COVID-19 tregoi qartë se vendet me sisteme shëndetësore të mbështetura fort në sektorin publik (dhe me një sektor privat plotësues) ishin më të suksesshme në krahasim me vendet që bazohen tek një sektor kryesisht privat. Për këtë arsye Italia, Gjermania, Britania e Madhe, etj. u përballën me sfida të mëdha, por në fund arritën ta kontrollinin epideminë, kurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ende duke vuajtur pasojat e COVID duke qenë vendi më i goditur prej saj.

SOT NË PJESËN MË TË MADHE TË VENDEVE, PPP-TË JANË SIMBOL I SHPËRDORIMIT TË PARAVE PUBLIKE, KORRUPSIONIT DHE DËSHTIMIT!

U DESH COVID QË MBRETËRIT E PPP-VE TË DILNIN LAKURIQ PARA PUBLIKUT SHQIPTAR!

PYETJA QË BËJNË SOT QYTETARËT ËSHTË:

CILËT JANË FAJTORË PËR KËTË SITUATË?

OLIGARKËT E PAVOTUAR APO DREJTUESIT E VOTUAR POLITIKË DHE SHTETARËT E PAGUAR NGA TAKSAT TONA QË U DHANË OLIGARKËVE KONTRATAT E MAJME TË PPP-VE?!

Etiketa: dashooligarkiashendetesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë shqiptarët nga xhepi

18:42 : 22/06/2026
AKTUALITET

Vokshi apel deputetëve për krizën në shëndetësi: Mos heshtni përballë kësaj masakre

22:27 : 01/06/2026
AKTUALITET

Skandali në shëndetësi/ Terapia hormonale në QSUT ‘ndez’ revoltë: Spitalet pa ilaçe, qeveria me eksperimente

20:19 : 29/05/2026
AKTUALITET

Kriza e mjekëve specialistë në Juglindje

18:03 : 28/05/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

Rezultatet “copy-paste”/ Skandali me laboratorët klinikë, i njëjti mjek firmos analiza në disa pika

22:50 : 23/05/2026
AKTUALITET

Shqipëria, në fund të rajonit për financim në shëndetësi

15:08 : 22/05/2026
Para

Mbi 16 mln perona të prekur me Covid-19 në të gjithë Botën/ Ja 3 shtetet më të prekura

TË GJITHA

Temperaturat e larta, ja si ta zvogëloni rrezikun e goditjes nga nxehtësia

18:34 : 26/06/2026

18.1 vite punë për të blerë një shtëpi! Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

18:25 : 26/06/2026

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Turqi, një i vdekur

18:14 : 26/06/2026

Qeveria Rama miraton 300 kredi për shtëpi për administratën me interes 0%

18:04 : 26/06/2026

Aeroplani përplaset me gradaçelën më të lartë të Pekinit (VIDEO)

17:47 : 26/06/2026

Ish-këshilltari i Trump pranon fajësinë për mbajtje të paligjshme të dokumenteve të klasifikuara

17:41 : 26/06/2026

Plazhet publike me pagesë/ Ministri Gonxhja: Ka kosto mirëmbajtja

17:31 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomceltabetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet