U shpall kampion me Tiranën, Federata e Futbollit të Nigerisë mesazh prekës për Egbo-n

Tirana tashmë është 25-së herë kampione e Shqipërisë pas titullit të fundit të fituar pak ditë më parë. Një nga ata që ka dhënë kontributin më të madh në suksesin e bardhebluve është trajneri Emmanuel Egbo.

Për këtë sukses të merituar, Federata Nigeriane e Futbollit, ka uruar Egbo-në për dërgimin e Tiranës në majat e futbollit shqiptar. Kujtojmë që kjo ishte e hera e parë që një trajner afrikan kualifikon ekipin në Champions League.

”Është një ndjenjë e madhe krenarie që NFF dhe gjithë familje e madhe e futbollit Nigerian mësuan për arritjen tuaj shembullore si trajneri I parë Nigerian, dhe afrikani i parë me ngjyrë që fitoi një kupë në Ligën e madhe evropiane, ndërsa ju drejtuat KF Tirana në kampionatin e nivelit të lartë dhe kur kanë mbetur edhe fare pak ndeshje në sezonin në vazhdim” thuhet në deklaratën e NFF.

Në këtë proces, ju u bëtë afrikani i parë që kualifikoi një ekip në garën e Uefa Champions League. Fakti që KF Tirana nuk ka mundur të fitoi qoftë edhe një medalje të argjendë që nga viti 2018 deri në ardhjen tuaj në dhjetor 2019, vendos arritjet tuaja në perspektivën e duhur.

Sigurisht, tiparet tuaja të rralla të shpejtësisë, besimit të qetë, pa shkëlqime të tepërta dhe madhështisë mbresëlënëse, janë kaq të dukshme në ditët tuaja me Super Eagles, ndërkohë që ju drejtuat ekipin tuaj drejt Lavdisë.

Kjo arritje e juaja është padyshim një shenjë për trajnerët e tjerë nigerianë, duke përfshirë edhe ish-trajnerët e huaj, që, duke punuar në mënyrë fisnike dhe me zell, mund të dilet me të vërtetë aty ku duhet për të thyer tabutë.

Nga ana jonë, ne ju urojmë ju dhe KF Tirana një përvojë të mëtejshme në Uefa Champions League, ku do të përballeni me takime të ashpra, por ju tashmë keni demonstruar se keni aftësinë të jeni I pafalshëm kur shihni situata të vështira”, –  thuhet në deklaratë.

LEXO EDHE  Teuta rikthehet te fitorja, mposht në transfertë Egnatian

Këtë sezon, Tirana, ka mundësi të fitojë edhe Kupën teksa në finale do përballet me Teutën, me datën 2 gusht.