• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hapja e listave 100%, Meta: Mos luani me marrëveshjen e 5 qershorit. Nuk e ndaloj Ramën të çmendet

18:37 : 24/07/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Presidenti Ilir Meta vijon ta konsiderojë si anti-Kushtetues Parlamentin, duke u shprehur se legjitime janë vetëm 82 mandate.

Meta tha se kur Parlamenti miraton vendime që janë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias atëherë ato janë legjitime.

Kreu i Shtetit tha se do të dekretojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që u miratuan një ditë më parë me 99 vota, ndërkohë që sipas Presidentit ky Parlament ka legjitime vetëm 82 mandate.

Referuar takimit me kreun demokrat Lulzim Basha, Meta tha se ka nxitur pjesëmarrjen e opozitës në Këshillin Politik, duke mos rënë preh e provokimeve nga ana e mazhorancës.

Ndryshimet e njëanshme Kushtetuese do të penalizojnë vendin në rrugën e integrimit europian, paralajmëroi Meta, ndërsa shtoi se tani është koha për të reflektuar dhe për të mos cënuar 5 qershorin.

Lexo edhe:

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

I pyetur për hapjen e listave 100 % ashtu sikundër u shpreh kreu demokrat Lulzim Basha, Presidenti Meta tha se e rëndësishme është që marrëveshja e 5 qershorit nuk duhet të preket.

“Edhe nëse mund të ndërhyhet në ndonjë element të marrëveshjes së 5 qershorit, kjo duhet të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse, madje duke u konsultuar edhe me ekspertët ndërkombëtarë.

5 qershori është një marrëveshje e arritur me ndërmjetësimin ndërkombëtar dhe kjo është një marrëveshje e rëndësishme, e cila nuk duhet të cënohet”, tha Meta.

I pyetur lidhur me paralajmërimin se ndryshimet Kushtetuese mund të miratohen më 30 korrik, Meta tha se nuk ndalon askënd të çmendet, apo të hidhet edhe nga kati i 20.

“Mos harroni se jeta nuk ndalon në 30 korrik, ka edhe data të tjera. Por mos harroni se nuk ka më tryeza, as ka më marrëveshje dhe të drejta pakice, kur ke dhënë shembullin më të keq në këtë drejtim”, tha Meta.

Etiketa: KushtetueseMetaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
BOTA

BE akuzon Metën dhe TikTok-un për shkelje të rregullave në përmbajtjen dixhitale

15:33 : 24/10/2025
BOTA

Zuckerberg humb durimin me punonjësit, Meta ndërmerr shkurtime masive

20:12 : 23/10/2025
Para

Meta: Kur ka diplomatë karagjozë, i takon Presidentit të thotë të vërtetën

TË GJITHA

Arrestohet një prokuror në Prizren nën dyshimet për ryshfet

09:39 : 27/10/2025

Deputeti Bledion Nallbati paraqitet në SPAK

09:26 : 27/10/2025

Këto 3 shenja horoskopi e nisin javën mbarë

09:19 : 27/10/2025

BE përforcon rregullat e patentave për të ulur vdekshmërinë në trafik

09:07 : 27/10/2025

Mblidhet sot Kuvendi, raportojnë krerët e institucioneve të drejtësisë

08:49 : 27/10/2025

Sherr gjatë natës në Lushnje, tre të plagosur me thikë

08:37 : 27/10/2025

Shembje gurësh dhe dherash në aksin Pukë-Fushë Arrëz, bllokohet qarkullimi

08:33 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com