• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

O bashkohuni e rrëzojeni o boll u ankuat

22:59 : 23/07/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Ilir Levonja

Tani radhën e protestave e kanë ata të klubeve të natës. Por pak kush po i dëgjon. Megjithatë ata dolën. Madje edhe e shanë me libër shtëpie Edi Ramën. Dhe në protestë ishin po vetëm ata.

Nuk iu bashkua kush. Çdo kush ka hallin e vet. Kanë nge violinat e natës. Kështu të përgjigjen të tjerët. Kështu ndodh në Shqipëri. Ju kujtohet besoj. E nisën studentët, në kapërcyellin e dimrit 2018-2019 por nuk iu bashkua kush.

E para opozita u distancua sikur studentët po ankoheshin për një qeveri alienësh. Madje me mjeshtri u përdorën edhe ca grupe studentësh që një e më dy thoshin se nuk janë protesta politike por ekonomike. Megjithëse dëmet më të mëdha ekonomike vinë nga revanshet politike apo e thënë troç, nga tekat e politikës.

Shembullin më të freskët keni faturën tashmë të depozituar prej 109 milion eurosh karshi një televizioni a investitori të huaj. Dhe ta besosh që një brez që merret drejtpërdrejtë me studimet të injoroj këtë, pra faktin që kanceri ekonomik zë fill nga politika, është e dhimbshme, po ja që ndodhi në Shqipëri. Plot 3 vjet protestuan artistët e teatrit kombëtar, nuk iu bashkua kush. Kanë ngenë ata, kemi halle të tjera. Kështu thoshin.

Lexo edhe:

Berisha nxjerr FOTOT, diaspora pret me protesta Ramën në Bruksel

Rama nuk ‘gjen rehat’ as në Bruksel, diaspora lajmëron protestë nesër

Veç tek-tuk ca shfaqje më shumë show për tregun e politikës se sa fitore për mos cenimin e të drejtës civile mbi vlerat kulturore dhe historike. Po kaq vite kishin edhe një grup qytetarësh që protestonin për prishjen e banesave, për shkak të ndërtimit të një unaze.

Ishin viktima të informalitetit në tregun e dyndjeve, a në vrullin trojeve të xanuna. E megjithatë askush nuk iu bashkua. I njëjti avaz, kanë ngenë ata, kemi halle të tjera. Protestuan fermerët, i derdhën bidonat me qumësht faqe botës, në kryqëzime rrugësh, para kamareve. Ua hapën spontet rimorkiove të zetorëve mezhdave të parcelave ku hodhën çfarë prodhuan, ku e kishin e nuk e kishin, trangullin, qepën, pataten, domaten. Por kush nuk ua vuri veshin.

E kanë ngenë ata, mirë ua bëjnë, i kanë çmimet në stratosferë. Pse qeveria u thotë të mbjellin të gjithë domate? Ja kjo është shoqëria jonë, të gjithë për vete e asnjë për shoqërinë. Pasi shoqëria nuk është vetvetja. Tanimë po protestojnë këta të klubeve të natës. Dhe qeveriu është po aq ironik sa ishte me ata të teatrit, me ata të studimeve, me ata të domateve etj.

Të gjithë bëjnë sehir njëri-tjetrin. Kurse gjallesa puplon, kërcënon me sy, nënqesh, i bënë dhe ata përballë të gajasen me batutat e tij. O dilni të gjithë, o mos u ankoni grupe-grupe se shtatëdhjetë qeveri të ndërrohen në rajon, shtatëdhjetë breza të kalojnë, Edi Rama nuk ikën.

Nuk ka për të ikur kurrë me votë. Kurrë me afera marrëveshjesh, madje është koha më brutale, më ironike, kur debatohen marrëveshje me individë listash deri tek broshura themeltare e shtetit. Po ju nuk doni ta kuptoni. Vazhdoni se edhe shtatëdhjetë vjet të tjerë do ta shani Edin me libër shtëpie, veç ama ai në qeveri e ju ankonjës.

Etiketa: levonjaprotestaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha nxjerr FOTOT, diaspora pret me protesta Ramën në Bruksel

20:28 : 14/07/2026
AKTUALITET

Rama nuk ‘gjen rehat’ as në Bruksel, diaspora lajmëron protestë nesër

21:05 : 13/07/2026
AKTUALITET

Neomalësorja tregon pse u largua nga PS: Ja mesazhi që më dërgoi Rama!

17:36 : 13/07/2026
AKTUALITET

Dua Lipa kundër Ramës/ Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet

19:33 : 12/07/2026
AKTUALITET

OCCRP: Koncerti i Kanye West, spektakël politik me para publike për të mbytur protestat kundër qeverisë

09:19 : 12/07/2026
AKTUALITET

Protesta për dorëheqjen e Ramës, nis grumbullimi në sheshin ‘Skëndërbej’

19:16 : 11/07/2026
Para

Të shtënat me armë në Velipojë, arrestohet 1 i dyshuar

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş