Lagarde: Ne gratë, më të afta në menaxhimin e krizës

Drejtueset gra janë më të afta të merren me krizën e shkaktuar nga pandemia e Covid-19, tha drejtoresha e Bankës Qendrore Evropiane (ECB) Christine Lagarde, duke vlerësuar komunikimin dhe përkushtimin e tyre të sinqertë.

“Unë do të jem jashtëzakonisht e njëanshme. Jo si një bankiere qendrore, por siç jam unë, kam mësuar që gratë zakonisht e bëjnë një punë më mirë”, deklaroi ajo.

Lagarde, e cila është presidentja e parë i ECB, veçoi kancelaren gjermane Angela Merkel, duke përmendur qasjen e saj të bazuar shkencërisht si një shembull se si shpjegimet “shumë të ndershme, transparente” të koronavirusit dhe normave të infeksionit kanë ndihmuar publikun të kuptojë se pse mbyllja sociale, distancimi e maskat janë të nevojshme.

Gratë udhëheqëse të Tajvanit, Belgjikës dhe Zelandës së Re gjithashtu “mbajtën barrën e lajmeve të këqija, si dhe atë të shpjegimeve të qarta dhe rekomandimeve të forta”, shtoi ajo.

LEXO EDHE  Zëri i Amerikës: Çmimet e energjisë rriten frikshëm në Europë

Gjermania e përballuar krizën më mirë sesa shumë nga fqinjët e saj evropianë, ndërsa Tajvani dhe Zelanda e Re shihen si shembuj të suksesit në luftimin e pandemisë.

Në të kundërt, vëzhguesit vunë në dukje se liderët meshkuj, populistë, si Presidenti i SHBA Donald Trump, ai brazilian Jair Bolsonaro, si dhe kryeministri britanik Boris Johnson, kishin probleme për të parandaluar shpërthimet në vendet e tyre, shkruan Guardian.

Ish-ministrja franceze e Financave tha se lidership do të thotë të jesh i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm.

“Unë mendoj se dimensioni ‘i kujdesshëm’ është diçka që gratë udhëheqëse kanë qenë në gjendje ta shprehin mirë. Dhe që publku ndoshta e kanë parë atë të besueshëm”, tha Lagarde.