• Kontakt
Sunday, August 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si ia “ëmbëlsoi” Donika Prela shijen e hidhur Teos së “fortë” të ONM

03:00 : 22/07/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, VETTING

Nga BoldNews.al

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) pritet të dalë me një qëndrim për deklaratat e papërshtatshme kundër hetimeve të SPAK dhe dy prokurorëve të kësaj strukture, të bëra nga vëzhguesit të Operacionit Ndërkombëtar (ONM), Teo Jabos, në një seancë dëgjimore vetingu për gjyqtarin e Shkodrës, Selim Kryeziu.

KLP njofton se ka kërkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit audion e seancës, në të cilën z. Jacobs u tregua i ashpër, megjithëse tërësisht jashtë vendit, për një hetim të pushuar nga struktura hetimore SPAK ndaj gjyqtari Kryeziu, si edhe për hetimin në zhvillim ndaj anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.

Vëzhguesi i ONM-së deklaroi në atë seancë se “disa prokurorë të SPAK nuk duhet të ishin zgjedhur në atë strukturë”.

Teo Jacobs, i konsideruar si vëzhguesi “i zhurmshëm” i ONM-së, megjithatë, është treguar shumë i heshtuar me procesin e rivlerësimit për ish-drejtuesen e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela.

Lexo edhe:

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

Në seancën dëgjimore para shkallës së parë të Vetingut me ish-drejtuesen e Krimeve të Rënda, vëzhguesi Teo Jacobs deklaroi se një pjesë e të ardhurave të bashkëshortit të Prelës i kishin lënë “shijen e hidhur, si ajo që të mbetet në gojë kur merr ilaçet në mëngjes”.

Por, përtej kësaj batute metaforike, z. Jacobs u tregua tërësisht in-aktiv në procesin e rivlerësimit të Donika Prelës.

Ai qëndroi pasiv, kur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të prokurores, pavarësisht problematikave të shumta të konstatuara në kriterin e pasurisë dhe integritetit profesional.

Z. Jacobs, i cili nuk lë rast pa debatuar me gjyqtarë e prokurorë të ndryshëm në seancat dëgjimore, preferoi të mos sugjeronte ankimin e vendimit të konfirmimit në detyrë të Donika Prelës.

Madje, zëra brenda korridoreve të strukturave të Vetingut, flasin se z. Jacobs ka debatuar ashpër me Komisionerin Publik, i cili kishte vendosur të kërkonte shkarkimin e Donika Prelës në shkallën e dytë të Vetingut, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA).

Në seancën e parë të zhvilluar nga KPA, të premten e 17 Korrikut 2020, vëzhguesi i ONM-së qëndroi gjithashtu indiferent, përpara deklaratave shantazhuese dhe intimiduese të Donika Prelës drejtuar dy anëtareve të trupës gjykuese, Ina Rama dhe Natasha Mulaj.

Natyrisht, është detyra e trupës gjykuese që të menaxhojë seancën gjyqësore. Por, vëzhguesi i ONM-së, Teo Jacobs, është treguar shpesh aktiv, duke kërkuar fjalën e duke drejtuar komente shpotitëse ndaj subjekteve të rivlerësimit.

I vetmi rast kur “Teo i tmerrshëm” ka qëndruar në heshtje është procesi që ka lidhje me ish-drejtuesen e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela.

Skenarët, pse hesht Teo
Ndjekësit e procesit të rivlerësimit ndërtojnë të paktën 3 skenarë se përse vëzhguesi i ONM-së, Teo Jacobs ka zgjedhur që të qëndrojë i heshtuar në procesin ndaj Donika Prelës.

Nuk ka probleme – Skenari i parë, dhe natyrisht më i thjeshti, është ai që vëzhguesi Jacobs vlerëson se Donika Prela ka arritur të justifikojë plotësisht ligjshmërinë e burimit të pasurisë, si edhe ka përmbushur kriteret e integritetit personal dhe aftësive profesionale.

Presion politik – Disa zëra, të pakonfirmuar zyrtarisht, mbështetin qëndrimin se Teo Jacobs ka kundërshtuar ankimin e Komisionerit Publik, me argumentin se rasti është “presion politik”, duke iu referuar komenteve publike të bëra nga Partia Demokratike mbi Donika Prelën.

Korrupsioni – Skenari i tretë, dhe më i rëndi natyrisht, por që nuk ka asnjë provë evidente deri më tani, është që Donika Prela të ketë korruptuar vëzhguesin ndërkombëtar, Teo Jacobs.

Secili skenar ka doza subjektivizmi, përsa kohë merret në analizë qëndrimi i një personi, i cili nuk e ka bërë publik arsyen, si edhe në mungesë të fakteve konkrete për çdo dyshim të ngritur.

Megjithatë, përtej “skenareve”, ajo që duket evidente është fakti që Donika Prela ka arritur t’ia “ëmbëlsojë” shijen e hidhur që kishte paraprakisht vëzhguesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Teo Jacobs.

Etiketa: donika prelakpakpkteo jacobsveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

14:21 : 01/08/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

22:50 : 29/07/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë dhe udhëtime me kriminelë/ Shkarkohet nga detyra motra e Ermonela Felajt

17:04 : 29/07/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO-së lë fuqi pezullimin nga detyra të kreut të KPP, Jonaid Myzyri

13:19 : 28/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea

10:35 : 24/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hysen Ajasallari

10:13 : 24/07/2025
Para

Skandali, dy oficerë policie të hetuar për drogë, “monitorojnë” gjyqtarët për korrupsion (Foto)

TË GJITHA

Ndodh edhe kjo në Tiranë/ 21-vjeçari i prezantohet si mjek familjarit të pacientit në spital

13:29 : 10/08/2025

Shiste kokainë në zonën turistike të Livadhit në Himarë, i riu nga Elbasani kapet me 185 doza

13:18 : 10/08/2025

Plazhet bosh/ Rama pranon dështimin me turizmin: Do të marrim masa radikale!

13:06 : 10/08/2025

EMRI/ Arrestohet 42-vjeçari që u vidhte sendet personale në shezllone pushuesve në Durrës

12:49 : 10/08/2025

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

12:37 : 10/08/2025

Bënin “namin” me vjedhje në Lezhë dhe Laç, arrestohet 25-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

12:25 : 10/08/2025

Rikthehet “përplasja”, Luana Vjollca i merr Festivalin e RTSH-së Arbana Osmanit

12:13 : 10/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com