• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryeministri “luan” në fillim, “lepur” në fund!

19:38 : 17/07/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Gaztorë më të mëdhenj se deputetët e komisionit hetimor Parlamentar për shkarkimin e Ilir Metës, zor se gjenden këto ditë. Sot ishte shfaqja e fundit pas shumë provash, të cilat përfunduan në një oaz idiotësie, që kushdo mund të jetë ndjerë me turp, përveç atyre që ishin aktorë dhe faktorë të një komedie të shkruar nga kryeministri Edi Rama.

Një vit më parë Komisioni Hetimor Parlamentar u “betua” se do të shkarkonte kreun e shtetit Ilir Meta, pasi sipas tyre ai kishte shkelur Kushtetutën e vendit, kur zhdekretoi datën 30 qershor për zgjedhjet lokale. I pari që mbajti një “flamur” me “shkop të thyer” ishte dr Ulsi Manja. Çirrej gjoja në referenca ligjore se do e shkarkonte Metën, më pas i vinin dhe një luguni tjetër deputetësh të mazhorancës, apo vetëshpallur opozitarë sa për kamuflim.

Sot ndodhi e kundërta, pa u skuqur, pa u zverdhur dhe pa u nxirë nga shfaqja e turpshme që i ofruan publikut, por edhe pagesat ekstra si anëtarë të komisionit hetimor parlamentar, ata hoqën dorë nga shkarkimi i Metës, por thanë se do e këshillonin “të kthehej në rrugën e drejtë”. Nuk është e vështirë të gjesh kamikazë politik brenda mazhorancës që se kanë për gjë të bëhen qesharakë, por është momenti të ndalemi te skenaristi, regjisori dhe producenti i kësaj shfaqje, Edi Rama.

Ai urdhëroi deputetët të ngrihej ky komision, duke u tregua si “luan” kur mbante referate e konferenca të gjata shtypi deri në mërzi të tmerrshme dhe shprehej se do i shkonte deri në fund shkarkimit të Metës. Më pas u ul, u tërhoq për të pranuar se nga luan, fundi mbyllet si lepur, që kërkon një vrimë shpëtimi.

Lexo edhe:

Dosjet Balluku-Veliaj, Koka: Një patate e nxehtë në duart e Ramës, braktisi dhe forumin në Bruksel

Bela & Lali, a e ka humbur Rama pushtetin mbi drejtësinë

Nuk është rasti i vetëm që Rama i ikën betejave. Të njëjtën gjë bëri edhe me gazetën gjermane “Bild”, kur iu publikuan audiopërgjimet për masakrën elektorale për zgjedhjet e parakohëshme lokale në Dibër. Ai u hakërrye se do i padiste në gjykatë, madje bash e në atë gjermane. Zgjodhi edhe një studio avokatore mjaft të shtrenjtë dhe hapi proces. Në fund u tërhoq, duke thënë se “e falte” këtë media pasi kishte pasur një takim rastësor me redaktorë të Bild dhe se i kishte pëlqyer shumë biseda me ta… Luan u nis, “lepur” përfundoi.

Sa herë ndihej ngushtë, për çdo çështje, Rama të tregonte gjykatën, gjoja në pastrim të figurës së tij. Të njëjtën gjë bëri edhe me ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Si kurrë më parë në histori, kryeministri i shqipërisë paditi atë të Kosvës për shpifje. Për shumë kohë ai nuk u duk në Kosovë. Ishte dhe mbetet personi më i urryer, kur u zbulua se pas çështjes së “shkëmbimit të territoreve” Kosovë-Serbi, përfshiheshin Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç.

Ish-kryeministri Ramuash Haradinaj akuzoi Ramën se po nxirrte në treg territorin e Kosvës me marrëveshje të fshehta, gjithashtu ai pohoi se në Samitin e Berlinit dy vite më parë, Rama i kishte kërkuar haptas në gjuhën angleze para Merkel dhe Macron që të hiqte taksën 100% ndaj mallrave serbe.

Kaq mjaftoi që Rama, në dukje i “prekur nga shpifjet” të hapte proces gjyqësor në Kosovë, kundër njeriut që vinte nga lufta dhe në oborrin e banesës së tij ka dy varre të vëllezërve të vrarë nga ushtria serbe.

Rama në fund edhe nga kjo marrinë u tërhoq, jo se është një “lider i madh” dhe i gjerë në gjykim, por një përballje me gjykatën mund ta vinte atë me shpatulla prej muri. Kryeministri jonë i iku çështjes, sërish e nisi si “luan” dhe përfundoi në strofullën e lepurit.

Etiketa: Edi RamaIlir Meta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet Balluku-Veliaj, Koka: Një patate e nxehtë në duart e Ramës, braktisi dhe forumin në Bruksel

20:41 : 04/11/2025
AKTUALITET

Bela & Lali, a e ka humbur Rama pushtetin mbi drejtësinë

19:44 : 04/11/2025
AKTUALITET

Kush do e qëllojë Ramën në blindin 600 milionë?!

19:28 : 04/11/2025
AKTUALITET

Samiti i Zgjerimit/ Euro-optimizmi si alibi, Rama premton BE-në në vitin 2030

18:25 : 04/11/2025
AKTUALITET

‘Palloshi i gjatë’/ Në dosjen ‘Balluku’ biseda me sharje dhe fyrje për Edi Ramën

16:19 : 04/11/2025
AKTUALITET

Raporti i BE kritika qeverisë: Mbylli “Tik Tok” për të mbrojtur fëmijët, por vendi nuk ka siguri kibernetike

15:46 : 04/11/2025
Para

Casillas përgatit rikthimin e bujshëm te Real Madrid, zbulohet roli i ardhshëm i 39-vjeçarit

TË GJITHA

Bayern thyen kampionët e Europës, Liverpool triumfon ndaj Real Madrid

23:08 : 04/11/2025

Horoskopi, 5 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 04/11/2025

Divorci nga vëllai i Belinda Ballukut, Neda thyen heshtjen: Është e vërtetë!

22:52 : 04/11/2025

“Vrau veten, pastaj armën e futi në sirtar”, familja e 34-vjeçarit shqiptar kërkon drejtësi: E ekzekutuan

22:51 : 04/11/2025

Vrasja brutale e Aurora Tilës në Itali, mamaja e 13-vjeçares: Dënimi i autorit i pamjaftueshëm

22:39 : 04/11/2025

Gjigantët e teknologjisë në SHBA rrisin me shpejtësi shpenzimet për inteligjencën artificiale

22:33 : 04/11/2025

Trupa të huaja në Gaza, zbulohet plani i SHBA për Palestinën

22:23 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com