Flamujt e kuq në pasurinë e gjqtarit Niko Rapi/ Përballet nesër me vetting

Gjyqtari Niko Rapi i Gjykatës së Tiranës do të përballet të enten më 16 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e tij të vetingut përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari.

Niko Rapi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Pogradecit. Ai u transferua në Gjykatën e Tiranës në vitin 2016, ku vazhdon ta ushtrojë funksionin edhe aktualisht.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Niko Rapi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtari Niko Rapi deklaronte pasuri me vlerë 300 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017 ai deklaron pasuri familjare prej 16.9 milionë lekësh.

Pasuria e paluajtshme përbën pjesën kryesore të aseteve në shumën 13.8 milionë lekë, ndërkohë që subjekti deklaron familjarisht edhe kursime kumulative në cash prej 2.6 milionë lekësh, likujditete bankare prej 298 mijë lekësh dhe një automjet me vlerë 300 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 29.3 milionë lekë, nga të cilat 52% burojnë nga paga e tij si gjyqtar dhe 41% nga paga e bashkëshortes. Ndërsa shitja e një sipërfaqe toke zë gati 1% të totalit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit të Z. Niko Rapi, një deklaratë rezultoi me probleme.

LEXO EDHE  Kapet duke kultivuar bimë narkotike në pyll, arrestohet 43-vjeçari

Në vitin 2005, subjekti rezulton me diferencë negative prej rreth 112 mijë lekësh, por duket se diferenca vjen si rezultat i mosdeklarimit të të ardhurave nga paga e tij dhe e bashkëshortes për të njëjtin vit.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” huatë që shërbyen si burim për blerjen e pasurisë së patundshme si kursimet e akumuluara në cash.

Gjatë periudhës deklaruese, gjyqtari Rapi deklaron në total hua me vlerë 5.3 milionë lekë, nga të cilat ka detyrime ende të pashlyera në fund të vitit 2018 në vlerën e 3.8 milionë lekëve.

Ai deklaron gjithashtu kursime në cash ndër vite, shumatorja e të cilave është 2.6 milionë lekë në fund të vitit 2018, ndërkohë që sipas ligjit të deklarimit të pasurisë, shuma e lejuar për t’u mbajtur jashtë sistemit bankar është 1.5 milionë lekë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018   /BIRN/