• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Krimi po rrit kontrollin mbi ekonominë, sektorët ku shtrihet/ Sa rrezikohet Shqipëria

08:08 : 14/07/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Krimi i Organizuar po rrit kontrollin në ekonominë globale sidomos në ndërmarrje të brishta, aktiviteti i të cilave është dëmtuar rëndë nga Pandemia, Covid-19. Zyra e Kombeve të Bashkuara për Çështjet e Drogës dhe Krimit (UNDOC) publikoi këto ditë një kërkim të posaçëm se si Pandemia po krijon një ambient favorizues për organizatat e kriminale.

Kërkesa e lartë për disa artikuj, të tilla si ushqime, detergjente, produkte farmaceutike, tregti elektronike, shërbime të shitjes me pakicë e etj, e shoqëruar me masa bllokuese në të gjithë globin, i bëri procedurat e prokurimit publik me liberale, por në të njëjtën kohë hapi shtigje të reja për zgjerimin e mafies në ekonomi.

Sektorët me të ekspozuar për të rënë pre e administrimit nga krimi janë transporti, hoteleria, argëtimi, tregtia me pakicë, etj të cilët janë goditur më fort nga pandemia, analizojnë ekspertet e Kombeve të Bashkuara.

Fenomeni është përhapur më shumë në vende në zhvillim, që kanë një histori të pasur në kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve, të cilat kanë çuar edhe organizimin e krimit në nivele të larta.

Sipas raportit, kriza e COVID-19 i ka shtyrë shumë biznese në rrezik falimentimi –më shumë se 20% e firmave në mbarë botën kanë parë një zhvlerësim të aftësive të tyre për të paguar kreditë, sipas agjencisë së vlerësimit Moody’s. Sektorë si hotelet dhe bizneset e argëtimit (60%), transporti (35%) dhe tregtia me pakicë (30%) janë veçanërisht në rrezik.

Lexo edhe:

Situata me zjarret në vend: 5 vatra në 24 orët e fundit

Politizimi i krimit dhe kriminalizimi i ekonomisë

Një nga pasojat më dramatike të krizës COVID-19 për kompanitë është mungesa e kapitalit, e shkaktuar nga mbyllja ose zvogëlimi i aktiviteteve të biznesit. Firma problematike që nuk mbështeten në mënyrë të duhur nga subvencionet publike ka më shumë të ngjarë të kërkojnë likuiditetin e organizatave kriminale, duke i vënë ata në rrezik më të madh të infiltrimit kriminal.

Duke gjykuar nga aktivitetet e tyre të kaluara, organizatat kriminale ka të ngjarë të përdorin likuiditetin e tyre për të mbështetur kompanitë problematike dhe më pas t’i përvetësojnë ato, përmes blerjes së aksioneve ose duke kapur drejtpërdrejt kontrollin e operacioneve, sipas disa burimeve, citon raporti.

Studimi i UNDOC ka gjetur raste ku disa organizata kriminale nisën shitjen e produkteve mjekësore të falsifikuara të tilla si maska, në Spanjë dhe Itali dhe përpjekje për të kontrabanduar pajisje mjekësore në Ukrainë, Iran dhe Azerbajxhan. Një kartel meksikan promovoi prodhimin e produkteve mjekësore të falsifikuara kundër COVID-19 dhe detyroi farmacitë për t’i shitur ato.

Një operacion ndërkombëtar i koordinuar nga INTERPOL kohët e fundit çoi në kapjen e më shumë se katër milion produkteve farmaceutike, potencialisht të rrezikshme, me vlerë më shumë se 14 milion dollarë amerikanë që u përkisnin 37 Organizatave Kriminale.

Studimi i UNDOC vë në dukje se rreziku i përvetësimit, infiltrimeve dhe qeverisjes kriminale janë të ndërthurura. Infiltrimi në ekonominë e ligjshme, shpërdorimi dhe keqpërdorimi i fondeve publike dhe qeverisja kriminale janë të ndërlidhura fort.

Kombet e Bashkuara këshillojnë qeveritë që të rrisin paketat e ndihmës ndaj biznesit, si një mjet për të mos i lënë ata të rrëshqasin nën administrimin e krimit.

Tendenca edhe në Shqipëri

Konkurrenca nga ekonomia kriminale është shndërruar në shqetësim serioz për bizneset e ligjshme në vend dhe me një histori të gjatë në treg. Më shumë prania e ekonomisë kriminale po ndjehet tek rritja e vlerës se pasurive të paluajtshme, tha Veli Kazazi, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe industrisë në Elbasan.

Zoti Kazazi mendon se në Shqipëri organizatat kriminale i investojnë fondet e tyre në pasuri të paluajtshme, ndaj bizneset e ndershme e kanë gjithnjë e më të vështirë të zgjerohen ne kapanone dhe objekte për shkak se çmimi i tyre po bëhet gjithnjë e më shumë i papërballueshëm.

Sipas tij pandemia e ka favorizuar edhe më shumë terrenin, për shkak se financimet publike dhe nga bankat kanë rënë, ndaj likuiditet e gjeneruara nga krimi po plotësojnë këto boshllëqe.

Ndërsa, ekonomia ka nisur hapjen disa biznese do ta gjejnë veten borxh tek organizatat kriminale qoftë përmes shkëmbimit të parave, blerjen e aksioneve ose marrjes së kontrollit mbi pronësinë.

Pandemia po sjell edhe nevojën e diversifikimit te burimeve të organizatave kriminale, pasi të ardhurat nga shitja e drogës, trafikut të armës dhe njerëzve janë ulur nga kufizimet në lëvizje.

Një raport i mëparshëm i Interpol dhe Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave dhe varësisë ndaj Drogave (EMCDDA) gjeti se në Shqipëri, e cila është një prodhues i barit të kanabisit për tregjet evropiane, kultivimi i kësaj bime pritet të rritet, teksa burimet për zbatimin e ligjit janë zhvendosur për të mundësuar zbatimin e masave kufizuese ndaj Covid-19.

Rritja e prodhimit duket e nxitur nga mungesa e këtij produkti në tregjet evropiane pas pandemisë dhe rritjes së çmimit të kanabisit në shumë shtete, si Francë, Belgjikë, Norvegji, Spanjë etj. Ndërsa disponueshmëria e kanabisit (oferta) ka rënë në pjesën më të madhe të shteteve të Evropës. E njëjta tendencë është konstatuar dhe për heroinën dhe kokainën./Monitor/

Etiketa: ekonomikrimiShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Situata me zjarret në vend: 5 vatra në 24 orët e fundit

11:42 : 19/08/2025
AKTUALITET

Politizimi i krimit dhe kriminalizimi i ekonomisë

12:33 : 18/08/2025
AKTUALITET

Kriza e mbetjeve në Shqipëri/ Nyja lidhëse mes krimit të organizuar dhe fondeve publike

11:17 : 18/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë/ Situatë e rënduar nga zjarret në disa qarqe, 29 vatra aktive

11:33 : 14/08/2025
AKTUALITET

Zjarret më të rënda në 13 vitet e fundit: Mbi 49 mijë hektarë të djegur në Shqipëri

10:56 : 14/08/2025
AKTUALITET

Zjarret përfshijnë Evropën Jugore, AP: Situatë alarmante në Greqi, Shqipëri, Spanjë dhe Turqi

18:53 : 13/08/2025
Para

Adelina Ismaili i dedikon fjalët më të bukura bashkëshortit (Foto)

TË GJITHA

Aksioni opozitar në shtator, Noka dhe Blushi takohen në selinë e PD! Ja çfarë u diskutua

17:07 : 20/08/2025

Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

16:55 : 20/08/2025

Trajnerët italianë kërkojnë që Izraeli të pezullohet nga UEFA e FIFA për shkak të luftës në Gazë

16:39 : 20/08/2025

Dhuna në familja/ Shifra alarmuese, 2672 raste në 7 muaj! Mbi 200 vetëm në Korrik

16:33 : 20/08/2025

Tabaku: Ndryshimet në Kodin Penal, të rrezikshme për integrimin europian të Shqipërisë

16:18 : 20/08/2025

I bënte shantazh ish-punëdhënësit për t’i marrë para, arrestohet shqiptari në Itali

16:06 : 20/08/2025

Ëndrra për një banesë po bëhet më e vështirë, çmimet e apartamenteve po rriten ndjeshëm edhe në rrethe

15:47 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com