Makthi nuk ka të mbaruar/ Ish-ministri i Ramës: Përveç 109 milionë eurove mund t’i paguajmë një tjetër shumë të majme Becchettit

Shqipëria nuk do t’i paguajë vetëm 109 milionë euro biznesmenit italian Francesco Becchetti por dhe një tjetër shumë të majme.

Ish-ministri i Drejtësisë në mandatin e parë të Ramës, Ylli Manjanim me anë të një postimi në Facebook, paralajmëron se shqiptarët nga taksat e tyre nuk do i paguajnë vetëm 109 milionë euro Becchettit por dhe shumë miliona të tjera shtesë.

Sipas Manjanit 109 milionë euro i detyrohemi Becchettit vetëm për çmendurinë e Ramës për mbylljen e televizionit, ndërkohë që ka dhe një çështje tjetër që është nën gjykim.

Manjani thekson që është edhe Hidrocentrali i Kalivaçit një tjetër ‘temë’ e nxehtë në gjykatë, për të cilën nëse Rama humbet sërish, shqiptarët sërish duhet të derdhin miliona euro në xhepat e biznesmenit italian.

Ja postimi i Manjanit:

Makthi financiar “Bechetti” nuk ka mbaruar, për fat të keq…!😔

Bechetti ishte një dy procese Arbitrazhi me shtetin Shqiptar. Njëri për kontratën e koncensionit të Hidrocentralit të Kalivaçit dhe, tjetri për Televizionin Agon Channel.

Vendimi për të dënuar Shqipërinë me 109 milionë është për mbylljen e televizionit.

Ende nuk ka përfunduar çështja e Hidrocentralit…! Me ç’duket nuk i kemi punët mirë as me atë çështje. Një tjetër shumë të majme mund të detyrohemi të paguajmë edhe prej atij procesi…

Këto çështje janë alarm i madh jo vetëm financiar, por edhe juridik e ekonomik në vend.

Shtimi i kontratave të koncensionit dhe PPP-ve tregon se administrimi i pasurisë publike gjendet në rrisk shumë të lartë.

Cilësia e dobët e negocimit dhe e përmbajtjes së kontratave të lidhura e ka vënë shtetin në kushte shumë të pafavorshme.

Asnjëherë nuk u dëgjua ky argument!😔😔

LEXO EDHE  Vaksinat ndaj gripit, Bino: Ja kategoritë më të riskuara