• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Florida thyen rekordin e rasteve me koronavirus brenda 24 orësh

20:38 : 12/07/2020
në BOTA

Florida raportoi të dielën një rritje rekord me më shumë se 15 mijë raste të reja me COVID-19 brenda 24 orësh. Njoftimi vjen ndërsa administrata Trump ka ripërsëritur thirrjet për hapjen e shkollave e ndërsa në Miçigan dhe Mizuri janë planifikuar protesta kundër maskave.

Sipas një analize të “Reuters” nëse Florida do të ishte një vend më vete, do të renditej në vendin e katërt në botë për nga raste e reja me koronavirus në një ditë, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Indisë.

Rritjet ditore në Florida me raste të reja kanë tejkaluar numrin më të lartë të raportimeve ditore të çdo vendi evropian të shënuar gjatë pikut të pandemisë.

Ajo ka thyer rekordin e shtetit të Nju Jorkut prej 12.847 rastesh të reja më 10 prill, kur ishte epiqendra e shpërthimit në SHBA.

Rritja e fundit u raportua një ditë pasi “Walt Disney World” në Orlando u rihap për një numër të kufizuar vizitorësh të cilët u mirëpritën me një mori masash sigurie, përfshirë maskat dhe kontrollin e temperaturës.

Lexo edhe:

Varianti i ri i Covid-19 dominues në SHBA, rriten rastet në vende të tjera

Sëmundjet autoimune/ Covid-19 rriti numrin e rasteve e të prekurve nga Hashimoto

Aktivistët kundër mbatjes së maskave në disa shtete, përfshirë Floridën dhe Miçiganin, kanë organizuar protesta kundër vendimeve të autoriteteve lokale për t’i bërë ato të detyrueshme, duke argumentuar se masat cënojnë lirinë e gjithësecilit.

Infeksionet me koronavirus kanë pësuar rritje në rreth 40 shtete, sipas një analize të “Reuters”. Në shkallë kombëtare, Shtetet e Bashkuara kanë thyer rekordin botëror duke regjistruar rreth 60 mijë raste të reja në ditë për katër ditë rresht, po sipas “Reuters”.

Në spitale është rritur numri i të shtruarve në shtete si Arizona, Kalifornia, Florida dhe Teksasi.

Përballë një ekonomie të dëmtuar dhe ndërsa po afrojnë zgjedhjet e nëntorit Presidenti Donald Trump u ka bërë presion shteteve që të rihapin bizneset dhe shkollat. Sekretarja e Arsimit Betsy DeVos tha të dielën se departamenti i saj nuk kishte ndonjë plan të vetin për të reklamuar për rihapje së sigurt duke shtuar se secili qark apo shtet duhet të hartojë planet e veta, bazuar në nivelet e infeksioneve me koronavirus.

Ndërkohë në SHBA ashtu sikurse kishin parashikuar ekspertët, rastet e vdekjeve si pasojë e koronavirusit po shënojnë rritje, nxitur kryesisht nga situata në shtetet në jug dhe perëndim të vendit. Lajmi u njoftua nga agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Prej disa kohësh numri i vdekjeve në ditë nga virusi kishte shënuar rënie dhe po vazhdonte të ishte në shifra të ulta edhe pas shtimit të rasteve të të infektuarve në shtete si Florida dhe Teksasi që u përballën me nivele rekord ditore. Por shkencëtarët kishin paralajmëruar se kjo situatë nuk do të zgjaste.

Sipas ekspertëve vdekjet nga koronavirusi, zakonisht ndodhin disa javë pasi një person infektohet. Ata parashikuan se shtetet që shënuan rritje të rasteve dhe shtrimeve në spital, do të përballeshin në një moment me një numër në rritje të vdekjeve.

Kalifornia ka shënuar mesatarisht 91 vdekje në ditë ndërsa Teksasi rreth 66. Florida, Arizona, Ilinois, Nju Xhersi dhe Karolina e Jugut kanë shënuar gjithashtu rritje të konsiderueshme.

Numri i të infektuarve nga COVID-19 në SHBA ka arritur në mbi 3.2 milionë dhe atyre që kanë humbur jetën në mbi 134 mijë persona që prej përhapjes së virusit./VOA/

Etiketa: 24 oret e funditCOVID 19Floridaraste te reja

Lajme të lidhura

BOTA

Varianti i ri i Covid-19 dominues në SHBA, rriten rastet në vende të tjera

14:21 : 29/05/2025
AKTUALITET

Sëmundjet autoimune/ Covid-19 rriti numrin e rasteve e të prekurve nga Hashimoto

16:23 : 29/03/2025
BOTA

CIA, vlerësim të ri për origjinën e COVID-19: Ka dalë nga një laborator kinez

08:18 : 26/01/2025
BOTA

Stuhi e rrallë në SHBA, dëborë, erë e fortë dhe temperatura të acarta nga Teksasi deri në Florida

20:09 : 21/01/2025
BOTA

Dy persona janë gjetur të vdekur në pajisjen ulëse të avionit në Florida

20:07 : 07/01/2025
BOTA

Aksident i rëndë, treni përplaset me zjarrfikësen në Florida

14:17 : 29/12/2024
Para

Këto janë shenjat më të mira të Horoskopit për bashkëshorte

TË GJITHA

KAS vendos rinumërim të votave të PD në Dibër

14:53 : 05/06/2025

Ulliri-Spiropalit: Notere e regjimit! Shijoi këto ditë se në shtator ke arrogancën e Belindës mbi ty

14:43 : 05/06/2025

Sekuestrohen 500 mijë euro pasuri në Kamëz, pronari i dënuar për drogë në Angli

14:21 : 05/06/2025

Do t’i shiste lëndë narkotike një personi, vihet në pranga 36-vjeçari në Dibër

14:06 : 05/06/2025

Ambasada amerikane në Tiranë përditëson sistemin e takimeve për viza

13:54 : 05/06/2025

Bloomberg: Trump u ka kërkuar shteteve të Ballkanit t’i pranojnë migrantët e dëbuar

13:51 : 05/06/2025

Largohet drejtori i Kadastrës së Vlorës, Erjon Galanxhi! Qëndroi vetëm tre muaj në detyrë

13:34 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com